I firoi grupi/ Alibeaj i kërkon ndihmë Ramës
Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD-së nga grupi i përçarësve,...

Luan Rama dhe Namik Dokle kanë një miqësi mjaft të vjetër, të cilën ata e ruajnë edhe sot.
Së fundmi Luani i ka dedikuar një shkrim të gjatë mikut të tij, ku duke i njohur vlerat si gazetar, ai tregon se Dokle është dhe një shkrimtar që nuk duhet kaluar pa u lexuar.
"Letërsia e tij na e sjell më të plotë Namikun e na jep mundësinë të kuptojmë botën ku ai është formësuar dhe njëherësh, të gjejmë bazamentin ardhetar dhe kulturor mbi të cilin është rritur."- shprehet Luani.
Statusi i plotë:
Me Namik Doklen në “DREJT”:
THJESHTËSI DHE SINQERITET
Namik Doklen e kam njohur tridhjetë e pesë vjet më parë; ai kryeredaktor i gazetës “Puna” dhe unë student që ngjitesha shpesh shkallëve të ndërtesës ku gjendeshin bashkë “Bashkimi” dhe “Puna”, me dëshirën për të botuar ndonjë shkrim.
Aty në redaksinë e “Punës”, padyshim për meritë të Namikut gjeje një mjedis shumë miqësor, duke filluar prej Kiços, sekretarit të kolegjumit (Kristaq Laka) e deri tek Davidi, shoferi i redaksisë. Bashkë me Arben Bllacin në zyrat e “Punës” kalonim orë të tëra dhe ndjeheshim si në shtepi.
Mandej, pasi unë kisha filluar punë në gazetën “Zëri i Popullit”, Namikun e pata do kohë edhe kryeredaktor.
Zëvendësoi Spiro Deden, i cili qëndroi në atë detyrë fare pak kohë, por mjaftueshëm për të njohur një njeri fisnik dhe zemërbardhë, të cilin edhe kur flasin e shkruajnë për themelimin dhe fillimet e Partisë Socialiste, shpesh “harrojnë” ta përmendin.
Por, megjithatë, Spiro Dede është padyshim prej më intelektualëve dhe më të zotëve ndër shumë të tillë që drejtuan Partinë Socialiste në kohët e vështira të lindjes së pluralizmit politik në Shqipëri.
Namik Dokle edhe si kryeredaktor, edhe më pas si kryetar i grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, edhe në kryesinë e saj, edhe si sekretar i përgjithshëm, si Kryetar i Kuvendit apo edhe si zëvendëskryeministër, përveçohet e mbahet mend, përpos të tjerash, për thjeshtësinë dhe sinqeritetin.
I tillë u shfaq edhe në rrefimin e tij në “DREJT”, në emisionin tim në RTV Ora, duke më dhënë mundësinë të bashkëbisedoj me të për tema për të cilat nuk kishim folur më parë asnjëherë.
Namik Dokle është ndërkaq edhe shkrimtari që duhet lexuar.
Letërsia e tij na e sjell më të plotë Namikun e na jep mundësinë të kuptojmë botën ku ai është formësuar dhe njëherësh, të gjejmë bazamentin ardhetar dhe kulturor mbi të cilin është rritur.
Fisnikërisht i thjeshtë dhe realisht i sinqertë është Namik Dokle edhe në romanet e tij, të cilët e joshin lexuesin mençurisht përmes një gjuhe të pasur e që na jep gjithë koloritin e një treve historike, kulturore, etnografike e shpirtërore të atdheut, duke iu shmangur “grackave” të provincializmit dhe përshkrimeve lineare ku jo rrallë bien edhe shkrimtarë shumë të njohur.
Ndërkaq, letërsia që shkruan Namik Dokle ka edhe një meritë. Ajo plotëson mungesën e “gurëve” në mozaikun e larmishëm të letërsisë tonë me subjekte dhe tema nga një krahinë me veçori të mahnitshme qytetarie dhe atdhetarie, të mbartura ndër breza si një amanet i shenjtë.
Edhe pse “miellin” e veprës së vet Namiku e merr pothuaj tërësisht në Borje dhe në Gorën e tij, ai ka ditur ta universalizojë atë përmes kodesh që gjenden vetëm në letërsinë e vërtetë.
Këto kode, Namik Dokle na dëshmon se jo vetëm i njeh shumë mirë, por edhe di t’i përdorë me zotësi./CNA.al
Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD-së nga grupi i përçarësve,...
Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut që u kthye pa...
Shpeshherë njerëzit që garojnë për poste politike janë ndë...
Lezha vijon për të tretën ditë radhazi të mbetet nën ujë. ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se orët e para ...
Në 14 shkolla në Shkodër nuk do të bëhet mësim sot, ashtu ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për inves...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka folu...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë ak...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përcjellë një mes...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka folur...
Prej dy ditësh reshjet intensive të shiut kanë shkaktu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë në...
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operac...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përditësuar ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dalë me një njoftim...
Kreu i Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Duka ka...
Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet për dy ngjarj...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...