Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Gazetari Artan Hoxha është shprehur në një reagim në rrjetet sociale se një skuadër ekzekutorësh, që vepron me shumë saktësi, ka eleminuar disa nga figurat më të njohura të krimit dhe është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet e fundit.
Në reagimin e tij, Hoxha ka ndarë një video të një atentati të ndodhur më 10 maj të 2021 në Vlorë, ku është vrarë shtetasi Bledar Biçaj. Gazetari shprehet se mënyra e realizimit të këtij atentati është totalisht e ngjashme me ekzekutimin e Gilmando Danit dy ditë më parë në Rinas. Ai shton se autorët e vrasjes në Vlorë ende pas 4 vitesh nuk janë zbuluar.
Hoxha shprehet se në të dy atentatet dy viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen, në Vlorë nga një oficer antidroge, ndërsa në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.
Gazetari shton më tej, se nëse nuk do të kishte lidhjet e forta brenda agjensive të zbatimit të ligjit dhe lidhjen e fortë me pushtetin, kjo skuadër ekzekutorësh së bashku me ata që i komandojnë, nuk do të kishin qëndruar kaq gjatë të paprekshëm.
Postimi i plotë:
Prej vitesh një skuader pushkatimi, po vepron si një entitet i pavarur por me saktësi kirurgjikale.
Kjo skuadër pushkatimi është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet fundit, duke eleminuar njëri pas tjetrit disa nga figurat kryesore të krimit në dy dekada.
Të pamëshirshëm, të vendosur ndaj kujtdo që është objektiv i tyre, me një efikasitet gati kirurgjikal, ata shfaqen rrallë, por kur shfaqen ….atëherë bëj gati një kurorë me lule për objektivin e tyre.
Asnjë skuadër pushkatimi nuk ka mbijetuar kaq gjatë në botën e krimit sa ata.
Duket sikur atë që nuk e bën dot SPAK, ndërrimin e elitës kriminale në vend, ata po e bëjnë me një efikasitet të frikshëm.
Vrasja e Gilmando Danit, përpara Aeroportit Nderkombetar të Rinasit, dëshmoi se ata mbeten nën mbrojtjen e Aleancës, struktura kriminale që po kontrollon vendin dhe ekzekutojnë si një zyrë përmbarimi vendimet e saj.
Më poshtë është video e ekzekutimit të 40 vjeçarit Bledar Birçaj nga Vlora.
Duket gati identike si dy pika uji.
Mesditen e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.
Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMË X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.
Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë per levizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.
Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Autori kthehet dhe e merr armën për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit.
Paisja në dukje si automatik, shërben për ta kthyer pistoletën né një armë me preçizion të lartë pasi në këtë mënyrë qitësi e fikson armën me të dyja duart si automatik.
Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur.
Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen,
në Vlorë nga një oficer antidroge,
në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.
Nëse nuk do të kishte lidhjet e forta brenda agjensive të zbatimit të ligjit dhe krahët e ngrohtë nga lidhja e fortë me pushtetin, kjo skuadër pushkatimi sëbashku me Aleancën që e komandon, nuk do të kishin qëndruar kaq gjatë Të Paprekshëm…
Në video atentati i 10 majit 2021, kur ekzekutohet Bledar Birçaj në qytetin e Vlorës.
/CNA
Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme që SPAK të nis...
Në datat 11–13 nëntor 2025, Universiteti Mesdhetar i Shqip...
Gazetarja Ola Xama ka folur për çështjen e aeroportit të V...
Sot po zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverive të Sh...
Kevi Muçllari është liruar ditën e sotme nga qelia pasi u ...
Sot në Gjykatën e Korçës është mbajtur seanca për Kevi Muç...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që Prokuroria e Posaçme të n...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ven...
Sipërmarrësi nga Kosova, Valon Ademi, i ftuar në emisionin...
Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-d...
Një tjetër lajm i mirë për të gjithë sportdashësit vjen ng...
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor për shqyrt...
Seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit të Shëndet...
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, i pranishë...
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, gjatë para...
Drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, k...
Në Komisionin për Nismat Qytetare është duke u zhvilluar s...
Anëtarja e Kontrollit të Lartë të Shttetit, Ermira Hoxha, ...
Gjatë një interviste në Top Channel ambasadori i Bashkimit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...