LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni i kultivuar, si shenjë e errët e shoqërisë tranzitore shqiptare/ Zbardhet skema

15 Mars 2022, 09:52, Aktualitet CNA
Korrupsioni i kultivuar, si shenjë e errët e shoqërisë

Metodologjia e fitimit të një procesi tenderimi të parave publike, tashmë është çuditërisht shumë e qartë në Shqipëri.

Të gjitha institucionet si APP, KPP të reklamuara në vend, si garantore të proceseve transparente, nuk janë gjë tjetër vetëm kamuflime ligjore për mbulimin e proceseve tërësisht të kalbura që në gjeneze.

Kompanitë e pakta që punojnë sot në vend, i mbyllin proceset e tenderimit akoma pa filluar.

Nga vëzhgimet tona rezulton se proceset në të shumtën e rasteve ndjekin hapat në vijim:

1.Kompania e zgjedhur të fitojë i ofron entit tenderues certifikime të veçanta që dispononon, eksperiencën, punonjësit, karakteristika unike etj.

2.Kompania e zgjedhur të fitojë përpilon specifikimet teknike dhe kritere të veçanta për procesin e premtuar se do të fitojë.

3.Kompania e zgjedhur të fitojë i ofron institucionit tenderues edhe ofertat për vlerësimin e tregut, duke vendosur fondin limit për procesin në fjalë.

Deri këtu duket se procesi përsëri lë mundësi për konkurim.

Nëse i referohemi buletineve përkatëse, shkrimeve të pafundme në median audio-vizive dhe akuzave konkrete nga të gjitha krahët e politikës, zbulojmë që në shumë raste, pak kompani përfitojnë para publike me dhjetra milionë lekë, duke nënkontraktuar më pas kompanitë reale që kryejnë punët e planifikuara.

Pra, thjeshtë luajne rolin e ndërmjetësit Shtet ? Privat, duke garantuar ligjërisht korrupsionin e kamufluar, dhe ?nxjerrin fondet e destinuara korruptive për punonjësit shtetëror?.

Shqiperia vazhdon të mbetet vendi i çudive dhe rasteve flagrante të pandëshkuara të korrupsionit aktiv në të gjitha fushat ku prokurohen fonde publike.

Ekzistojnë kompani që qysh në nisje të tyre e deri më sot, të gjithë të ardhurat e tyre, bazohen në para publike dhe tendera abuziv të para-caktuar.

Siç është rasti i kompanive Infosoft, Salillari, apo më keq akoma R&T, e cila në mënyrë flagrante është e përjashtuar për dy vite nga banka Botërore për metoda korruptive në proces tenderimi,  por ndërkohë certifikohet nga shteti shqiptar i Edi Ramës të punojë në institucione të klasifikuara, pa tender, duke u certifikuar dhe klasifikuar si e sigurtë nga agjensia e DSIK.

Janë këto pak kompani që marrin në mënyrat e përshkruara më lart tendera publike, me vlera të mëdha monetare, dhe punën reale ua nën-kontraktojnë, kompanive ?të bindura?,  të punojnë nën lëmoshën dhe zgjedhën e politikano-kompanive, të cilët pavarësisht ngjyrës së pushtetit, gjejnë ngjyrën e duhur të parasë korruptive të komunikojnë me çdo pushtet.

Janë këto kompani që janë denoncuar publikisht për koncensione PPP të kundërshtuara nga FMN dhe Banka Botërore, janë paratë e skemës së mësipërme, që ri-investohen në projekte madhore kombëtare, duke u bërë garant i çdo pushteti apo pushtetari, të ri, apo të vjetër qoftë.

Mjafton të referojmë buletinët përkatëse, dhe të shihet qartë maskarada e pseudo-garave, në të cilat pushteti paracakton fituesin, duke piramiduar, legjetimuar, paratë që mbajnë dhe risjellin pushtete korruptive.

Ja pse emigrimi i ?trurit? nën Qeverinë e Edi Ramës kap shifra alarmante. Nuk është rastësi që kompani të tilla të referohen nga këta pushtetarë të radhës për projekte strategjike dhe madhore.

Siç është rasti i ndërtimit të aeroportit të NATO-s në Kuçovë nga kompania Salillari, e cila njihet për ndërtimin e  rrugëve, dhe jo për ndërtime veprash strategjike ushtarake.

Dhe siç thotë një fjalë e urtë vendase ?ku ka fjalë, nuk është pa gjë?, mjafton të kerkoni lajme në internet për kompaninë Salillari, apo kompaninë R&T, dhe do të shihni fakte skandaloze e të pafundme për rrënjet e tranzicionit mafioz, të kultivuara nën mburojën e politikano-grabitësve, të cilet paratë publike i kanalizojnë me ?gjoja? këto kompani private, që janë krijuar në gjenezë të tyre, si taksa mbledhëse të korrupsionit që po degradon shoqërinë dhe shtetin shqiptar./CNA.al

Lajmet e fundit nga