“Punojmë larg çdo lloj ndikimi”/ Altin Dumani: SPAK është një shembull që tregon se ndryshimi është i mundur
Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar para studentëve të U...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në vijim Prokuroria e Posaçme) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 177/1 të vitit 2025, në ngarkim të shtetasve:
Musa Gjikola
Klodjan Muça
Sokol Masha
Erjon Dani
Emiljano (alias Millan) Roçi
Vilson Roçi
Të pandehurit akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale:
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 dhe neni 25 të Kodit Penal (sipas ndryshimeve të ligjit nr. 144/2013),
si dhe për të pandehurin Erjon Dani, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi ndaj disa të arrestuarve.
Gjithashtu, është provuar se i pandehuri Erjon Dani, në kohën e ngjarjeve me detyrë zëvendësshef komisariati dhe shef për krimet në Komisariatin Nr. 3 Tiranë, ka shpërdoruar detyrën duke shpërndarë tek persona të tretë të dhëna të siguruara nga sistemi TIMS.
Hetimet kanë dokumentuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike ndërkombëtare.
Ky procedim penal është ndarë nga procedimi penal nr. 177 i vitit 2023, për të cilin vijojnë hetimet ndaj disa personave të tjerë nën hetim, të dyshuar për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a, 298, 333/a, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme shpreh falënderimet e saj për autoritetet franceze, holandeze dhe belge, si dhe për Eurojust dhe Europol, për bashkëpunimin dhe asistencën e dhënë gjatë këtij hetimi./ CNA
Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar para studentëve të U...
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj ka kërku...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, e ka mbyllur fjalimin e tij ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në takimin në Universitetin ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka marrë sot ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka marrë sot ...
Prokuroria e Posaçme ka publikuar këtë të martë rezultatet...
Avokati Redi Llanaj është liruar nga arresti shtëpiak. Ape...
Sot u shty sërish seanca në gjykatë ndaj ish-kryebashkiaku...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, komentoi sot lid...
Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i nd...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka mbërritur ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në lagjen “Arra e M...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në Shkodër, në lagj...
Sot në GJKKO për të disatën herë janë shtyrë seancat gjyqë...
Ashtu siç CNA e paralajmëroi gjyqi për kryebashkiakun e sh...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjitha pasuritë e l...
Interpol Tirana ka finalizuar operacionin e koduar "Brothe...
Seanca për dosjen Meta-Kryemadhi është shtyrë për në datën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...