web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e dini se mbjellja e ullinjve ka qenë dikur e detyrueshme?/ Dalin dokumentet e hershme

13 Nëntor 2022, 08:25, Aktualitet CNA

A e dini se mbjellja e ullinjve ka qenë dikur e detyrueshme?/ Dalin

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka publikuar disa dokumente të hershme, ku tregohet ligji i dikurshëm për mbjelljen e detyrueshme të ullinjve.

Sipas këtij ligji, çdo zotërues që kishte tokë, duhej që “treshat” e ullinjve t’i mbillte në toka teknikisht të këshillueshme.

“A e Dini Se mbjellja e ullinjve ka qenë dikur e detyrueshme?

Në dokumentet bashkëngjitur, të datës 15 dhjetor 1928, kryeminstri i kohës, Koço Kotta, i dërgon për shqyrtim Kryesisë së Dhomës së Deputetëve, ligjin mbi “detyrimin për mbjelljen e treshave t’ullinjve”. Sipas këtij ligji, çdo zotërues që në tokën e tij “pasunon ullijë” duhej që “treshat” e ullijve t’i mbillte në toka teknikisht të këshillueshme.

“Treshta e ullinjeve kështu të dorvueme me shpenzimet e qeverisë, do të shkulen e do të transportohen dhe do t’i japin të tjerëve pronarë që do të detyrohen për mbjellje e ku teknikisht këshillohet mbjellja, tuej i detyrue këta me mbjellë nga 20 copa, si mbas ligjës mbi mbjelljen e detyrueshme të druve të frytshme dhe të pafrytshme. Bujqit e pronarët që dëshirojnë vullnetisht me mbjellë më tepër nga sasija minimu ka të drejtë, t’i kërkojën Zyrës së Bujqësisë sasinë e kërkume.”- shkruhej më tej në ligjin e miratuar.

Autoritetet shtetërore të ngarkuara me zbatimin e ligjit ishin Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Arsyeja për ndërmarrjen e këtyrë masave arsyetohej me nevojën për t’i dhënë hov zhvillimit të industrisë bujqësore dhe ekonomisë së vendit”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave./ CNA.al

A e dini se mbjellja e ullinjve ka qenë dikur e detyrueshme?/ Dalin

A e dini se mbjellja e ullinjve ka qenë dikur e detyrueshme?/ Dalin

A e dini se mbjellja e ullinjve ka qenë dikur e detyrueshme?/ Dalin

A e dini se mbjellja e ullinjve ka qenë dikur e detyrueshme?/ Dalin





Lajmet e fundit nga