“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut që u kthye pa zemër në Shqipëri së bashku me disa persona të tjerë po protestojnë para Kryeministrisë. Sula gjatë protestës ka thënë se kur i kanë bërë një autopsi të dytë të vëllait kanë konstatuar mungesën e organeve.
Duke folur para Kryeministrisë ajo ka kërkuar që drejtësia shqiptare të veprojë. Sipas saj kjo protestë ka si qëllim që të nxisë institucionet që të veprojnë.
Majlinda Sula tha se ka kontraktuar një avokat në lidhje me çështjen por kërkesa e saj për kryerjen e ADN-së është refuzuar nga autoritetet gjyqësore. Ajo ka kërkuar që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja t'i dërgojë një letërporosi homologut të tij dhe të kërkojë zbardhjen e çështjes, ndërkohë ka kërkuar që Kryeministri të reagojë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Edhe më kanë bllokuar, kanë qeshur dhe më kanë përbuzur, kanë bërë kërkesa me shkrime duke u bazur me ligj, ka një ligj, kam qindra telefonata zotit Manja dhe asnjëhere nuk kam marrë përgjigje. Sot zemra e Saimirit nuk është kthyer në Shqipëri.
Vëllai im Saimiri ishte shtetas shqiptar, autopsia u bë në mjekësinë ligjore shqiptare. Protestoj zvarritjen dhe mosinteresimin nga zinxhiri i drejtësisë. Ju rikujroj zoti Rama se në shkurt 2021 Etilda Gjonaj i nisi porosi shtetit spanjoll kërkesë për ndihmë juridike pasi mjekesia ligjore ne Shqiperi konstatoi se trupi kishte ardhur pa zemer, jo vetem zoti Gjonaj po u lidh ne video konference me homologun e saj. Manja pse nuk është lidhur me homologun e tij ne Spanjë ku ndodhet zemra e shtetasit shqiptar. Ne qershor 2021, autoritetet spanjolle thane se kishin gjetur zemren, ku ishte nje vit e nje muaj. Pse nuk u konstatua që e mbajtën zemrën? Për një vit e nje muaj zemra ndahet nga trupi. Derisa ne familja bejme nje autopsi të dyte se ka mungese te organeve.
Nese ju nuk reagoni kjo prove nuk do te behet kurre. Kjo zemër nuk është e Saimirit. Datat e asaj zemre jane kur Saimiri ishte gjallë. Kjo zemer nuk e di kujt i perket. Ajo zemer gjejeni kujt i përket. Ose është trafikuar ose fshehur si provë e dhunës nga badigardet ne spital. Ju Rama me duhet që zinxhiri i drejtësisë të mos hidhet, zoti Manja, prokurori i Tiranës. Nga kjo letërporosi është kthyer një pergjigje dhe ndodhet ne ministrinë e Drejtësisë, pasi Manja hesht dhe nuk ia dërgon Spanjës se nuk kemi përkthyes të gjuhës katalanase. Çështja e Saimirit u arkivua si vdekje natyrale. Nuk është me shenjet e dhunës që kishte Saimiri.
Çfarë ka pritur Ulsi Manja për t'u lidhur me video konferencë me homologun e tij. Kam kërkuar takim, të mos heshtë, takim zinxhir të Drejtësisë dhe ju Rama, dhe më kanë thënë që nuk ka kohë. Flitet për trafik organesh që të më thuash nuk ka kohë. Kaluan 8 muaj, pse nuk është zemra e Saimirit në Shqipëri. Ju kërkoj zoti Rama të mos heshtni por të zbrisni dhe të thoni pse nuk erdhi zemra e Saimirit për të bërë provën e ADN-së, që ajo zemër nuk i përket Saimirit”, është shprehur Majlinda Sula.
Saimir Sula hyri në spitalin Del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Ai kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test COVID-i, i cili doli negativ. Por, 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t'i thënë se vëllai i saj kishte vdekur. Mjekët kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord dhe Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj. Ajo kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku bëri një autopsi të dytë dhe raporti e siguroi se trupi kishte mbërritur pa zemër në vendlindje./CNA.al
Shpeshherë njerëzit që garojnë për poste politike janë ndë...
Lezha vijon për të tretën ditë radhazi të mbetet nën ujë. ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se orët e para ...
Në 14 shkolla në Shkodër nuk do të bëhet mësim sot, ashtu ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për inves...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka folu...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë ak...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka përcjellë një mes...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka folur...
Prej dy ditësh reshjet intensive të shiut kanë shkaktu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë në...
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operac...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përditësuar ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dalë me një njoftim...
Kreu i Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Duka ka...
Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet për dy ngjarj...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar s...
Sokol Balla ka kapërcyer nga një televizion në një tje...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një vido nga Theth...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...