LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zbulon planin për familjen/ “Gratë do të paguhen njësoj si burrat”

11 Prill 2021, 07:41, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Burrel, ku ka folur me gratë matjane për problemet me të cilat po përballen sot.

Basha ka prekur çështjen e emigracionit, largimin e rinisë dhe papunësisë që pengon të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Sipas tij, emigracioni shkakton plagë të madhe dhe për këtë Basha zbuloi planin e PD që parashikon përmirësimin e kushteve për gratë dhe për rininë në veçanti ku përfshihen trajnimet profesionale, paga të barabarta me burrat.

?Shoqëri me pasuri të mëdha natyrore që nuk dinë t?i japin gruas vendin që meriton mbesin në vend. Shoqëri shumë më pak të pasura me burime natyrore, por kur gruaja ka të njëjtën mundësi si burri, ku vajzat dhe djemtë kanë të njëjtën mundësi për të ecur përpara, ndërtojnë mirëqenie, ndërtojnë ekonomi, ndërtojnë një bashkëjetesë në harmoni, ecim përpara ekonomikisht, ecim përpara në shëndetësi, në arsim, në kulturë, dhe jetojnë në kushte shumë më të gëzueshme dhe shumë më harmonike sesa shembulli i parë që ju dhashë. Ku jemi në raport me këtë? Ku jemi në raport me këtë realitet? Ne kemi dëgjuar shumë fjalë. Në këto 8 vite janë bërë premtime pafund për çdo fushë të jetës e në veçanti për gruan shqiptare.

Por në fakt realiteti është se papunësinë më të madhe e vuajnë gratë, se plagën e madhe të emigracionit që ka krijuar largimi i të rinjve e vuajnë nënat. Fakti është se si në çdo fushë tjetër të jetës dështimet e këtyre 8 viteve në raport me të drejtat e grave, me mundësitë e grave për punësim, me pagat e barabarta nuk mund të fshihen pas fasadës. Jo më kot në programin tonë për qeverisjen e pas 25 Prillit gruaja zë një vend të veçantë dhe ne e kemi futur në program nën një titull mund të them i cili është i thjeshtë për t?u kujtuar ?grua e fortë, Shqipëria e fortë?.

Por nuk është i lehtë për t?u zbatuar. Që të zbatohet na duhet ndihma e të gjithë nënave, e të gjithë bashkëshorteve, e gjithë motrave dhe grave shqiptare e gjithë vajzave shqiptare. Na duhet në radhë të parë për të korrigjuar dështimin më të madh që është ekonomia. Një nga plagët më të mëdha të qarkut Dibër, pjesë e cilës është dhe Mati, është papunësia dhe tek papunësia dallojmë dy grupe të cilat janë më të gatitura, rinia dhe gruaja. Pothuajse 80% e grave të qarkut të Dibrës janë pa punë. Janë pa punë, të tjera janë llafe kot, janë fjalë kot. Edhe në qarqe të tjera papunësia e grave është shumë e lartë. Si do ta adresojmë ne këtë?

Së pari, duke mundësuar nëpërmjet shtytjes pozitive, asaj që quhet diskriminimi, të trajnojmë dhe të ritrajnojmë, t?i japim mundësin për trajnim dhe ritrajnim profesional të paguara nga qeveria grave shqiptare, ç?ka është e domosdoshme për t?i përgatitur për tregun e punës dhe kjo do të ecë paralel me përpjekjet tona.

Masat fiskale dhe ekonomike që do të sjellin investime shqiptare dhe të huaja. Investimet kërkojnë krah të kualifikuar pune të çdo niveli, nga niveli bazik i prodhimit te niveli i menaxhimit. Ndaj, në planin tonë, përfitimi që do të ketë rinia me 20 trajnime profesionale nga Aleanca Europiane e Universiteteve me financim shqiptare por edhe të Bashkimit Europian, do të përfitojë edhe gruaja shqiptare, edhe vajzat shqiptare, të rejat shqiptare.

Së dyti, duhet të garantojmë që ajo që shkruhet, të zbatohet. Shkruhet që për punë të barabartë gratë duhet të kenë pagë të barabartë me burrat. Ne e dimë fare mirë që ky nuk është realiteti, as në shtet, as në privat. Moszbatimi i këtij rregulli bazë, sjell si pasojë shfrytëzimin. Shfrytëzimin e gruas, gjysmës së shoqërisë e cila bën dyfishin e punës, kur është e punësuar, orarin e punës dhe pastaj pjesën tjetër të kohës ja kushton familjes, fëmijëve. Si mund të kemi ne fëmijë të shëndetshëm dhe një të ardhme të sigurt në qoftë se nuk garantojmë pagë të barabartë për kushte të barabarta, jo me letër por me fakt dhe ky është një prioritet i programit dhe i planit tonë të hartuar me disa nga ekspertët dhe zonjat më të nderuara të Partisë Demokratike, eksperte po kështu të shoqërisë civile dhe mendime Europiane? u shpreh Basha.

Kreu demokrat tregoi edhe planin për familjet e reja ku sipas tij, programi parashikon që 5 mijë çifte të reja çdo vit do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe shteti do të subvencionojë 100% interesat e kredisë.

Gjithashtu zbuloi se në planin e tij përfshihet dhe bonusi prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijët nga momenti i lindjes deri në momentin që arrijnë 5 vjeç, tekste shkollore falas, zgjatja e orarit të mësimit me vakte të paguara nga shteti dhe financimi 100% i bursave për studentët që vijnë nga familje me të ardhura deri 640 mijë lekë të vjetra në muaj, janë vetëm disa nga vendimet e para.

?Së treti, një nga shqetësimet kryesore dhe preokupimet kryesore për ju është famija, është më kryesori faktikisht, është fëmija. Ku është shteti në raport me familjen shqiptare? Është zhdukur nga radari. Ku do të jetë nesër me ne? Për ne familja është gurëthemeli i shoqërisë, për Partinë Demokratike, për Partinë Popullore Europiane, pjesë e të cilës jemi. Ne besojmë se familja është ambienti më i shëndetshëm për të rritur individë të suksesshëm dhe për t?i dhënë mundësinë shoqërisë të eci përpara.

Së pari, do t?i mundësojmë çifteve të reja që jo thjesht të lidhin kurorë me letra, por të kenë mundësi të blejnë një banesë. Prandaj, punësimi, pagat e mira janë qëllimi kryesorë i programit tonë, por nuk mjafton, ne do të subvencionojmë nga buxheti i shtetit 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra, 20 mijë çifte në krye të 4 viteve do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe ne do të subvencionojmë 100% interesat e kredisë, një skemë që e aplikojnë edhe vende perëndimore.

Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të tkurret, ca nga emigracioni, e ca nga fakti që po bie në pikiatë lindshmëria. Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë se sa mbahet mend në 40 apo 50 vjet. Faktori i dytë është që edhe kur ke një vend pune, kosto e fëmijës është e papërballueshme. Ndaj, duke filluar nga muaji i parë i qeverisjes tonë, ne do të adoptojmë bonusin për fëmijët që është 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nga momenti i lindjes deri në momentin që arrin 5 vjeç?, ka thënë ndër të tjera Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga