LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeshtrat e Tabakut për inceneratorët

14 Dhjetor 2021, 14:06, Politikë CNA
Gënjeshtrat e Tabakut për inceneratorët

Jorida Tabaku nënkryetarja e shkarkuar e Partisë Demokratike, ka dalë sot në media duke u hequr triumfatore për inceneratorët, madje-madje ka shkuar deri në atë pikë, duke marrë meritat për arrestimin e ish-Ministrit Lefter Koka.

?PD e denoncoi për herë të parë aferën e inceneraotëvre në nëntor të vitit 2017 pasi kishim analizuar dokumentacionin për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Atëherë bëra një interpelancë me ministrin Damian Gjiknuri, por ajo përfshinte edhe ministrinë e Mjedisit dhe tre bashkitë përkatëse. Ne e kemi denoncuar këtë aferë çdo ditë?, ka thënë Tabaku në një emision televiziv.

Tabaku gënjen kur thotë se PD  ka denoncuar e para dhe fort aferën e inceneratorëve.

Afera e inceneratorëve nuk ka nisur në vitin 2017, por në vitin 2015 dhe kanë qenë mediat që kanë denoncuar skandalin korruptiv, aferën më të madhe të shekullit.

Që nga Birn, CNA.al, Bold News u hodh dritë mbi aferën korruptive, me publikimet vijimësi të dokumentave.

E para që ka dërguar padi në SPAK ka qenë Nisma Thurje por në atë kohë Lulzim Basha ?flinte? në një shtrat, me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Tashmë dyshohet se po kontribuojnë me të gjitha forcat që kanë për mbylljen e kësaj afere, me ngritjen e një komisioni hetimor, sa për sy e faqe.

Ky duket se është shërbimi i fundit që po i bëjnë Lulzim Basha dhe Jorida Tabak, Edi Ramës.

Nisma ?Thurje?, në Qershor të vitit 2020 ka dorëzuar në kallëzim penal për zyrtarët publik dhe personave të tjerë të përfshirë në konçesionet e inceneratorëve.

?Kallëzim penal për zytarët publik dhe personave të tjerë të përfshirë në konçesionet e inceneratorëve, të cilët mund të kenë konsumuar disa vepra penale të parashikuara në Kodin Penal të RSH.

Bazaligjore: Neni 280 dhe 283 iK.Penal, neni 186,248, 258 dhe 287 teK.Penal, Ligji nr.9754, date 14.06.2007, ?Përpërgjegjësinë penale te personave juridike?, thuhet në padinë e siguruar nga ABC Neës.

Nisma thurje pretendon se gjithë grupi i inceneratorëve në Shqipëri, nga i Tiranës, tek i Elbasanit dhe i Fierit ka lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin të cilët lidhen me kompani të regjistruar jashtë vendit.

?Grupi që sot po administron gjithë veprimtarinë e ndertimit dhe operimit të inceneratorëve me skema të partnertetit publik-privat që eshtë inceneratori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës, lidhen me njëri tjetrin nëpërmjet kompanive të krijuara jashtë vendit.

Në media janë hedhur dyshime se kompania EM Kapital e krijuar në Bullgari është një ndër kompanitë ku Klodjan Zoto dhe Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i pronares së vetme të inceneratorit të Elbasanit Stela Gugalli, lidhen me njëri tjetrin në një partneritet biznesi.

Së fundmi, një ndër partnerët në biznes të Mirel Mërtirit, Ilir Dedja, është shpallur në kërkim nga prokuroria e Zimbabëe dhe nga Interpol në lidhje me një aferë korruptive në shtetin e Zimbabëes që përfshinte Ministrin e Shëndetësise së atij vendi. Ministri i Shëndetësisë së Zimbabves është arrestuar, ndërsa Ilir Dedja është shpallur në kërkim.

Njëkohësisht, rreth 2 vjetmëparë, KlodjanZoto ka pasur një çështje të hapur nga prokuroria e Zimbabëes për një ofertë të paraqitur në lidhje me ndërtimin e një inceneratori. Procedurat u bllokuan në atë kohë siç raportohete dhe në mediat online

Implikimi në afera korruptive i këtij grupi, ngre dyshimin e arsyeshëm, se e njëjta skemë përfitimi mund të jetë përdorur dhe në Shqipëri në rastin e kontratave konçesionare?

Ata akuzojnë zyrtarët e dyshuar si përfshirë në këtë aferë për katër vepra penale

-Për prishje të garës dhe barazisë në tendera, keqadministrim të pasurisë publike

-Për falsifikim të objektit të truallit të ndërtimit, shpërdorim të buxhetit të shtetit

-Për evazion fiskal dhe pastram të produkteve të veprës penale

-Për për përfshirje të krimit të organizuar ndërkombëtar/E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga