Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

"E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka mbi tavolinë: ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e Revolucionit.”
Kështu janë shprehur gjatë mbrojtjes në Këshillin e Mandateve dy avokatët e ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, për procesin për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e klientit të tyre. Mbrojtjen e tyre ata e kanë publikuar në një postim në rrjetet sociale.
Teksa bëjnë një krahasim me situatën e Luigjit XVI në Francën e fundshekullit XVIII, ata shprehen se kanë pasur vetëm disa orë kohë për të përgatitur mbrojtjen për ish-zv-kryeministrin.
Avokatët u kërkojnë deputetëve që të votojnë me mendje, por edhe me zemër.
"Mbase është rasti t’i kërkojmë ndjesë deputetit Ahmetaj për këtë punë të nxituar: bëmë aq sa mundëm, nuk bëmë dot aq sa janë fuqitë tona. Gjejmë rastin t’ju kërkojmë përulësisht, të nderuar deputetë, që të votoni me mendje, por edhe me zemër. Ne nuk besojmë se prangat mund ta bëjnë këtë vend më të mirë. Në dorën tuaj nuk është vetëm fati personal i deputetit Ahmetaj: është rasti të tregoni se për organin që mishëron sovranitetin e popullit, janë shumë të rëndësishme liria dhe të drejtat e njeriut", shprehen avokatët.
Reagimi i plotë:
Pjesa përmbyllëse e mbrojtjes para Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit. Të nderuara zonja e zotërinj deputetë,
E dimë shumë mirë që krahasimet çalojnë, por teksa po shkruanim këtë parashtrim mbrojtës, na erdhi në mendje një ndodhi në Francën e fundshekullit XVIII, kur në Konventë po vendosej fati i Luigjit 16-të. Natyrisht, deputeti Ahmetaj nuk është mbreti i Francës, mbrojtjes së të cilit të paktën iu dha katër ditë kohë për t'u përgatitur. Mua dhe kolegut Visha na u dhanë vetëm disa orë. Në fund, avokati De Sèze tha: “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka mbi tavolinë: ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e Revolucionit.”
Sot, në këtë sallë, nuk besojmë se jemi në situatën kur liria e deputetit Ahmetaj, duhet të njëjtësohet me fundin e “revolucionit gjyqësor” të Prokurorisë së Posaçme. Ajo është ende në moshë të hershme, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe ka ende shumë kohë përpara për të kontribuar për zbatimin e ligjshmërisë në këtë vend, natyrisht, pa harruar se po aq e rëndësishme është që drejtësia të bëhet duke garantuar të drejtat dhe liritë e personit, i pafajshëm apo fajtor qoftë ai.
Të shtrënguar nga koha e kufizuar, u përpoqëm të përmbledhim në pak faqe një fjalë mbrojtjeje kaq të rëndësishme. Mbase është rasti t’i kërkojmë ndjesë deputetit Ahmetaj për këtë punë të nxituar: bëmë aq sa mundëm, nuk bëmë dot aq sa janë fuqitë tona. Gjejmë rastin t’Ju kërkojmë përulësisht, të nderuar deputetë, që të votoni me mendje, por edhe me zemër. Ne nuk besojmë se prangat mund ta bëjnë këtë vend më të mirë. Në dorën tuaj nuk është vetëm fati personal i deputetit Ahmetaj: është rasti të tregoni se për organin që mishëron sovranitetin e popullit, janë shumë të rëndësishme liria dhe të drejtat e njeriut.
Ju faleminderit. Av. Ardian VISHA Av. Henrik LIGORI
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të Arben Ahmetaj...
"IN MEMORIAMNuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se ...
Prokuroria shqiptare ka gjetur në kompjuterin e biznesmenit ...
Zbardhet mbrojtja e avokatëve të Arben Ahmetajt, në mbledhje...
Shqipëria vazhdon të luftojë me çështjet që burojnë nga të...
Rreth 30 mijë maturantë përfunduan shkollën e mesme dh...
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Partia Socialiste d...
Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e Këshillit të Mandateve ...
Avokati i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha...
Në Kryesinë e Kuvendit është mbajtur këtë pasdite mbledhja...
CNA raportoi dy ditë më parë se ish-zv.kryeministri Arben ...
Dy ditët e fundit, lajmi kryesor në median shqip...
Në Kryesinë e Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-...
Zbardhen detaje të reja nga dosja e hetimeve të SPAK-ut në...
Ryanair, linja ajrore nr.1 në Evropë, ka lançuar sot, më 1...
CNA ka denoncuar moskalimin e pagave të muajit të kaluar p...
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, do të ...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion thotë se ish-zv/kr...
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuri...
SPAK iu drejtua të premten Kuvendit të Shqipërisë me një k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...