web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përditësimet e fundit në rang kombëtar deri në orën 12:00/ PS fiton bindshëm

27 Prill 2021, 10:19, Politikë CNA

Publikohen të dhënat e fundit nga KQZ për ecurinë e numërimit të votave në vend.

Deri në orën 12:00 Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë bindshëm rezultatin elektoral në rang kombëtar. Teksa janë numëruar 4843 nga 5199 qendra votimi në total, Partia Socialiste sipas të dhënave ka marrë deri tani 48.63% të votave.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka siguruar deri tani 39.38%. Konfiguracioni elektoral për Lëvizjen Socialiste për Integrim është shumë i ulët në krahasim me zgjedhjet e 2017.

Bazuar në shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky subjekt politik në rang kombëtar ka marrë deri tani 6.86% të votave, kurse 2.25% kanë shkuar për Partinë Social-Demokrate, që drejtohet nga Tom Doshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga