Përdorën detyrën për kanosje/ Prokuroria Elbasan jep masat e sigurisë për 3 ish-funksionarë
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, jepen masa sigurie për ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një aktivitet tha se një ndër prioritetet kryesore është rritja e parametrave të sigurisë rrugore.
Në fjalën e mbajtur, Hita u shpreh se koha e ndalimeve pa shkak apo e gjuetisë së gjobave ka marrë fund. Hita tha se fajtorin e përcakton teknologjia përmes mjeteve inteligjente dhe jo intuita.
Drejtuesi i policisë u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për të ngadalësuar shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
“Siguria rrugore nuk është thjesht një sfidë institucionale. Ajo është një përgjegjësi e përbashkët, një detyrim moral dhe një garanci për jetën e çdo qytetari që lëviz në rrugë.
Sot nuk jemi këtu për një aktivitet sensibilizues të radhës, por jemi këtu për diçka shumë më të shtrenjtë: për jetën. Çdo humbje jete në statistikat tona të aksidenteve nuk është thjesht një numër. Është një jetë e ndërprerë në mes, është një familje e lënduar. Drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe këmbësorët duhet të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rruga nuk është një pistë garash, por një hapësirë bashkëjetese, ku përgjegjshmëria e secilit prej nesh përcakton nëse do të kthehemi shëndoshë e mirë në shtëpi dhe te njerëzit tanë të dashur.
Për të mbushur një ndër prioritetet madhore të Policisë së Shtetit, siç është rritja e parametrave të sigurisë rrugore, dua të ndalem tek iniciativat e rëndësishme që kemi ndërmarrë në mënyrën se si e kontrollojmë qarkullimin. Koha e ndalimeve pa shkak apo e gjuetisë së gjobave ka marrë fund. Sot, Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent. Strategjia jonë e re bazohet në parimin: fajtorin e përcakton teknologjia dhe jo intuita. Përmes mjeteve inteligjente, si pajisjet Poliskan, dronëve të cilësisë së lartë dhe radarëve automatikë, ne evidentojmë shkeljet në kohë reale, pa ndërprerë rrjedhën e trafikut dhe pa krijuar stres të panevojshëm të drejtuesit e rregullt të mjeteve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një policimi më profesional, më të saktë dhe më transparent.
Teknologjia nuk na shpëton dot nëse mungon vetëdija. Prandaj gjej rastin t'u bëj thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve: shpejtësia vret! Mos nxitoni për të mbërritur disa minuta më parë duke rrezikuar të mos mbërrini kurrë ose për të mbërritur të gjymtuar. Parakalimet e gabuara janë në lojë me jetën. Celulari në timon ju verbon për sekonda që mund të jenë fatale, dhe mbi të gjitha alkooli dhe substancat e tjera të ndaluara nuk kanë vend në timon. Kush drejton automjetin nën efektin e tyre nuk po drejton një makinë, por një armë që rrezikon të vrasë jetë.
Po aq i rëndësishëm është edhe dimensioni i parandalimit dhe edukimit. Mesazhet sensibilizuese për drejtuesit e mjeteve janë thelbësore për të ndryshuar sjelljen në rrugë, për të rritur ndërgjegjësimin publik”, tha Hita.
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, jepen masa sigurie për ...
Sot në Gjykatën Administrative në orën 14:00 do të mbahet ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ft...
Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi protestat qytetare kundë...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ftuar këtë të e...
Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar strategjinë e protestës së...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Protestuesit që po marshojnë nga Kuvendi drejt Kryeministr...
Tensionet e para janë shfaqur në protestë. Protestuesit ja...
Protestuesit janë mbledhur para Kuvendit për të zhvilluar ...
Sot zhvillohet protesta e 19 kundër qeverisë dhe kryeminis...
Krahas Amnistisë Penale, Kuvendi ka miratuar këtë të entje...
Me 84 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim Kuvendi ka miratuar p...
Opozita ka braktisur Kuvendin ndërsa kryeministri Edi Rama...
Gjykata e e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjiths...
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin për sekuest...
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetaren e CNN Eleni...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi këtë të enjte mble...
Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Ca...
Njeriu që pretendohet se është një denoncues i AKSHI-t, po...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...