Nxënësja me probleme të shëndetit mendor/ Nuk i caktojnë mësues ndihmës
Problematika e një vajze në klasë të tretë me probleme të sh...
Më 4 shkurt 2021 emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi rastin e Taulant Çelës, i cili ka një biznes që jep automjete me qira. Në atë kohë, përpara më shumë se 1 viti, një makinë Mercedes-Benz ML e biznesit të tij u bllokua nga policia në Pogradec pasi personi që e kishte marrë me qira u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Siria. Si pjesë e hetimeve, makina e tij u mbajt e bllokuar.
Sot ka kaluar 1 vit dhe ende Taulant Çela nuk e ka marrë mjetin e tij.
Taulant Çela tregon se edhe pse doli vendimi i gjykatës për kthimin e makinës, ai ende nuk e ka marrë atë. Ka shkuar në Policinë e Korçës, e në fillim i kanë thënë se duhen dokumentet zyrtare dhe më pas se i mungojnë dokumentet e makinës.
Ai thotë se ka shkuar shumë herë të marrë automjetin dhe askush nuk i justifikon këto shpenzime. Vendimi i gjykatës i datës 12 dhjetor 2021 thotë se makina duhet t?i kthehet të zotit, por qytetari pretendon, se ka marrë përgjigje të ndryshme.
Taulant Çela: Pas shumë përpjekjeve me avokat, prokurori, gjykatë, vjen vendimi i gjykatës që kjo makinë t?i kthehet të zotit. Dhe nuk po ma kthejnë. Vendimi i gjykatës ka 3 muaj. Paraqitem në Korçë, jo thonë, këto letra duhet të vijnë në mënyrë zyrtare, duhet t?i kthesh në Pogradec. Nga aty në Pogradec, shkojnë letrat. Më njoftojnë që ka ardhur vendimi për të marrë automjetin. Marr karrotrecin se automjeti është jashtë funksionit, ai më kërkoi letrat e automjetit që përfshin figuracionin, kolaudimin dhe leja e qarkullimit të vitit që ka ndodhur ngjarja. Mirëpo në momentin që kanë bllokuar makinën, kanë bllokuar edhe letrat, edhe çelësin dhe gjithçka të makinës. Shkoj në Pogradec, nuk janë këtu thonë. Shkova prapë në Korçë dhe më thonë pa më sjell këto nuk të jap makinën. Më thanë shko në Durrës merr letrat e m?i sill këtu. Mirëpo letrat pa shkuar makina që të bëhet kontrolli fizik atje s?kam se si t?i marr unë.
Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi në Drejtorinë e Policisë së Korçës, ku i thanë se duhen dokumentet e mjetit në mënyrë që t?i kthejnë makinën. Mirëpo që automjetit t?i bëhen dokumentet nga e para duhet bërë kontrolli fizik dhe kolaudimi i makinës. Por këtë automjet policia nuk e zhbllokon pa marrë dokumentet?!
Gazetarja: Prokurori, kur kanë mbaruar procedimet penale për drejtuesin e mjetit, ka dërguar urdhrin për kthimin e sendit. Në praktikën tonë të punës, sipas udhëzimeve që ne kemi, aktet nënligjore, që i themi ne, që të kthehet një send së bashku me urdhrin e kthimit të prokurorit, duhet të mbahet edhe një kopje e dokumentacionit të tij! Në rastin konkret, mjeti nuk ka dokumentacion. Personi pretendon, që dokumentat duhet të kenë qenë në makinë, se ia ka dhënë atij, që është arrestuar, atij shoferit.
Gazetarja: Si çdo makinë, që i ka.
Drejtori: Dhe i kam thënë, çfarë mundësi ke, çfarë dokumentesh ke, fotokopje, se ai tha origjinalet ia kam dhënë atij, që ma mori me qira.
Gazetarja: Ai ka ardhur vetëm një herë këtu, që është paraqitur?
Drejtori: Ai ka ardhur një herë me karrotrec para disa javësh.
Gazetarja: Ai ka ardhur disa herë. Përveçse çështja është zvarritur, u prit vendimi i gjykatës, doli. Ai ka ardhur, i ka sjellë? Ai i ka sjellë dokumentet dhe nuk iu pranuan, sepse i është thënë, që duhen dokumentet në mënyrë zyrtare, qoftë me vendimin, qoftë me të gjitha.
Drejtori: Të jeni e sigurtë?!
Gazetarja: Pastaj nuk mund t?i lehtësohet gjëja, t?i thuhet dërgoj me e-mail edhe hajde, se po e zhbllokojmë! Po duhet të vijë ai disa herë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ka pasur gjithë ato shpenzime.
Drejtori: Më duhen fizikisht dokumentet. Që t?i marr, t?i jap fizikisht edhe procesverbalin e kthimit të mjetit. se ai do të vejë në vendin e bllokimit të mjetit. se është në pikë bllokimi! Atje pa qenë prezent personi edhe pa hedhur firmën, nuk mund ta marrë fizikisht mjetin!
Gazetarja: Pyetja që ne kemi është po në procesverbal a është shënuar për dokumentet e automjetit.
Drejtori: Aty nuk dalin, që kanë qenë. Procesverbali është mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore në Pogradec, për një shkelje, trafiqe, ju besoj jeni në dijeni. Aty thuhet nuk ka pasur dokumente mjeti, në momentin, që është kapur mjeti. Personi është arrestuar, besoj juve duhet të jeni në dijeni!
Gazetarja: U bë gjithë kjo kohë.
Drejtori: U bë gjithë kjo kohë, por jo për faj të policisë.
Gazetarja: Ajo duhet gjetur! Po se është zvarritur gjëja. Në fillim nuk iu dha, se do pritet, tani duhen dokumentet! Në qoftë se ai do ta kishte sjellë dokumentacionin e mjetit, do ta kishte paraqitur?
Por pas interesimit të “Stop” në polici na premtuan se ditën e hënë makina do t?i kthehet pronarit. /tvklan.al
Problematika e një vajze në klasë të tretë me probleme të sh...
Fenomeni i injektimeve të botox-it, filler-it apo ndërhyrjev...
Një grua nga jugu i vendit, por që kërkon të mbetet anonime ...
Denoncimi i radhës e ka çuar emisionin investigtativ “Stop” ...
Siguria në punë dhe respektimi i kushteve teknike nga kompan...
CNA.al ka siguruar disa pamje brenda një prej autobusëve të ...
Prej më shumë se një muaj anijet e peshkimit në Vlorë kanë f...
Ekspertë të menaxhimit të mbetjeve dhe çështjeve mjedisore p...
Nga MonitorBuxheti i shtetit vijon pagesat për inceneratorin...
Nga Monitor Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin...
Koncesioni i inceneratorëve, i cili fillon me një kontratë 2...
Miso dhe Tefta Gjoni, janë dy bashkëshortë të moshuar 81 dhe...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të ve...
Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjy...
Problemi, që trajtoi sot emisioni “Stop” ishte nga Saranda....
Fiksi solli mbrëmjen e sotme një rast shpërdorimi detyre nga...
Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këng...
Një grua e divorcuar dhe e dhunuar nga ish-bashkëshorti ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet p...
Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kuk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...