
Në një intervistë për A2 CNN, anëtari i bordit të Autoritetit, Skënder Vrioni, shpjegoi se si e ka parashikuar Autoriteti përgjegjës funksionimin e atij që duhet të ishte mekanizëm ligjor.
Pas një debati ku palët u kacafytën, u ndanë, u përçanë dhe u shanë, po i afrohemi afatit të hyrjes në fuqi të ligjit.
“Së fundmi është edhe ky target grupi i qytetarëve, ai neni i shumëpërfolur që edhe ata do të kenë akses në dokumentet e Sigurimit të Shtetit sipas objekti të tyre dhe sipas objektit ne do të verifikojmë si autoritet nëse kërkesa e tyre është në përpjesëtim të drejtë me autoritetin për t’i dhënë informacionin. Pra rast pas rasti do të shohim”, u shpreh Vrioni.
Ajo që thotë Vrioni përkthehet: “nëse duam do verifikojmë, nëse nuk duam nuk na detyron asgjë.”

Anëtari i Bordit të Autoritetit të Dosjeve, Skëndër Vrioni u përpoq të shpjegojë se në të gjitha rastet, kërkesat e qytetarëve duhet të marrin aprovimin e kolegëve të tjerë për t’u legjitimuar dhe për të marrë “dritën jeshile”. Praktikisht "informoi" që çështja nuk qenka veç në dorë të Zotit Vrioni. Sipas Vrionit dosja jo në gjithë rastet do të vihet në dispozicion e plotë.
Ligji nuk paska dhënë dritë jeshile, por vetëm portokalli! Butoni i dritës jeshile qenka i parregulluar nga ligji sa kohë që zgjidhja do u jepka rast pas rasti, në vartësi të rastit.
“Në çdo rast, dokumentacioni që do të marrë qytetari duke përjashtuar subjektet regresive, gjyqtar, hetues, prokuror, anëtar të Sigurimit të Shtetit, por edhe bashkëpunëtorë, për këto të dhënat do të jenë të paanonimatizuara, ndërsa dokumentacioni që do t’u vihet në dispozicion subjekteve kërkuese do të jetë i anonimanizuar për personat e tretë”, shtoi ai.
Nuk kuptohet nga e nxjerr Autoriteti këtë "rregullimin" e mbajtjes sekret të ca pjesëve të dosjes.
Nëse procesi i qenka lënë në dorë rastit si “mbret” i botës, pa asnjë referencë në dispozita ligjore apo procedura, është e qartë që vetëm në rastet kur shefat e anëtarëve të Autoritetit do të miratojnë verifikimin, do të ketë verifikim.

CNA.al edhe më parë ka paralajmëruar dështimin e një procesi i cili që në krye të herës ngjau më shumë demagogjik sesa që synonte vërtetë transparencën mbi të vërtetën e dosjeve.
Ajo që paralajmërohet ështe refuzimi masiv i kërkesave për verifikim, pra mos-hapja e dosjeve.
Aksioni politik në parlament u duk sikur u ndez pas shkresës që vetë Autoriteti i Dosjeve i përcolli Kuvendit ku i shprehte shqetësimin lidhur me një rast që shkonte drejt një emri, atij të ish-Presidentit.
Në fund të muajit Korrik, Autoriteti do të pohonte se, ish-presidenti figuronte në arkivën e ish-Sigurimit por për ta nuk ishte e mundur ta riverifikonin sepse ligji i ndalonte. Motivi ishte një pengesë ligjore që lidhej me verifikime të hershme të ish-Presidentit dhe pajisjes me një certifikatë të mëparshme pastërtie.
Pyetjes nëse do të mundet që pas hyrjes në fuqi të ligjit, kryetari i Partisë së Lirisë të riverifikohet, zoti Vrioni nuk i jep dot përgjigje me shpjegimet që ka dhënë. As ligji nuk e ka garantuar me dispozita procedure dhe jo vetëm.

Ndryshimet ligjore të kërkuara nga Autoriteti së bashku me disa retushime të grupit Alibeaj, pritet të hyjnë në fuqi në datën 3 dhjetor.
Sipas asaj që deklaron zoti Vrioni, mbetet në dorë të Autoritetit që të vlerësoje riverifikimin e atyre personave që më parë kanë pasur një certifikatë pastërtie, mes të cilëve edhe Ilir Meta. Por vetëm pasi dikush ta kërkojë riverifikimin.
“Ju thashë që tani në këtë kontekst nuk mund të vihemi në lëvizje vetë, por do të viheni në lëvizje me institucionet publike apo kushtetuese. Të heqim edhe thashethemet dhe hamendësimet që të paktën funksionarët e lartë të jenë njerëz me integritet. Ka ardhur koha për t’u bërë sa më shpejt kjo procedurë, ky katarsis”, përfundoi Vrioni.
Pra sipas Zotit Vrioni megjithëse ndryshimet u kërkuam nga Autoriteti sepse ju kish rezultuar dokumentacion kompromentues për ish-Presidentin, pas hyrjes në fuqi të amendamenteve të kërkuara nga Autoriteti, Autoriteti do presë që dikush apo ndonjë institucion të kërkojë riverifikimin e Ilir Metës! Ndryshe nuk e riverifikoka dot!
Tallja e heronjve të opozitës dhe eksponentëve të mazhorancës me ligjin për gjasme hapjen e dosjeve sapo ka filluar të zbardhet.
Me një ligj pa asnjë dispozitë proceduriale, pa afate shqyrtimi dhe pa asnje kriter të mirëpërcaktuar, sapo kuptuam që jo vetëm për të tjerë, por edhe për ish-Presidentin, askush nuk siguron që do ketë hapje të dosjeve.
Autoriteti që shpjegoi hallin në Korrik e shkruajti edhe amendamentet për zgjidhjen e hallit që në Korrik, po na thotë që kur të vijë Dhjetori dhe amendamentet të hyjnë në fuqi siç i kishin shkruar ata vetë në Korrik, nuk do veprojë dot të zgjidhë hallin!
Por mundet që të verifikojë rastin nëse dikush do ja kërkojë zyrtarisht!
Dhe kur Autoriteti nuk zgjidhka dot pa kërkesë hallin që vetë ai prezantoi e që lidhej me ish-Presidentin, vështirë se do zgjidhen halle të të tjerëve për të tjerë!/ CNA.al
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka treguar se p...
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në...
Kryeministri Edi Rama ka ‘shënjestruar’ mediat për rap...
Deputeti Saimir Korreshi, i cili njihet për tipin e ti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka tre...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar situatën nga përmb...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka fo...
Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka tërehqur vëmendjen ...
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka ...
Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (K...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka nënvizuar se...
Mbi 4 mijë vajza kanë denoncuar dhunën me bazë gjinore...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesditë...
Lançohet programi i ri: "Një milion telefona për planetin"...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme çm...
Altin Prenga, pronari i resortit "Mrizi i Zanave - Agrotur...
Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetas, i cili vinte b...
Ish-drejtori i kabinetit në Presidencën e drejtuar, Ilir M...
SPAK-u ka lëshuar ditën e sotme një urdhër-arrest për Alek...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...