web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Albpetrol’ në shitje, Rama në opozitë ishte kundër

17 Mars 2015, 11:11, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama shpalli sot shitjen e kompanisë shtetërore ? Albpetrol? gjatë samitit të mbajtur në kryeqyetet për gazin, naftën dhe energjinë.

Ndoshta të ardhurat e pamjaftueshme në buxhet apo arkat boshe të qeverisë, e kanë detyruar kryeministrin të bëjë këtë veprim.

Shitja e kompanisë? Albpetrol? ka dhe një histori, e cila fillon në vitin 2012 kur për privatizimin e saj kanë shprehur interes 6 firma të huaja. Çmimet e ofruara prej tyre kanë dallime të mëdha, nga 850 milionë euro, që është oferta më e lartë e dhënë nga kompania Vetro Energy, në 52 milionë dollarë nga Gazpromi rus. Po ashtu kompania Amber Shine ofroi 790 milionë euro për ?Albpetrolin? duke u renditur e dyta në tender, Bankers Petroleum ofroi 303,8 milionë euro, Consorciu Win Bussines ofroi 297, 6 milionë euro.

Por në fakt, ?Vetro Grup?, rezulton një kompani e themeluar nga biznesmeni, Taci Oil, një nga personazhet e botës së biznesit por edhe një figurë mjaft komplekse dhe e dyshimtë.

Por privatizimi i shoqërisë Albpetrol ka qenë në qendër të debateve politike, ku opozita e atëhershme kundërshtoi projektligjin, duke e cilësuar privatizimin e saj korruptiv.

Deputetët e opozitës e kanë cilësuar korruptive formulën e privatizimit të Albpetrolit.

Deklarata e Arben Ahemtaj

?Formula e privatizimit është artificiale dhe korruptive, duke nënvizuar se nuk është koha e duhur për privatizimin e plotë të Albpetrolit.

Bëhet fjalë për një aset që mund të vlejë miliarda dollarë, dhe nafta e gazi mund të rivlerësohen në miliarda dollarë, tha Ahmetaj, duke i bërë thirrje qeverisë të ndalë privatizimin, dhe të presë, pasi sipas tij investitorët strategjikë për Albpetrolin nuk do të mungojnë edhe më vonë.

Në seancë votova kundër ligjit të privatizimit me qartësi. Arsyeja e parë është se në atë ligj shiten interesat kombëtare të shqiptarëve. Operatori ka marrë nëpërmjet atij ligji anti-kushtetues të drejta që i takojnë shtetit, që shkojnë deri në 50 milionë dollarë. Këto të drejta duhet t?i shkojnë shtetit sic është edhe standardi ndërkombëtar. Shitja e interesave të qytetarëve shqiptarë është në kundërshtim me gjithë standardet ndërkombëtare

Nëntoka shqiptare, sipas studimeve, ka rreth 30 milion tonë naftë, e përkthyer në 18 miliard dollarë me vlerën e tregut të sotëm. Ahmetaj tha se opozita është për dhënien me koncesion të kësaj pasurie, jo për shitjen e saj.

Deklarata e Mimi Kodhelit

Ndërsa, deputetja socialiste Mimi Kodheli e kundërshtoi ligjin me idenë se me privatizimin e shoqërisë Albpetrol, tjetërsohet një aset publik tejet i rëndësishëm.

Privatizimi i një aseti publik duhet të jetë transparente dhe në themel të procesit duhet vënë interesi i qytetarëve.

Kundër privatizimit të shoqërisë ?Albpetrol? ka qënë vetë kryeministri Rama, që në atë kohë ishte lideri i opozitës.

Deklarata e Edi Ramës

Kryetari Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se ?Albpetroli? po privatizohej në mënyrë kriminale, duke privatizuar edhe të ardhmen e sektorit të naftës në vend. ?Si ka mundësi që Shqipëria t?i japë një subjekti privat të gjitha të drejtat ekskluzive për naftën? Si ka mundësi që privatizohet dhe e ardhmja e këtij sektori në vend? Privatizimi, sipas kësaj mënyre, është krim, kjo qeveri privatizon për të grabitur, për t?u kaluar individëve pasuri marramendëse?, deklaroi Rama, duke theksuar se PS-ja po e ndiqte me shumë vëmendje këtë proces.

Për ALBETROL kemi qenë që në filim kundër skemës së privatizimit, është një skemë që i jep një subjekti privat jo vetëm fuqinë e një Ministrie nafte, por i siguron dhe një element themelor energjitik. Si ka mundësi të privatizohet një ekskluzivitet, ai i gërmimeve në det që i jepët një subjekti privat dhe privatizohet e ardhmja. Që të privatizosh nuk është mëkat, por mënyra është e gabuar. Një qeveri privatizon për më tepër eficencë dhe të ardhura, populli është viktima e një marramendje nga ku rrezikon të përfundojë për tokë. Do ta ndjekim deri në fund dhe me shumë vëmendje, nuk e dimë cpërmban kjo ofertë që është konsideuar spektakolare, por është më e ulët se vlera reale.





Lajmet e fundit nga