web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat në vend/ Ish-deputeti: Ka njerëz me agjendë dhe segment islamik

19 Qershor 2026, 07:35, Aktualitet CNA

Protestat në vend/ Ish-deputeti: Ka njerëz me agjendë dhe segment

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për protestat në vend gjatë ditëve të fundit.

Kadilli tha se në këtë protestë gjenden njerëz me agjendë, ka radikalë të majtë dhe për herë të parë ka islam politik.

Për Kadillin protesta është një nga gjërat më të shëndetshme që po ndodh në vend, por ngushtimi dhe radikalizimi i saj po e kthen në një protestë tipike të partive politike.

Politikani tha se nuk mund t’i thuhet një kryetari të një partie të vogël se nuk ka të drejtë të marrë pjesë apo të mos i lejohet të flasë, pasi kështu protesta kthehet me agjendë të së majtës ekstreme.

 

Këtu ka njerëz me axhendë, ka radikalë të majtë, ka segment islamik. Për herë të parë ke islam politik që bëhet pjesë e narrativës së pranuar. Këto janë gjëra që, në qoftë se bien numrat, në qoftë se ata që kontrollojnë kush flet dhe kush nuk flet, e ngushtojnë hapësirën dhe bëhen selektivë, të tipit “ti mund të jesh në protestë, ky tjetri s’ka të drejtë të jetë në protestë”. Ka ndodhur prandaj po them, t’i themi gjërat, jo të themi vetëm pjesën e bukur të protestës. Jo vetëm ata fëmijët që pikturojnë atje tutje, që nuk është mirë që përdoren, por gjithsesi e quaj te pjesa e bukur. Jo vetëm dekori me flamingot butaforike, që është pjesë e bukur. Jo vetëm pluralizmi, që thashë është e bukur dhe gjëja më e shëndetshme që ndodh është ajo që ndodh atje. Tani, në qoftë se duam të kuptojmë atë çfarë ndodh, shoqërisë shqiptare i duhet ajo gjë, por i duhet të zgjerohet, jo të radikalizohet dhe të ngushtohet.

Po në qoftë se ngushtohet dhe kthehet e dhunshme, imiton një gjë që mua nuk më pëlqen, që është protesta tipike e partive. Po i them këto kritika që edhe ata që janë atje brenda, që nuk e kuptojnë çfarë ndodh, ai 95%-shi pa axhendë, po kaq pluralist, të kuptojë që nuk duhet të ngushtohet. Nuk mund t’i thuhet kryetarit të një partie të vogël apo të madhe “ti s’ke të drejtë të vish këtu”. Pse nuk i jepet fjala një kryetari të një partie të vogël? Në qoftë se kjo kthehet në një radikalitet me axhendë të të majtës ekstreme, mua më shqetëson. Në qoftë se unë e shoh, politikisht e lexoj: “Rama në burg, Berisha në burg”, e lexoj politikisht. Radikalizimi i kësaj natyre është kërcënimi dhe kurthi më i madh ku mund të hyjë kjo protestë. Dhe do ishte tradhtia më e madhe ndaj atyre 95% që janë të ndershëm, nuk kanë asnjë qëllim imediat për të përfituar ndonjë gjë nga protesta, po duan një ndryshim. Vijnë dhe nga jashtë njerëz, kanë ardhur plot sepse duan ndryshim, nuk duan vend pune nga qeveria apo nga partia e pushtetit.

Në këtë drejtim e kam, që rrezikun më të madh kjo protestë e ka radikalizimin dhe zvogëlimin. Do doja që kjo protestë ata që drejtojnë të kuptojnë që nuk mund ta bëjnë këtë gjë vetëm”, u shpreh ai.





Lajmet e fundit nga