web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzohet për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal/ GJKKO jep vendimin për Ervis Civilon

28 Tetor 2025, 18:03, Aktualitet CNA

Akuzohet për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg Ervis Civilon, i akuzuar nga SPAK për trafik narkotikësh, grup të strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Procesi gjyqësor u zhvillua me procedurë të shkurtuar, dhe trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca.

Vendimi i GJKKO

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Ervis Cvilo, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 67, datë 28.10.2025 vendosi:

1. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Ervis Cvilo për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të K.Penal për shkak se në bazë të nenit 387 pika 1 dhe 328 pika 1, gërma "e" të K.Pr.Penale, ndjekja penale nuk duhet të vazhdonte pasi me vendim të formës së prerë i pandehuri Ervis Cvilo është gjykuar për të njëjtin fakt penal. 2.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cvilo për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vite burgim.

3. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ervis Cvilo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

4. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.

5. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit në mënyrë solidare më të pandehurit e tjerë në procedim të lidhur.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar"./CNA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga