Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Ballkani është më shumë i kërcënuar nga ndikimi rus dhe ndërhyrja e Kinës dhe për këtë shkak duhet të ketë një qasje rajonale sa i takon fushës së sigurisë. Në këtë përfundim ka arritur kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, pas samitit të fundit të NATO-s në Madrid ku u adresuan një sërë çështjesh në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes. Në intervistën me Merita Haklajn në "A2CNN", Mediu theksoi rëndësinë e koordinimit të faktorit shqiptar rajon dhe bashkëpunimin politik, por edhe nevojën e ngritjes së një agjencie të sigurisë kombëtare.
“Ne duhet të shohim që problemet e sigurisë dhe kërcënimet ruse janë reale dhe për Shqipërinë. Duhet të kthehemi në vend që të kemi analizë të qartë të çështjeve të sigurisë, qasjen tonë ta sjellim në mënyrë rajonale dhe kjo na jepte avantazhe në diskutimet NATO-s. Ka një pikë të rëndësishme rajonale për shkak të ndikimit rus dhe ndërhyrjes së Kinës. I kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që janë anëtarë të NATO-s. Të heqim dorë nga ideja që politika fillon me ne sa herë vijmë në pushtet. Bashkëpunimi politik është domosdoshmëri në kuadër të sigurisë. Shqipëria ka nevojë për agjenci të sigurisë kombëtare. Ka nevojë për institucion të organizuar që do të koordinonte veprimtaritë e të gjitha institucioneve që merren me sigurinë kombëtare. Është një politikë e koordinuar, çështja e sigurisë është mbi presidentin, kryeministrin e ekzekutivin”.
Mediu thekson se vendet e rajonit që janë në NATO kanë ngritur shqetësimin real për Serbinë për ndërhyrjen ruse edhe kineze që janë në dëm të NATO-s dhe SHBA-së. Dhe këtu ai sugjeron që Shqipëria të mbajë një qëndrim që të mos jetë në dëm të interesave kombëtare.
“Ka ardhur koha të vlerësojmë veten tonë, të njohim kufirin gjeopolitik dhe të kuptojmë se ka një aleancë të ravijëzuar me Rusinë e Kinën dhe penetrimi i tyre janë fakt në Ballkan për shkak të lodhjes me procesin e integrimit në BE dhe shkëputjes së vëmendjes së SHBA në rajon. Por ne kemi përcaktuar veten tonë në NATO dhe BE. Në kuadrin gjeopolitik dhe interesin kombëtar e rajonal në raport me këto vende. Çdo qëndrim që mbajmë të mos ushqejmë penetrimin e Kinës se do ishte në dëm të interesave kombëtare. Duhet të jemi më mendjehapur me këtë çështje. Raporti i Serbisë me Rusinë nuk është i dashamirësisë, por për shkak të interesave të shprehura qartë”.
Për deklaratën e Ramës në samitin e NATO-s Mediu shprehet se duhet të jetë më specifik duke u organizuar me vendet e tjera të rajonit për ta sjellë më afër anëtarësimin e Kosovës, pasi sipas tij e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar është këndvështrimi rajonal.
“Kryeministri para se të shkojë në samtin e NATO-s të ketë konsultime me vendet e rajonit që janë në NATO se këto kanë ngritur shqetësim real për Serbinë për ndërhyrjen ruse edhe kineze që janë në dëm të NATO-s dhe SHBA. Pavarësisht nga tendenca e marrëdhënieve të hapura me Serbinë si vend i NATO-s duhet të diskutojmë si anëtarë të NATO-s dhe si shqiptarë për efektet e marrëdhënieve tona. Faktori shqiptar të ketë një qëndrim e koordinim më të përcaktuar, të ketë një qëndrim të specifikuar. Ajo që thotë kryeministri se kërkova anëtarësimin e Kosovës të jetë më specifik sesi duhet vepruar si mund të organizohemi, por ajo që duhet të bëjë me vendet e rajonit për ta sjellë më rajonale e më të ndjeshme. E vetmja mënyrë për t’u bërë të dëgjueshëm është kur bëjmë të tjerët të flasin për ne, dhe e vetmja është në këndvështrimin rajonal”.
Për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes Mediu apelon edhe për një konsultim me qeverinë e Kurtit në Kosovë përtej ndasive personale.
“Ballkani e Moldavia janë interesa specifike të Rusisë dhe është e domosdoshme ta shohim me realizëm. Prandaj duhet ta shohim me realizëm, duhet konsultim me qeverinë e Kurtit pavarësisht ndasive personale përgjegjësia e tyre tejkalon interesin personal. Unë kam propozuar një rezolutë. Serbia është me përgatitur se në për luftë ka qëllimet e veta është e mirëadministruar më mirë në aspektin ekonomik. Duhet ta diskutojmë brenda shtëpisë së shqiptarëve”./CNA.al
Sistemi gjyqësor është futur në një ngërç për shkak të...
Prej ditës së sotme, në të gjitha zonat bregdetare të ...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të...
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se harta gjy...
Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat p...
Qeset plastike me karakter shumë përdorimshe kanë nisu...
Një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri në fush...
Gazetarja Anduena Llabani komentoi në "MCN Live" hetim...
Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politi...
Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikon...
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar sot në ...
Ndotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ës...
Kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, ka kërkuar ...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë të enjten në mbrë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të kishte "d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për vrasjen e Pjerin ...
Miratimi i aktiv normativ për kompensimin e çmimeve pë...
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në emisionin “Debat”...
“Nuk kam asnjë shpresë për Reformën Zgjedhore”. Kështu...
Lufta ndaj Ukrainës ka bërë që Rusia të shpallet si kë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...