U plagos në kokë në luftë, dhe nuk fjeti për 40 vjet/ Historia e çuditshme e hungarezit Paul Kern
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, us...
Nga Leor Zmigrod ?The Conversation?
Është një fakt pak i njohur se njerëzit kanë në të vërtetë jo një, por dy sisteme imunitare. I pari, sistemi imunitar biofizik – për të cilin të gjithë kemi dëgjuar shumë -reagon ndaj infeksioneve kur ato hyjnë në trupin e njeriut, duke zbuluar dhe eliminuar ndërhyrës si koronavirusi që shkakton Covid-19.
I dyti është sistemi imunitar i sjelljes, që e përshtat sjelljen tonë për të shmangur në mënyrë parandaluese njerëzit, vendet dhe gjërat potencialisht infektive. Sistemi imunitar i sjelljes është vija e parë e mbrojtjes kundër sëmundjeve infektive. Ai i nxit njerëzit të përshtaten në aspektin social me traditat e njohura dhe të shmangin grupet e huaja, të pangjashme dhe potencialisht infektive.
Në një studim të botuar së fundmi nga Universiteti i Kembrixhit,kolegët e mi dhe unë shqyrtuam ndikimin e sistemit imunitar të sjelljes tek qëndrimet tona ndaj bindjes dhe autoritetit.
Ne zbuluam se përqindjet e larta të sëmundjeve infektive-dhe shmangia e sëmundjeve që promovojnë ato-mund të formojnë në thelb opinionet politike dhe institucionet sociale.
Ne mblodhëm të dhëna nga mbi 250.000 njerëz në 47 vende, dhe analizuam marrëdhënien midis rrezikut të infeksionit (para-Covid) ku ata jetonin dhe qëndrimeve të tyre autoritare, pra shkallën në të cilën ata miratuan konformitetin dhe bindjen ndaj autoritetit.
Ne ishim kuriozë të mësonim nëse rreziku i lartë i infektimit do të aktivizonte sistemin imunitar të sjelljes në mënyra që promovonin besimin e verbër ndaj autoriteteve. Ne u siguruam që ta masim autoritarizmin në një mënyrë politikisht neutrale, për të shmangur rrezikun që rezultatet tona që pasqyronin bindjet apo angazhimet fetare të njerëzve ndaj partive të caktuara politike.
Në fund ne zbuluam një marrëdhënie të qartë midis qëndrimeve autoritare të njerëzve dhe niveleve të sëmundjeve infektive në rajonin e tyre:zonat me një përhapje më të lartë të sëmundjeve infektive, kishin më shumë qytetarë me mendësi autoritariste.
Për më tepër, zonat me përqindje të larta të infeksionit priren të votojnë në mënyrë konservative dhe qeverisen nga ligje më autoritare, pra nga ligje që u imponohen disa anëtarëve të shoqërisë, por jo të gjithëve. Shkalla e infektimeve lidhej veçanërisht me këto ligje hierarkike ?vertikale?, dhe jo me ligje ?horizontale? që prekin të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, dhe kjo sugjeron se normat e sëmundjeve infektive ndikojnë në mënyrë unike mbi preferencat e njerëzve ndaj strukturave hierarkike të pushtetit.
Modeli i këtyre rezultateve ishte çuditërisht i qëndrueshëm kur krahasoheshin 47 vendet përfshirë këtu dhe shtetet amerikane,si dhe rajonet dhe qytetet metropolitane amerikane. Këto efekte vazhduan edhe pas llogaritjes së variablave demografikë rajonalë si arsimimi, pasuria dhe pabarazitë, gjë që sugjeron ekzistencën e marrëdhënieve të drejtpërdrejta dhe domethënëse midis sëmundjeve infektive dhe besimeve, si dhe sjelljeve autoritare.
Po ashtu, ne zbuluam më tej se marrëdhënia midis niveleve të infeksionit dhe autoritarizmit, ishte specifike për infeksionet që mund të merren edhe nga të tjerët, si fruthi apo kolera.
Këto rezultate mbështesin idenë se ekziston një mekanizëm social dhe i sjelljes, që lidh rrezikun e infeksionit dhe autoritarizmin. Një përhapje e lartë e infeksioneve nga njeriu te njeriu duket se çon në sjellje shoqërore konformiste dhe që potencialisht e zvogëlojnë rrezikun e infektimit të njerëzve nga ata që nuk përputhen apo që nuk i ngjajnë shumicës. Prandaj, sëmundjet infektive si Covid-19 mund të ndikojnë shumë tek ideologjitë dhe institucionet shoqërore.
Në epokën e Covid-19, ne të gjithë jemi duke jetuar me sisteme imunitare të mbivlerësuara të sjelljes. Ne e kemi ndryshuar mënyrën se si shoqërohemi dhe lidhemi me njerëzit e tjerë; kujt i lejojmë të hyjë në hapësirat tona; dhe si e llogarisim ekuilibrin midis lirisë personale dhe sigurisë kolektive.
Po çfarë do të thotë kjo për të ardhmen tonë politike? A do të na shtyjë frika nga Covid-19 drejt jetesës në shoqëri më autoritare? Si mund të rivendosim një ekuilibër psikologjik-dhe një preferencë ndaj anti-autoritarizmit politik-pa rrezikuar veten dhe të tjerët?
Hapi i parë i pashmangshëm është zvogëlimi i rreziqeve reale të infeksionit. Pa një zvogëlim të rreziqeve të vërteta shëndetësore përmes programeve efektive të vaksinimit dhe politikave shëndetësore, trupat tanë shumë njerëzorë do të priren natyrshëm drejt mbrojtjes, konformitetit dhe frikës ndaj rrezikimit të shëndetit.
Në fakt, Covid-19 ka sjellë me vete një valë globale politikash autoritariste që e kanë justifikuar forcimin e kufijve kombëtarë dhe kufizimin e të drejtave të përditshme. Në studimin tonë, ne zbuluam se edhe nivelet historike të infeksionit nga dekada më parë parashikojnë atë që besojnë qytetarët, se për kë votojnë dhe si qeverisen sot.
Gjithsesi, ndërsa instinktet tona për të shmangur infeksionin janë të ndërtuara prej kohësh- sistemi imunitar i sjelljes është dokumentuar tek specie të ndryshme si minjtë, bretkosat dhe shimpanzetë – njerëzit janë të pajisur me kapacitete të mëdha mendore për të kapërcyer paragjykimet dhe për t?u përshtatur me fleksibilitet ndaj ndryshimeve.
Nëse është imagjinata jonë shumë e evoluar ajo që e lehtëson sistemin imunitar të sjelljes, atëherë është imagjinata jonë e pasur dhe emfatike që mund të na shpëtojë nga efektet anësore toksike.
Kontakti i sigurt me ata që jemi udhëzuar të shmangim – madje edhe kontaktet imagjinare, intelektuale apo virtuale, përmes filmit, literaturës, lajmeve apo miqve – është një antidot i fuqishëm ndaj ksenofobisë që mund të shfaqet kur kemi frikë nga infeksionet.
Këto forma të prekjes jo fizike, mund të na kujtojnë gjithçka kemi të përbashkët dhe gjithçka që mund të humbim nëse i shmangim kontaktet dhe kujdesin. Ndoshta zgjidhja qëndron në pasjen e qëndrimeve anti-autoritare që mbrojnë hapjen, përfshirjen dhe arsyetimin shkencor në vend të mendimit mitik, ideologjik apo konspirativ.
Kapërcimi i pandemisë COVID-19 dhe përçarjet ngjitëse brenda politikës sonë mund të jenë detyra të ndërthurura që kemi përpara. Shëndeti i shoqërisë -?organi politik? kolektiv – kërkon shëndetin dhe elasticitetin e trupave dhe mendjeve tona. Imuniteti është në thelb politik.
https://theconversation.com/covid-19-could-nudge-minds-and-societies-towards-authoritarianism-168540
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, us...
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel “Foreign Policy”Kur dëgjon atë që thonë pol...
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një gru...
Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozoj...
(Pjesa e dytë)I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tun...
Vjeshta ka mbërritur tashmë, dhe kjo do të thotë veshje e pë...
(Pjesa e parë)Për mijëra vjet, njerëzimi ka krijuar struktur...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Faleminderit Zotit që ke...
Nga Mark T.Mitchell “The American Conservative”Nuk jam vaksi...
Në vitin 1935, kreu i SS-ve nazistë Hajrih Himler krijoi “Ah...
Nga Carl Karlsson “World Crunch”A është kjo Suedia…apo Siçil...
Nga Sojin Lim “The Conversation”Kur presidenti i Koresë së J...
“The Washington Post”“Pandora Papers”, është një investigim ...
Nga Jennifer Welsh “Live Science”Kanceri është një gjendje s...
Nga Sean Lang “History Extra”Fjalët kanë fuqinë që ta ndrysh...
Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”Që nga viti 2019, analistë...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhir...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...