Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, i ka kërkuar Kuvendit të ndryshojë ligjin mbi dosjet në vend, pasi pretendon se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Bordi Autoritetit të Dosjeve i referohet një rasti konkret, kur një politikan i lartë shqiptar me inicialet I.M., që ka qenë në krye të vendit dhe sot në krye të një partie politike, rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Sipas bordit, certifikata e këtij politikani nuk mund të plotësohet, pasi e pengon një klauzolë e ligjit që kërkon të mos rishkruhen apo riplotësohen certifikata të lëshuara nga Komisioni Bezhani.
Njoftimi i Autoritetit të Dosjeve:
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i pavarur, i krijuar për qëllime të informimit të individëve, institucioneve, studiuesve dhe mediave me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ushtron prej 5 vitesh veprimtarinë e tij, bazuar në ligjshmëri, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore.
Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.
Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë.Për identifikimin e materialeve të tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti kërkon të kthehet vëmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar dhe problematikat e vështirësitë e përsëritura në zbatimin e disa dispozitave.
Konkretisht: ???????????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????????? ????????????????????????????? ????????????????????????????????? ????????? ?????????????????????????, në zbatim të nenit 29, pika 4 të ligjit45/2015 i ndryshuar, ku parashikohet: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës.” Pra, emrat e shqyrtuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti,me dispozitë ligjore. Nga ana tjetër, neni 29 pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat përinformim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo për kërkesatindividuale për informim. Në këtë rast, Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe e jep dokumentacionin nëadministrim, siç rezulton nga verifikimi.
Disa herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime për ndërhyrje nëligj sa i takon dispozitës në fjalë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ, Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhor edhe OSBE-së. Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.
Në rastet kur kërkesa për të njëjtët emra bëhet për verifikim figure, Autoriteti administron të gjithë dokumentacionin mbi personin në fjalë.
Ngërçi e vë institucionin në pozitën që, një vendim i tij në përgjigje të kërkesës institucionale, deklaron se subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë se figurës së tij nga komisione të mëhershme verifikuese.
Vendimi tjetër, - i marrë në përgjigje të kërkesës individuale, - shprehet që po i njëjti subjekt rezulton me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
Të dy vendimet janë të ligjshme dhe në zbatim të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar.
I gjendur më shumë se një herë në situatë të tillë, Autoriteti vlerëson se çdo rrethanë apo informacion i njohur nga vetë kërkuesi apo publiku, dhe për të cilën Autoriteti është në dijeni apo disponon informacion se ekziston, duhet të pasqyrohet dhe të jetë pjesë përbërëse e vendimit në pjesën përshkruese dhe arsyetuese të secilit vendim.
Kuvendit të Shqipërisë i është kërkuar të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj situate, ku dokumentacioni i funksionimit të komisioneve të mëparshme është jo vetëm me mangësi fizike dhe të anës formale, por në disa raste ka rezultuar i pasaktë në verifikimet e kryera nga Autoriteti në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Përmirësimi i ligjit ndihmon kryerjen e proceseve të punës me përgjegjësi, integritet dhe transparencë, për ruajtjen e besueshmërisë së institucionit për shoqërinë shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, për sa kohë që figurat e verifikuara për emërim, ngritje në detyrë apo si të zgjedhur qendrorë e vendorë, luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrje dhe politikat publike./ B.A. - CNA.al
Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri...
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës ...
Analisti Fatos Lubonja ka sjellë në vëmendje faktin se...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë në lid...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka përgënjeshtruar...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë bilancin e...
Në Tiranë, në sallën e Kuvendit është zhvilluar një se...
Ka nisur puna për njohjen e sistemit të pensioneve dhe...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, gjatë një deklar...
Ilir Meta, nën siglën e Partisë së Lirisë, që e prezantoi ...
Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, është shp...
Ministrat e Energjisë të Bashkimit Europian kanë rënë dako...
Ish-anëtarja e Komisionit për miratimin e licencave për in...
E vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali...
Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për miratimin e lic...
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtu...
Një delegacion italian do të zhvillojë një vizitë në T...
Për herë të parë që nga kriza e pandemisë së koronës sëris...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...