Avokati i pandehur i Veliajt, Plarent Ndreca, ka përdorur sërish narrativën e ndarjes me xham për të justifikuar mosprezencën e kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale në seancat në GJKKO.
Për të mos thënë se është frikacak dhe ka frikë të përballet me 13 akuzat e rënda penale, avokati i pandehur, Plarent Ndreca, na thotë se Veliaj nuk shkon në seancat në GJKKO që të mos i cenohet dinjiteti.
“Sepse Veliaj është i pandehur. Ka të drejta specifike që ia garanton Kushtetuta dhe zoti Veliaj nuk vjen në proces për shkak të kafazit të artë, që tashmë po kthehet xhami në kafaz të artë, i cili e konsideron si cenim të dinjitetit njerëzor, ashtu siç thotë Komiteti i Helsinkit dhe Gjykata e Strasburgut. Veliaj ka vlerësuar të mos vijë aty dhe të mos i cenohet dinjiteti, se mjaft i është cenuar liria. Ndërsa këtu zoti Dado nuk vjen si individ, vjen si përfaqësues i shtetit shqiptar, si personazh që ka një funksion publik dhe që duhet të përballet me publikun si është emëruar dhe se si i ka zbatuar detyrat e tij. Zoti Veliaj ka qenë gjithë kohës bashkëpunues me hetimin dhe ka pranuar çdo masë dhe çdo hetim nga Prokuroria.”
Kjo është thjesht një gënjeshtër dhe një skemë e përsëritur e dyshes së pandehur Veliaj-Ndreca.
Narrativa e barrierës prej xhami është rrëzuar pasi vetë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka konfirmuar se barriera prej xhami është masë legjitime sigurie jo një formë tratjtimi poshtërues.
CNA ka publikuar dokumentin e GJEDNJ, i cili konfirmon qartë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi që arrin nivelin minimal të ashpërsisë për të përbërë shkelje, duke e diferencuar këtë masë sigurie nga kafazet metalike.
Pika 20 e vendimit të GJEDNJ thekson se:
“Gjykata ka konstatuar tashmë se vendosja e të pandehurve pas ndarjeve prej xhami ose në "doke" (kabina) prej xhami, nuk përfshin në vetvete një element poshtërimi të mjaftueshëm për të arritur nivelin minimal të ashpërsisë, siç është rasti me kafazet metalike (shih Yaroslav Belousov kundër Rusisë, nr. 2653/13 dhe 60980/14, §§ 124 dhe 125, 4 tetor 2016). Megjithatë, ky nivel mund të arrihet nëse rrethanat e mbajtjes së tyre, të marra në tërësi, do t'u shkaktonin atyre shqetësim ose vështirësi me një intensitet që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes që është i natyrshëm për ndalimin (shih Kud?a kundër Polonisë [GC], nr. 30210/96, §§ 92-94, GJEDNJ 2000-XI).”

Ky standard europian rrëzon narrativat e ndërtuara mbi baza të pasakta, duke dëshmuar se përpjekjet për të shfrytëzuar këtë çështje në funksion të retorikës politike apo mediatike nuk qëndrojnë përballë realitetit juridik.
Realiteti është se Erion Veliaj nuk shkon në Gjykatën e Posaçme pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat që e kapin në korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA
Seanca në Gjykatën Administrative për padinë qesharake të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në vend...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Prej 20 ditësh në vend po zhvillohen protesta që kërkojnë ...
Prej orës 14:00 të kësaj të premteje po zhvillohet seanca ...
Janë publikuar rezultatet e Gjuhës shqipe dhe letërsisë të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 a...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar sot, pasi në seancën q...
Ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Ervin Karanxha, ësh...
Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga ...
I dënuari për mashtrim, avokati Arben Llangozi, në emër të...
Një artikull i medias holandeze, “Telegraaf”, thekson se S...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka bërë një rea...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se shqetësimi kryesor për ven...
Mjeku i njohur, Erion Dasho, ndau sërish qëndrimin e tij l...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, jepen masa sigurie për ...
Sot në Gjykatën Administrative në orën 14:00 do të mbahet ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ft...
Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi protestat qytetare kundë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...