web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Planet janë gati"/ Rama: Në qershor nisin Kantieret e Rindërtimit

29 Prill 2020, 15:17, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak më parë se rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti nuk është harruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se planet janë bërë gati dhe tregon se në qershor do të nisin Kantieret e Rindërtimit.

“Pavarësisht dy goditjeve të rënda që na ranë mbi kokë dhe sollën shumë taksirate për njerëzit e për vetë shtetin, Tërmeti dhe Armiku i Padukshëm, ne nuk u gjunjëzuam dhe me durim e me mundim, do t’ia dalim me sukses e do të ringrihemi më të mirë e më të fortë, sëbashku.

Të gjithë të prekurit nga tërmeti do t’i kthejmë në shtëpi siç jemi zotuar. Tanimë planet janë bërë, projektet po mbyllen, procedurat e shumë garave janë në proces dhe në qershor nisin Kantieret e Rindërtimit”, thekson kreu i qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga