Si ndërtohen denoncimet për korrupsion publik që nuk bien në ujë
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin se trualli ku planifikohet zhvillimi turistik ka qenë objekt i një konflikti të pazgjidhur pronësie. Në realitet, sipas dokumenteve zyrtare dhe vendimeve të formës së prerë, këto pretendime janë rrëzuar prej kohësh nga institucionet kompetente.
Për këtë arsye, shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k., ka reaguar me qëllim informimin e drejtë dhe shkurtimisht të opinionit publik mbi të vërtetën për Kakomenë.
Më datë 05.07.2004, Këshilli i Kontrollit të Territorit të Republikës së Shqipërisë i dha kompanisë “Riviera” sh.p.k. truallin e Kakomesë me qira për 99 vjet. Njëkohësisht u miratua edhe ndërtimi i një resorti turistik, i cili do të realizohej në bashkëpunim me kompaninë franceze “Club Med”.
Ky vendim u kundërshtua nga subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë”, në emër të banorëve të fshatit Nivicë. Ky fshat ndodhet rreth 10–15 km larg Gjirit të Kakomesë. Pretendimi i këtij subjekti lidhej me mbrojtjen e së drejtës së pronësisë mbi tokë pyjore dhe kullota.
Fillimisht, subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” kërkoi nga AKKP (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave) njohjen e të drejtës së pronësisë, duke pretenduar se duhej t’i njihej pronësia mbi një sipërfaqe prej disa qindra hektarësh, e emërtuar “pyll dhe kullotë”. AKKP Tiranë, me vendimin nr. 244, datë 07.09.2007, e rrëzoi këtë kërkesë si të pabazuar.
Më pas, subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” e kundërshtoi këtë vendim duke ngritur padi kundër AKKP Tiranë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me vendimin nr. 7153, datë 27.08.2008, gjykata e rrëzoi sërish kërkesën për njohjen e pronësisë.
Në vijim, gjykimet u zhvilluan në të gjitha shkallët e gjyqësorit: në Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” iu drejtua edhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe aty kërkesa nuk u pranua.
Në të gjitha vendimet gjyqësore të periudhës 2009–2012 del qartë se pretendimi i disa banorëve të fshatit Nivicë dhe i subjektit “Bashkësia e Fshatit Nivicë” për njohjen e sipërfaqes së pretenduar si tokë pyjore dhe kullotë është rrëzuar si i pabazuar.
Një tjetër fakt domethënës, i cili nuk i është bërë i njohur opinionit publik dhe që është thelbësor, është se në të gjitha kërkesat e paraqitura nga subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë” dhe disa banorë të këtij fshati, janë përcaktuar qartë kufijtë e kullotave të pretenduara. Si kufi perëndimor i këtyre kullotave është përcaktuar “Manastiri i Kakomesë”.
Ndërkohë, trualli që shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. ka blerë nga shteti shqiptar në Gjirin e Kakomesë fillon disa qindra metra në perëndim të Manastirit të Kakomesë (konkretisht rreth 250 metra), pra shumë jashtë kufirit të pretenduar nga banorët dhe subjekti “Bashkësia e Fshatit Nivicë”.
Konkluzioni është i thjeshtë: trualli i Kakomesë me sipërfaqe 29.07 ha nuk ka qenë pjesë e kullotave të pretenduara në gjykatë. Pra, jemi përballë një pretendimi krejtësisht të pabazuar, të paarsyeshëm dhe jashtë çdo logjike juridike e morale.
Vlerësojmë se ata që kanë pretenduar dhe mbrojtur në të gjitha shkallët e gjykimit pronësinë mbi kullotat e pretenduara si pronë të fshatit Nivicë, kanë preferuar të mos tregojnë të vërtetën, por të dezinformojnë opinionin publik. Kufijtë e pretenduar janë themeli i gjithë problematikës së projektit të Kakomesë, ndaj fshehja e një të vërtete kaq thelbësore nuk mund të jetë bërë pa qëllim.
Për këtë arsye, shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k., duke qenë në dijeni të së vërtetës, ka treguar durim dhe qetësi, edhe pse me kosto të konsiderueshme ekonomike, duke pritur prej më shumë se 22 vitesh dhe pa kryer asnjë dëmtim të pronës, derisa të gjitha pretendimet të zgjidheshin dhe e vërteta të bëhej plotësisht e qartë.
Vlerësojmë se sa më sipër duhet t’i bëhet e ditur opinionit publik. Të gjitha sa deklarohen mbështeten në dokumentacion të rregullt dhe kushdo që ka interes mund t’i konsultojë dhe t’i verifikojë për çdo paqartësi apo sqarim të mëtejshëm.
Shoqëria “Riviera Kakome” sh.p.k. (e krijuar sipas ligjit nga ndarja e shoqërisë “Riviera” sh.p.k.), pasi konflikti u zgjidh me vendime gjyqësore përfundimtare, procedoi me blerjen e truallit me sipërfaqe 29.07 ha. Pra, trualli është blerë dhe nuk është përfituar falas nga shteti.
Kjo praktikë ishte në përputhje me legjislacionin përkatës dhe e ngjashme me procedurat e ndjekura për blerjen e trojeve të fshatrave turistike në zona të tjera të vendit, përfshirë zonën e Golemit dhe Qerretit.
Megjithatë, procesi i zhvillimit u pengua nga disa AMTP të paligjshme, të lëshuara nga Komuna Himarë. Edhe për këto AMTP çështja është zgjidhur përfundimisht dhe, me vendim gjykate, janë dënuar personat përgjegjës.
Ndërsa për personat që dispononin dokumente pronësie të përfituara nga privatizimi i repartit ushtarak që ndodhej aty para viteve ’90, është lidhur një kontratë e rregullt shkëmbimi.
Në përfundim, dëshirojmë të theksojmë se zotëruesit aktualë të pronës së blerë nga shteti, pas përfundimit të proceseve gjyqësore, kanë shpenzuar mbi 9 milionë euro vetëm për blerjen e kësaj prone, pa përfshirë shpenzimet për projektet dhe infrastrukturën mbi truall, si rrugë, kanalizime dhe puseta.
Gjithçka është ndërmarrë me qëllimin për të ndërtuar një resort që do të ishte ndër më të mirët në Mesdhe, por që, për arsye shpesh antiligjore dhe absurde, është vonuar në realizimin e tij./TPZ
I dënuari për mashtrim, avokati Arben Llangozi, në emër të...
Një artikull i medias holandeze, “Telegraaf”, thekson se S...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka bërë një rea...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se shqetësimi kryesor për ven...
Mjeku i njohur, Erion Dasho, ndau sërish qëndrimin e tij l...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, jepen masa sigurie për ...
Sot në Gjykatën Administrative në orën 14:00 do të mbahet ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ft...
Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi protestat qytetare kundë...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ftuar këtë të e...
Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar strategjinë e protestës së...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Protestuesit që po marshojnë nga Kuvendi drejt Kryeministr...
Tensionet e para janë shfaqur në protestë. Protestuesit ja...
Protestuesit janë mbledhur para Kuvendit për të zhvilluar ...
Sot zhvillohet protesta e 19 kundër qeverisë dhe kryeminis...
Krahas Amnistisë Penale, Kuvendi ka miratuar këtë të entje...
Me 84 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim Kuvendi ka miratuar p...
Opozita ka braktisur Kuvendin ndërsa kryeministri Edi Rama...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qeveria e Norvegjisë ka vendosur të kufizojë ndjeshëm përd...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se vendet ev...
Një përplasje e fortë diplomatike ka shpërthyer mes presid...
Izraeli dhe Hezbollahu kanë arritur marrëveshje për armëpu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...