“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Ardian Muka, me profesion inxhinier urbanist do të jetë kandidati i koalicionit ?Shtëpia e Lirisë? në qytetin e Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në një intervistë për CNA.al, Muka foli për synimet dhe prioritetet e tij, duke nxjerrë në pah edhe problematikat që ka Durrësi.
Ai tha se mos pasja e një plani vendor, sipas tij lë mundësi për abuzim, ndërsa aprovimin për të kaluar portin e qytetit të Durrësit, në një port jahtesh me një vendim sa hap e mbyll sytë, pa transparencë dhe një studim fizibiliteti ai e konsideron si një turp.
Më tej, Muka shton për CNA.al nëse do të marrë besimin e qytetarëve, gjëja e parë që do të bëjë është të vendosë piketat për atë çfarë qyteti ka nevojë.
Intervista e plotë e kandidatit të Durrësit Ardian Muka:
Zoti Muka, ju jeni një kandidat që keni dalë nga vota e anëtarëve demokratë. Si i vlerësoni në gjykimin tuaj primaret?
Primaret janë maksimumi i demokracisë, ku e gjithë anëtarësia arrin të shprehet me votën e saj për atë që ata mendojnë se është figura më e mirë për ti udhëhequr në garën për bashki. Është një revolucion, që si përherë në vendin tonë e sjell PD dhe e sjell vizioni i liderit legjendar zotit Berisha, që megjithëse 77 vjeçar sheh më larg se disa lidera të tjerë, si atyre që i ka pasur dhe udhëhequr brenda partisë së tij ashtu edhe liderët e opozitës. Pra është maksimumi i demokracisë. Duhet të shtrihet edhe më tej, duhet të shtrihet edhe në zgjedhjet politike natyrisht dhe duhet të jetë edhe në një spekter më të gjerë.
Në gjykimin tim të mos bllokohet thjesht nga anëtarësia por ajo të hapet si votim edhe nga votuesit e thjeshtë të qytetit, natyrisht simpantizantët por ajo të jetë e hapur edhe për qytetarët.
Ju tashmë e keni nisur fushatën elektorale. Ku do të jetë fokusi juaj?
Qyteti im, qyteti i Durrësit ka shumë problematika. Problematika që kanë ardhur nga keqadministrimi, problematika që kanë ardhur nga korrupsioni, nga injoranca në drejtimin e këtij qyteti. Ajo që unë do të thoja një nga shtyllat kryesore, nga ku duhet filluar dhe ku unë do ngul këmbë me forcë është miratimi i planit të përgjithshëm vendor . Durrësi sot që flasim është i vetmoi qytet në republikën e Shqipërisë i cili nuk ka një plan vendor, megjithëse nga viti 2015 Këshilli Bashkiak ka miratuar fondin, ka dhënë detyrën e ekzekutimit të këtij plani urbanistik dhe duhet të mbaronte në fund të vitit 2016.
Jemi në vitin 2022, akoma qyteti jonë nuk ka një plan të përgjithshëm vendor, duke lënë mundësi të abuzohet me lojrat e vogla të shtetit, natyrisht edhe me lojrat e mëdha, ku natyrisht akti i fundit dhe i turpshëm është aprovimi për të kaluar portin e qytetit të Durrësit, në një port jahtesh me një vendim sa hap e mbyll sytë, pa krijuar transparencë me publikun, pa bërë një studim fizibiliteti, thjesht dhe vetëm për qëllime elektorale.
Unë nuk jam kundër jam për zhvillimin e qytetit edhe në një port turistik, edhe aty ku është por jo në këto kushte. Jo që qytetit ti vidhet porti ditën për diell, qytetarëve tu vidhet një pasuri, jam për atë që ajo pronë ti ngelet shqiptarëve dhe jo atyre që janë regjistruar në kompanitë offshore. Tu ngelet shqiptarëve që ata të kenë mundësi të krijojnë një fond publik investimesh, ku të gjithë bashkë të jenë aksioner të asaj që natyra na ka falur dhe brezat e qytetarëve durrsak kanë bërë për portin e Durrësit.
A mendoni se do dëmtoheni nga përçarja e PD dhe kandidati i zotit Basha?
Në këtë pikë, natyrisht ka një betejë brenda vetes, por që unë kam shumë shpresë që demokratët e Durrësit do ta kuptojnë që deri në momentin e fundit ata janë keqpërdorur nga politika e Tiranës, nga kjo përçarje që ka ndodhur natyrisht të shtyrë nga deputeti Basha dhe do bëhen pjesë e asaj çfarë është vizioni për zhvillimin e qytetit dhe nga ana tjetër do kuptojnë që shumica e PD nuk është meatë që i ka ngelur vula por qytetarët janë aty ku lufta ndërmjet opozitës dhe pozitës është bërë reale dhe nuk është bërë e tradhtuar. Thënë këtë, natyrisht mendoj që do ketë një pjesë votash, por që do jenë minimale që do shkojnë në krahun e kandidatit të nxjerrë nga zoti Basha por ajo që është e rëndësishmë është që qytetarët durrsakë do të dinë të bëjnë aleancën e duhur me ndryshimin që do mbahet në datën 6 mars në Durrës dhe jo vetëm.
Durrësi prej kohësh është drejtuar nga socialistët, a mendoni se në 6 mars do ndryshojnë ?faqe??
Qytetarët durrsak e kanë treguar shpesh herë që kur pushteti i ka parë ata nga lart me arrogancë, duke i injoruar ata, durrsakët i kanë kthyer monedhën me votën e tyre kundër.
Shembulli më i qartë është ai i vitit 2005 kur në Durrës u bë një rezultat sensacional për atë kohë, sepse megjithëse qeveria e majtë me arrogancën e saj, me influencat që ushtronte në proceset e votimit, në mënyrën se si zhvillohej edhe gara elektorale, qyteti i Durrësit bëri një rezultat sensacional 8 me 0 në favor të opozitës. Sikurëse pas një viti e gjysëm kur mendohej që gjasat do bënte përsëri të njëjtin rezultat në qytetin e Durrësi, durrsakët votuan kundër projektit që u paraqit në atë kohë nga e djathta dhe ja dhanë të drejtën për të administruar qytetin të majtës.
Thënë këtë, unë kam shumë besim që atë se çfarë duan bashkëqytetarët e mi, nga Ishmi në Romanat, do të shprehen me votë në datën 6 mars për ndryshimin e shumë kërkuar. 22 vite janë shumë, për jetën e një njeriu normal, por kjo nuk ka lidhje se janë udhëhequr nga e majta apo do udhëhiqeshin nga e djathta. Unë them se qytetarët durrsakë janë udhëhequr pa zemër, pa vizion, janë udhëhequr thjesht për interesa të ngushta individuale, për fatin tonë të keq.
Nëse do të arrini të zgjidheni nga qytetarët e Durrësit, ju do të keni në dispozicion për të drejtuar qytetin vetëm një vit e gjysëm, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Çfarë do bëni ju gjatë kësaj kohe për qytetin tuaj?
Natyrisht që precedentin në një vit e gjysëm mund të bësh shumë gjëra.
Ne do vendosim në rradhë të parë piketat për atë çfarë qyteti ka nevojë, do përcaktojmë kush do jetë vizioni i qytetit. Atë çfarë zoti na ka falur, pozitën gjeografike, detin, trashëgiminë kulturore neve duhet ti kthejmë në benefite për qytetarët.
Një vit e gjysëm mund të jenë pak por me dëshirën e mirë dhe me dashurinë për qytetin mund të bëhen shumë gjëra. Është një hap, një investim. Unë besoj që qytetarët edhe më mbrapa, nëse do besojnë në projektin tonë do ta vazhdojnë ta aprovojnë zhvillimin e mëtejshëm të këtij projekti edhe në fazë të dytë.
Një mesazh për qytetarët?
Unë qytetarët dhe demomokratët do shohin Ardin, do shohin durrsakun, do shohin atë opozitarin i cili ka luftuar për shumë kauza qytetare, do shohin Ardin specialist që i dhimbset qyteti, do shohin babain i cili do që i biri të jetojë në qytetin e tij. Unë nuk premtoj mrekulli, unë u premtoj mirësi bashkëqytetarëve të mi./E.K-CNA.al
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me...
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në SHBA, ku pri...
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Lu...
Ish kryeministri Sali Berishal, pas prezantimit të kandidati...
Kandidati për kryetar Bashkie në Durrës Ardian Muka, teksa k...
Zgjedhjet e pjesshme vendore, më tepër sesa një proces zgjed...
Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, i dalë nga primare...
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i...
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” duke se ka futur në panik krye...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se po s...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka tentuar sott ë jus...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën në të cilën ndodh...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka dalë sot në një d...
Deputetja Grida Duma vijon të bëjë propagandë, pazareve të L...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha sot në një deklaratë...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka dalë sot në një d...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot gjatë fjalës së tij para d...
Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka folur rreth dosjes To...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...