web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë nga 1 marsi/ Plotësoni kërkesat ose “kyçim” autobusët

21 Shkurt 2022, 14:32, Politikë CNA

Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka paralajmëruar se do të ndërpresë lëvizjen e autobusëve urbanë duke nisur nga data 1 mars në rast se institucionet nuk marrin parasysh kërkesat e tyre, të cilat në thelb ulin koston e karburantit që përdorët për mjetet.

Edhe pse çmimi i një bilete në Tiranë për shembull është tashmë 40 lekë, në një deklaratë për mediat shoqata kërkon nga qeveria të heqë akcizën 37 lekë për karburantin ata përdorin; rimbursim të TVSH-së dhe rimbursim të shërbimit për personat që e marrin shërbimin e transportit falas.

Qytetarët e Tiranës e kanë paguar biletën e urbanit me 40 lekë prej disa vitesh pasi Bashkia e Tiranës plotësoi kërkesën e tyre për shtrenjtim.

Pavarësisht kësaj, Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas ka kërkuar vazhdimihst rritje të çmimit ose subvencionim të karburantit duke kërcënuar se do të lerë në rrugë qytetarët.

Një aksion të ngjashëm duke ?kyçur? autobusët pronatët e tyre e ndërmorën disa muaj më parë, atëhere me argumentin se pandemia u kishte shkaktuar kosto të larta dhe ulje të numrit të udhëtarëve, gjë për të cilën kërkuan sërish sunvencionim nga qytetarët.

Argumentet janë të ndryshme, por qëllimi është i njëjtë: Më shumë para nga xhepat e qytetarëve për një transport urban që nuk plotëson kushtet minimale.

Arben AHMETAJ

Zëvendëskryeministër

Znj. Delina IBRAHIMAJ

Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Znj. Belinda BALLUKU

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Shërbimi i transportit qytetës (urban) të udhëtarëve, në vendin tonë, që prej 20 viteve, kryhet nga subjekte private, të licensuara nga bashkitë përkatëse. Në këndvështrimin e funksionimit të tyre, si biznese, këto subjekte, të ardhurat për realizimin e këtij shërbimi i sigurojnë vetëm nëpërmjet tarifave që paguajnë drejtpërdrejtë udhëtarët që përdorin këtë lloj shërbimi. Operatorët privat që kryejnë këtë lloj shërbimi janë të bashkuar në Shoqatën Kombëtare të Trasportit Qytetës (SHKTQ), e cila në vazhdim dëshiron edhe një hërë të ngrejë shqetësimet që ndeshen dhe që përcaktojnë vazhdimësinë e këtij biznesi.

Në muajt e fundit çmimi i naftës është rritur në nivele alarmante. Ndikimi kësaj rritje është në kostot e secilit operator, ku pamundësia për blerjen e saj në kohë, sjell një shërbim jo cilësor, vonesa në ofrimin e shërbimit dhe njëkohësisht kjo do sjellë edhe ulje të kërkesës së përgjithshme.

Sektori i transportit është shumë intensiv në veprimtarinë e tij dhe për këtë arsye ndikimi i çmimeve më të larta të naftës dhe derivative të saj, i përkthyer në çmime më të larta të karburantit është i rëndësishëm dhe thelbësor për veprimtarinë tonë dhe ndikon drejpërsëdrejti në aftësinë për kryerjen dhe ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Nga shoqata jonë janë ngritur një sërë propozimesh të rakorduara dhe me kryetarin e Bashkisë Tiranë Z.Veliaj, si Bashkia me aktivitetin më të madh të transportit, mbi disa lehtësi të domosdoshme për sektorin tonë, pa të cilat shërbimi që ne ofrojmë do të shkojë drejt mbylljes si arsye e pamundësisë financiare.

Për të mbështetur kërkesën tonë ju sqarojme se në koston e shërbimit tonë, rreth 48% vjen nga karburanti dhe derivatet e tij ku në muajt e fundit janë rritur me të paktën 25%. Këtë rritje ne e kemi të pamundur ta reflektojmë në cmim, ashtu sic llogjikisht e bën cdo biznes tjetër, përderisa cmimi i shërbimit tonë është i përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Sot, për të bërë të mundur vazhdimin e shërbimit, pa cënuar cilësinë e tij, e cila është jetike për qytetet tona, ju sjell në kujtesë propozimet tona kundrejt qeverisë qendrore dhe asaj lokale në ndihmë të sektorit tonë, të cilat pavarësisht se janë rakorduar, pranuar dhe premtuar se do të realizohen, ende nuk shihet asnjë veprim konkret mbi to dhe ato janë si më poshtë:

Në mungesë të marrjes së masave, shoqëritë e transportit qytetës, me datë 1 Mars 2022 do të ndërpresin aktivitetin e tyre duke mos ofruar shërbimin qytetarëve. Kërkesat kanë qënë të shumta ashtu sikurse edhe premtimet për veprim dhe zgjidhje, por për sa kohë fenomeni vazhdon të mbetet i njëjtë dhe nuk ka asnjë marrje mase apo ndihmë kundrejt këtyre subjekteve, mosofrimi i shërbimit do të vazhdojë deri në momentin që këto kërkesa do të realizohen me veprime.

Theksojmë se marrja e masave si më mësipër nuk është në dëshirën e shoqërive tona, por të gjendura në pamundësi financiare të secilës prej tyre që ofrojnë këtë shërbim.

Me bindjen që kërkesat tona janë të drejta dhe të realizueshme, mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana Juaj.

 





Lajmet e fundit nga