Hakerimi/ SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e Burgjeve
Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-d...

Sipërmarrësi nga Kosova, Valon Ademi, i ftuar në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu ka dhënë detaje mbi krisjen e tij me aksionerin tjetër, biznesmenin Behgjet Pacolli.
Ademi deklaroi se marrëdhëniet e biznesit mes tyre u thyen në muajin maj 2025 për një investim në Bengazi, i Libisë.
Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur thyerja juaj? Në cilën kohë? Kur doli çështja e aksioneve? Më herët, më vonë?
Valon Ademi: Unë me z. Pacolli u prisha në maj të këtij viti.
Blendi Fevziu: Pse?
Valon Ademi: Është ai projekti në Bengazi, i Libisë. Atje bëri një veprim Behgjet Pacolli. Unë nga atje kuptova diçka të madhe. Behgjet Pacolli merr në telefon njeriun tim atje dhe më thotë do të dalësh ti te kompania ime.
A e kupton ti ku shkova unë me z. Pacolli? Unë kam shkuar e kam takuar në Lugano pasi ishte sëmurë, unë në makinë me të, ai fillo qaj dy orë në makinë duke thënë që të gjithë ma bëjnë të padrejtë dhe unë i besoja, kaq, është shumë e thjeshtë!
Për sa i përket padisë për mashtrim ndaj Pacollit në Prokurorinë e Tiranës Ademi tha se ose shkon Pacolli në burg ose ai vetë.
Blendi Fevziu: Çfarë prisni nga prokuroria?
Valon Ademi: Nga prokuroria ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose duhet të shkojë ai si mashtrues.
Blendi Fevziu: Por mund të zgjidhet edhe pa burg kjo, bini dakord, ndani aksionet në bazë të investimit.
Valon Ademi: Ah, nëse prokuroria shqiptare merret me bie dakord ai, në rregull.
Blendi Fevziu: Ti pret o ai, o ti.
Valon Ademi: Unë e kam kallëzuar Behgjet Pacollin në prokurori për mashtrues. Ai më ka kallëzuar, kundërpadi, pra në këto kushte ose do të duhet të përgjigjem unë penalisht për vjedhje, mashtrim, ku e di unë, ose duhet të përgjigjet ai për mashtrim.
Ademi thekson se ka një mënyrë që mes tij e Pacollit marrëdhënia të funksionojë, por nuk bashkëpunon me rrjetin rus Compartment Bernina.
Valon Ademi: Absolutisht ka vend që unë të vazhdoj të funksionoj me z. Pacolli. Ka vend, por me Compartment Berninën, kurrë.
Blendi Fevziu: Po me Pacollin ka vend.
Valon Ademi: Por s’është më i shkreti, iku.
Ndër çështjet e diskutuara Ademi dha versionin e tij edhe pse u larguan investitorët turq nga investimi në Aeroportin e Vlorës. Ademi tha se turqit kishin frikë të investonin ose ndoshta nuk kishin para.
Blendi Fevziu: Një nga problemet e tjera ishte largimi i turqve. Pse ikën turqit?
Valon Ademi: Unë isha dëshmitar sepse thirra një mbledhje të aksionerëve Blendi sepse nuk po investonte asnjëri nga ata, ndërkohë që ne do të duhej të fillonim punën. Ministria na bënte presion vazhdoni punën, këta jo po do të shikojmë ne, do të bëjmë ne, ndërkohë që unë kisha sjellë makineritë, stafin.
Blendi Fevziu: Po pse ikën turqit?
Valon Ademi: Nuk donin të investonin.
Blendi Fevziu: Pse kishin hyrë në kompani kur s’donin të investonin?
Valon Ademi: Nuk di ta them.
Blendi Fevziu: Kjo është ajo pika e errët e turqve që tregon që këta realisht kanë ardhur për të marrë ato lekët dhe ikën. Erdhën, kishin edhe një lidhje me spitalin e Fierit…
Valon Ademi: Cilat lekë?
Blendi Fevziu: 3 milionë euro.
Valon Ademi: Kush ia dha këto 3 milionë euro, z. Pacolli?
Blendi Fevziu: Po.
Valon Ademi: Nga ia dha?
Blendi Fevziu: Nuk e di nga ia ka dhënë. Kompania turke është larguar pasi ka marrë një shumë dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë dhe nuk ka derdhur asnjë lek që tregon që ka qenë fiktive se po të donte të operonte me aeroportin siç kërkonte në bazë të koncensionit, kompania do të qëndronte dhe do të administronte koncensionin.
Valon Ademi: Llafet e Pacollit e bëjnë fiktiv turkun, ndërkohë që dokumentacioni, letrat, thonë që turkut iu blenë 4 mijë euro aksione.
Blendi Fevziu: Ato janë aksionet nominale.
Valon Ademi: O Blendi, a e kupton që në vitin 2021 nuk donin të të jepnin as banka, nuk donin të të shikonin njerëzit, çfarë janë këta budallenj që investojnë në aeroportin e Vlorës?
Valon Ademi: Se ndoshta kishin frikë, ndoshta s’kishin lekë. Nuk e di. Por në mbledhje të asamblesë, e thirrur nga unë, përfaqësuesi i kompanisë YDA thotë ne nuk mund të investojmë në këtë projekt. Kaq, shumë e thjeshtë.
Investimi në atë projekt ka nisur që nga dita e parë, këtu edhe garancinë e kontratës e kam paguar unë. Aviacioni në vitin 2021 ishte në një krizë, që kujtdo t’i thoje që do investoj, të shikonin si budalla. Ata (Pacolli dhe kompania turke) nuk e donin këtë projekt. Madje kishin frikë sepse kishte rrisqe të larta.
Unë kam të gjithë dokumentacionin, faturat, librat ndërtimorë, sepse aty nuk është Netflix, është një kompani që ka investuar afërsisht 25 milionë euro, kryesisht në infrastrukturën e pistës me aksesorët rreth e rrotull.
Garantuam ne me çfarëdo që kemi dhe u kërkua një kolateral shtesë tranzitor deri në përfundim të ndërtimit, për t’u siguruar banka që lekët do të shkojnë tek aeroporti. Të 56 milionët janë investuar tek aeroporti. Ai ka problem, se unë s’kam as te kredia problem.
Sipas Ademit, Aeroporti i Vlorës do të hapet më 1 mars 2026.
"Do ta hapim në 1 mars. Do të ulim avionin dhe do të vazhdojmë operimet. Ne s’shesim bileta, e di çfarë kërkese ka Blendi?! Të hatashme, nga të gjitha kompanitë 'low cost'”.
Sipërmarrësi deklaroi se Pacollin e paditi për mashtrim dhe e akuzoi si tradhtar pasi sipas tij po bashkëpunon me rrjetin rus “Compartment Bernina".
“Mashtrim! O Blendi shitja e aeroportit o vëlla, e ka shit o Blendi. Kontrata e 'Delpho' nuk është kontratë kredie, por marrje me dhunë! Problemi është kontrata e shitjes, marrje me dhunë e aeroportit. Ore nuk do e marrin! Kur lexon kontratën thua ore kush është ky njeri që merr këtë lloj borxhi?! 'Compartment Bernina' nuk e di njeri se kush është, ai do marrë aeroportin. Inshallah nuk janë rusë, se do dalë edhe tradhtar, deri këtu është në nivelin e mashtrimit. Po na doli rusi, do dalë edhe tradhtar ky. 'Delpho' nuk është bankë!”, tha Ademi./CNA
Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-d...
Një tjetër lajm i mirë për të gjithë sportdashësit vjen ng...
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor për shqyrt...
Seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit të Shëndet...
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, i pranishë...
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, gjatë para...
Drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, k...
Në Komisionin për Nismat Qytetare është duke u zhvilluar s...
Anëtarja e Kontrollit të Lartë të Shttetit, Ermira Hoxha, ...
Gjatë një interviste në Top Channel ambasadori i Bashkimit...
Gazeta “Panorama Sport”: hapet me titullin “Martini, ndjes...
Gazetari Roland Qafoku në një dalje televizive duke folur ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në A2 CNN ka folur për atent...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale p...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike Aulon Kala...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reagua...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar sot lënien në fuqi...
Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e gjyqtares Na...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...