Çfarë tregojnë skandalet për shtetin
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetaren e CNN Eleni Giokos, në një intervistë ku u diskutuan zhvillimet dhe perceptimi publik për situatën në Shqipëri.
Teksa u pyet për investimin në Zvërnec dhe për protesta Rama u shpreh se, toka është blerë nga investitorët, është tokë private dhe është duke u zhvilluar një vlerësim i ndikimit në mjedis. Ai theksoi se ende nuk është miratuar asnjë projekt dhe ende nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi.
Më tej, Rama është shprehur se shumica e popullit shqiptar e do investimin.
Kryeministri i është drejtuar gazetares se ka nevojë për rehabilitim ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar dhe madje edhe ndaj zogjve.
DEBATI
Rama: Dëgjo, mos shko aty, sepse tani më kujton që je nga CNN dhe më vjen keq ta them, por e kam mësuar në mënyrën e vështirë se ju nuk jeni një burim objektiv. Por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos shkoj aty. Po, toka është blerë nga investitorët. Po, është tokë private. Po, është duke u zhvilluar një vlerësim i ndikimit në mjedis. Po, ende nuk është miratuar asnjë projekt. Po, ende nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi. Po, nuk ka asgjë që duhet të shqetësojë ndonjë ambientalist që mendon drejt.
Dhe po, Shqipëria do të ecë përpara, dhe Shqipëria nuk mund ta shpëtojë Europën vetëm në një gjë: nëse rrjetet sociale vazhdojnë të funksionojnë pa kufizim, Europa do të shembet nga brenda. Dhe atëherë edhe mburojat kundër raketave dhe predhave nuk do të vlejnë, sepse nuk do të ketë më asgjë për të mbrojtur.”
Gazetarja e CNN: Zoti Kryeministër, shumë shkurt: Komisioni i BE-së thotë se duhet të respektoni rregullat mjedisore dhe po jep paralajmërime. Keni edhe çështjen e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin që ai të rezonojë me protestuesit dhe të siguroheni që Komisioni Europian të jetë në anën tuaj?
Rama: Kam një lajm për ju. Shumica e popullit shqiptar e do projektin. Qyteti ku do të zhvillohet projekti është, në një shumicë shumë të madhe, në pritje të tij dhe nuk ka protesta. Komuniteti ku projekti do të zhvillohet e dëshiron projektin. Pra, ajo që shihni ju nuk është saktësisht ajo që po ndodh. Zemërimi ekziston, e kuptoj, por kur të zbehet dhe kur t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur. Dhe jam i sigurt se do të jetë një mundësi e shkëlqyer për CNN-in që të rehabilitohet.”
Gazetarja: Të rehabilitohet?
Rama: Të rehabilitohet. Ju keni nevojë për rehabilitim. Keni nevojë për rehabilitim ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar dhe madje edhe ndaj zogjve. E dini, ju duhet një moment rehabilitimi, sepse zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka tjetër do të jenë shumë më mirë se sa janë sot. Projekti synon të krijojë 25% më shumë sipërfaqe të gjelbër sesa ekziston aktualisht. Sot, ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ri për t’i pastruar ato përsëri. Siç thoni ju në Shtetet e Bashkuara: t’i bëjmë ujërat sërish të pastra, jo ‘ta bëjmë Amerikën sërish të madhe’.
Gazetarja: Në rregull!
Rama:…është provokuar kryesisht sepse Kushner dhe Trump, hija pas tyre, mjaftojnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kontinente të ndryshme të reagojnë menjëherë.
Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë… Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike e Iranit, dhe ata kanë tre vjet që zhvillojnë një sulm kibernetik të pamëshirshëm kundër Shqipërisë dhe janë përfshirë edhe në këtë çështje.
Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt sesa vonë, do të shkatërrojnë plotësisht ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës. Prandaj është koha që demokracitë të mos besojnë më se ‘liria e shtrirjes së informacionit’ është një zgjatim i lirisë së shprehjes. Liria e shtrirjes së informacionit është ajo që çdo regjim, përmes propagandës, ka përdorur për të futur gënjeshtrën në çdo mendje./ CNA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi këtë të enjte mble...
Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Ca...
Njeriu që pretendohet se është një denoncues i AKSHI-t, po...
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot vijimin prej më shum...
Këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kanë përfunduar parash...
Anëtarët e familjes Bajri në Shkodër kanë kallëzuar në SPA...
Bashkia Pogradec ka ndarë një sqarim lidhur me ankesat nga...
Pas ditësh kërkime, policia dyshohet se ka gjetur trupin e...
Pengesat me të cilat janë hasur gazetarët dhe kameramanët ...
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitu...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të një pr...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një prononcim për med...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesë...
Deputetja e PS, Ilva Gjuzi e ftuar në emisionin Now me Erl...
Është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure dita e 18-të e...
Protesta e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë ka vij...
Anëtari i kryesisë së PD-së Grigels Muçollari i ka quajtur...
Gazetarja Anila Basha ka qenë e ftuara e radhës në podcast...
Në protestën e ditës së sotme pjesëmarrës nuk kanë qenë ve...
Akademikët shqiptarë jashtë vendit kanë shprehur mbështetj...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor u shënua pasditen e kësaj të enjteje n...
Një debat i nisur pas publikimit të një videoje në rrjetet...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në aksin rrugor...
23 protestues janë nën hetim nga policia për shkak se kanë...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ishte i pra...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, mbroi qëndrimin ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë kriti...
Mediat e huaja kanë publikuar mesditën e sotme pamje nga a...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministri...
Teksa të ardhurat buxhetore po arkëtohen me ritme të lakmu...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Prodhimi neto i energjisë elektrike në vend arriti në 4.4 ...