web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Media holandeze: Investim i ulët për mbrojtjen, Shqipëria mund të mos lejohet në samitin e radhës të NATO-s

19 Qershor 2026, 11:48, Aktualitet CNA

Një artikull i medias holandeze, “Telegraaf”, thekson se Shqipëria është mes tri vendeve që mund të mos lejohen të marrin pjesë në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Kjo, pasi bazuar në përllogaritje, vendi ynë ka rrezik të mos arrijë përsëri 2% nga buxheti i shtetit, të paracaktuar për vendet e Aleancës në shpenzime për mbrojtjen.

Shqipëria vendoset kështu bashkë me Çekinë dhe Slloveninë, ndërsa një apel të ngjashëm ndau dje nga Brukseli edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

“Për shembull, ato përfshinin shpenzime që nuk duheshin llogaritur. Sipas një burimi të NATO-s, Shqipëria dhe Sllovenia në veçanti patën rezultate të dobëta dhe përfunduan gjysmë pike përqindjeje më poshtë. Të tria vendet janë në rrezik të mos arrijnë përsëri 2-përqindëshin këtë vit, thonë burime të brendshme, dhe ka edhe shqetësime në lidhje me Hungarinë, për shembull. Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, po kërcënon të ndëshkojë aleatët e prapambetur dhe vetë NATO-n nëse vazhdojnë të dështojnë”,-thuhet në artikull./CNA





Lajmet e fundit nga