"Megaoperacioni" policor në Kavajë/ Sekuestrohet plot 1 celular
Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetas, i cili vinte b...

Altin Prenga, pronari i resortit "Mrizi i Zanave - Agroturizëm" dhe stafi i tij në fshatin Fishtë, në Lezhë, do ta ruajnë gjatë në kujtesë takimin me ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir, në një nga pasditet e këtij nëntori, sidomos për fjalët e tij inkurajuese lidhur me biznesin e tyre. Ministri Özdemir e quajti agroturizmin e tyre "një sipërmarrje europiane, një histori suksesi me potenciale bashkëpunimi me Gjermaninë".
Ferma me perime dhe dru frutorë, që shtrihet në 25 hektarë në një luginë malore, mes detit dhe malit, ka bagëti, gjela deti, pata, vreshta bio, kantinë vere, restorant dhe hotel.

"E kam quajtur 'Mrizi i Zanave' resortin sipas poemës së Gjergj Fishtës, klerikut katolik dhe poetit kombëtar antikomunist të fshatit tonë, që thuri vargje për bukuritë e kësaj zone dhe quajti atë vendin ku rrinë dhe mërzejnë zanat, krijesat mitologjike të malësive shqiptare." - tregon Altin Prenga.
Altini ishte 15 vjeç kur në vitin 1998 emigroi bashkë me të vëllain, Antonin, në Itali pas trazirave nga shembja e piramidave. Në fillim lante pjata në një restorant, pastaj hyri në një kurs për shef guzhine. "Pas 12 vitesh punë, përvoje dhe kulture shërbimi në Itali vendosa të mos jem më emigrant, të kthehem në fshat, të ngre këtë sipërmarrje në agroturizëm," tregon Altin Prenga, ideatori dhe pronari i resortit.
Bashkëpunim me familjet fermere të zonës
Ai thotë se kur e nisi sipërmarrjen në vitin 2010 kishte 6 të punësuar, familjarë të tij, tani ka 100 vetë që punojnë në kuzhinë, u shërbejnë klientëve, grumbullojnë, përpunojnë prodhimet bujqësore dhe përkujdesen për kafshët.
Mrizi i Zanave - Agroturizëm bashkëpunon me 400 familje fermerësh të zonës. "Rrjeti i bashkëpunimit është krenaria ime. Në fillim kisha disa hektarë tokë pronë të familjes, tani kam marrë me qira edhe 20 hektarë nga bashkëfshatarët e mi, të cilëve u siguroj punësim në fermë, restorant dhe hotel me paga prej 400 eurosh ne muaj” - tregon Altin Prenga. Për krahasim paga minimale në sektorin publik është 300 euro.

Në këtë sipërmarje atë e ka mbështetur edhe organizata gjermane GIZ me një grant prej 55 mijë eurosh për të ndërtuar baxhon e prodhimeve blegtorale.
"Synoj vlerësimin e produktit vendas, gatimet tradicionale dhe edukimin e brezit të ri me frymën e sipërmarrjes. Pranë resortit tonë kemi shkollën bujqësore për të edukuar rininë, që të ndërrmarrë nisma të tjera në sektorin e agroturizmit," thotë Altin Prenga.
Përzierje dashurie dhe pasioni
Restoranti "Mrizi i Zanave - Agroturizëm” nuk është vetëm një vend për të ngrënë shijuar gatime tradicionale me produkte të freskëta nga ferma, djathë të njomë dhie, verë të kuqe nga vreshtat bio, shurup thane dhe trëndafilash: i ndërtuar dhe dekoruar me gurët e zonës, ai është një përzierje dashurie dhe pasioni për fshatin, identitetin dhe motivimit për ndryshim.
Potenciale të reja bashkëpunimi me Gjermaninë
"Shqipëria po ecën vërtet përpara me hapa shumë kurajozë duke kryer reforma dhe modernizuar ekonominë e saj, bujqësinë, adaptuar marrëveshjen e gjelbër dhe strategjine e BE-së. Është e rëndësishme që në bujqësi të shmangen gabimet që janë bërë në BE si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve. Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë në fushën e zhvillimit të bujqësisë, parakusht për integrimin në BE”, tha në një intervistë për "DW" ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir, i impresionuar nga qëndrimi për disa orë në resortin "Mrizi i Zanave - Agroturizëm” dhe darka në restorantin e tij.
Potencialet e reja të bashkëpunmit gjermano-shqiptar në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit duket se do të realizohen së shpejti.
"Gjermania është një partnere e posaçme e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Në janar të vitit që vjen do të lançojmë një program të ri partneriteti me Gjermaninë. Ai synon mbështetje direkte për fermerët, blegtorët, të rejat dhe të rinjtë që dëshirojnë t'i afrohen bujqësisë që t‘ia dalim mbanë të ngrejmë një zinxhir me të qëndrueshëm produktesh dhe arritur objektivin: rritjen e eksportit me 1 miliard dollarë në vitin 2030. Këtë program Gjermania e mbështet financiarisht përmes Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe GIZ." thotë Frida Krifca, ministre e Bujqësisië.
Bashkimi Europian nxit dinamikën e sipëmarrjeve private në bujqësi.
"Kamila Fruit”, një qendër grumbullimi dhe tregtimi frutash, në Fushë-Krujë është një tjetër histori suksesi në sipërmarrrjet private në Shqipëri. Adelina Ziza, e menaxhon këtë sipërmarrje me bashkëshortin e saj, tregon se ata grumbullojnë fruta, kryesisht mollë nga zonat e Dibrës dhe të Korçës nga rreth 400 fermerë, që i ambalazhojnë dhe i ruajnë në dhoma frigoriferike, ku freskia dhe vlerat e frutave ruhen 100 për qind për një vit. "Kamila Fruit" grumbullon rreth 100 mijë ton në vit dhe ka marrë edhe një mbështetje të madhe nga Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit për Zhvillimin Rural (IPARD) me rreth 100 mijë euro për të rritur kapacitetet ftohëse frigoriferike me temperaturë të kontrolluar dhe pasur një linjë moderne përpunimi me larje, seleksionim, standardizim të mollëve për të përafruar standardet në agropërpunim me BE-në.

Programi IPARD fokusohet në zonat rurale dhe sektorin agro-ushqimor të vendeve në procesin e anëtarësimit në BE.
Dinamika e sipërmarrjeve private në sektorn e agroturizmit në Shqipëri flet për një bujqësi që kur merr mbështetje financiare nga BE-ja dhe vëmendje nga shteti, ofron mundësi zhvillimi, punësimi dhe realizimi në vend edhe për rininë. Gjermania mbetet donator më i madh i Shqipërisë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në kuadër të BE-së. Në 30 vitet e fundit Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me një shumë prej 1,2 miliardë eurosh me grante dhe kredi. Synimi është rritja e marrëdhënieve tregtare dhe ekonmike mes të dy vendeve në sektorin dhe sipërmarrjet private./DW
Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetas, i cili vinte b...
Ish-drejtori i kabinetit në Presidencën e drejtuar, Ilir M...
SPAK-u ka lëshuar ditën e sotme një urdhër-arrest për Alek...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklarat...
Partia Demokratike ka kërkuar që të zbardhet vrasja e avok...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë një panoramë m...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pas daljes...
Enkelejd Alibeaj nga grupi i përçarësve i ka kërkuar sot Q...
Luan Rama dhe Namik Dokle kanë një miqësi mjaft të vjetër,...
Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD-së nga grupi i përçarësve,...
Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut që u kthye pa...
Shpeshherë njerëzit që garojnë për poste politike janë ndë...
Lezha vijon për të tretën ditë radhazi të mbetet nën ujë. ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se orët e para ...
Në 14 shkolla në Shkodër nuk do të bëhet mësim sot, ashtu ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për inves...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka folu...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë ak...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përcjellë një mes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...