"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Mësues me gjithnjë e më pak nxënës! Fenomeni i emigrimit ka prekur ndërkohë sistemin arsimor në Kosovë. Por dëmtimi i arsimit pengon transformimin e Kosovës, ngrenë zërin ekspertët.
Edhe dy karrige të tjera do të mbeten bosh në një klasë të shkollës së mesme të ulët “4 Prilli?, në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt. Dy nxënës e kanë braktisur shkollën këtë vit të ri shkollor, për arsye të largimit të familjeve të tyre nga Kosova.
Braktisja e Kosovës nga qytetarët për një jetë më të mirë drejt shteteve të Bashkimit Evropian konsiderohet nga ekspertët si ndër fenomenet që do ketë pasoja të rënda për Kosovën. Zvogëlimi i numrit të nxënësve po prek edhe mësimdhënësit e tyre. Zymer Haliti, arsimtar i lëndës së gjuhës shqipe në shkollën fillore të mesme të ulët “4 prilli?, në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt është i shqetësuar. “Si çdo ditë shkoj në punë, si mësimdhënës i gjuhës shqipe?! Por, kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë, jo vetëm mua, por edhe kolegët e tjerë. Sapo shkova në klasën e tetë, i pyeta nxënësit kujdestarë se kush mungon? Ata më treguan se dy nxënës s’do të vijnë më në shkollë! Këta dy nxënës kanë shkuar javën e kaluar për në Gjermani dhe s’do të jenë më me ne, s’do të vijnë më në shkollë?Dy karrige edhe sot mbetën bosh!?, tregon mësuesi Haliti.
Mësuesit e shkollës “4 Prilli” flasin me nxënësit që megjithë gjendjen e vështirë t’u ndezin shpresën për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë, por zëri i tyre duket se është më i dobët, se dëshira për t’u larguar. Mësuesi Zymer Haliti e di: Edhe në muajt e ardhshëm, ai ka për të marrë lajme për nxënës të tjerë të larguar. “Gjatë bashkëbisedimit tim me nxënësit e mi edhe të tjerë treguan se shumë shpejt edhe ata do të largohen nga Kosova. E kjo gjë na shqetëson shumë.? shprehet ai.
Migrimi dëmton arsimin
Të dhënat e studimit të rinisë 2019 të bërë nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert në Prishtinë tregojnë se 51% e të rinjve shqiptarë nga Kosova kanë si qëllim të qartë largimin nga vendi. Edhe 55% e të rinjve serbë të Kosovës kanë qëllim të fortë të migrojnë. Sipas të dhënave të EUROSTAT, gjatë vitit të kaluar Kosovën e kanë lënë 34,500 qytetarë.
Ekspertët lidhur me këtë problematikë vlerësojnë se jo rastësisht faktor kryesor që i shtyn qytetarët për të emigurar janë arsyet ekonomike, papunësia, vështirësitë për të siguruar punë, paqëndrueshmëria dhe pasiguria në vendin e punës për ata që janë të punësuar, paga e ulët, mungesa e një standardi të mirëfilltë dhe kushtet e vështira të punës.
Sipas sociologes, Bukurie Rrustemi ky fenomen po dëmton edhe arsimin e Kosovës. “Fenomeni i migrimit e ka dëmtuar në vazhdimësi shtetin e Kosovës dhe shkollat e Kosovës, kur dihet fakti se të larguarit nga këtu janë pikërisht të rinjtë, apo fuqitë punëtore të tanishme dhe të ardhshme të Kosovës. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se migrimi familjar që ka ndodhur viteve të fundit ka shkaktuar edhe zbrazjen e shkollave në vend, sidomos në vendbanimet rurale, ku dukshëm ka rënë numri i nxënësve, të cilët migrojnë së bashku me familjet e tyre. Diku sipas statistikave zyrtare, vetëm në komunat mesatare ku numri i popullësisë varion nga 60-80 mijë banorë, gjatë dy viteve të fundit mbi 500 nxënës kanë braktisur shkollën dhe kanë migruar drejtë BE-së. Rast i tillë është komuna e Malishevës.?, thotë Rrustemi.
Largimi i të mirëarsimuarve pengon transformimin e Kosovës
Emigrimi i të rinjve sjell pasoja serioze sociale, ekonomike e kulturore. Me plakjen e popullësisë ose siç njihet në demografi “Moshnimi Demografik? bie edhe nataliteti në vend. Pasojat e rënies së natalitetit janë ekonomike e sociale. Edhe Kosova sipas demografëve ka një ulje drastike të lindjeve dhe nëse do të vazhdojë një trend i tillë i natalitetit brenda 10 viteve numri i popullsisë në Kosovë pritet të pësojë rënie të ndjeshme.
Sipas ekonomistit Fadil Sahiti, Kosova po humb më së shumti kuadro të kualifikuar. “Nëse flasim për të rinjtë të edukuar dhe të arsimuar mirë, ata që kanë arritur të fitojnë ekpertizë të caktuar në fusha të ndryshme dhe që kanë vendosur ta lëshojnë vendin, atëherë Kosova humb mjaft. Këtu para se gjithash e kam fjalën për mjekët, inxhinierët, arkitektët, ekonomistët e shkolluar. Sigurisht që këtu Kosova humb mjaft, sepse kemi të bëjmë me një kategori njerëzish që mund të japin kontribut të çmueshëm për transformimin e vendit.”
Krahas largimit të të mirëarsimuarve, shoqërinë kosovare e dëmton edhe largimi i të rinjve, thjesht sepse nuk gjejnë një “punë të dinjitetshme në Kosovë”, sipas ekonomistit Fadil Sahiti. Punëtori i thjeshtë në Kosovë konsiderohet si ‘argat ditor’, thotë ai. “Përkundër ligjit të punës që është i aprovuar, këtu punëtori, po flas për një numër të madh të të punësuarve në sektorin privat, nuk gëzon asnjë të drejtë. As nuk kanë sigurim shëndetësor, as akumulim të fondit pensional, si dhe një varg të drejtash tjera që i parasheh ligji?, përfundon Sahiti./ DW
Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga rake...
Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lart...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë pasi a...
Katër oficerë policie kanë humbur jetën gjatë një sulmi në ...
Presidenti Donald Trump po vijon me sulmet ndaj ligjvënësve ...
A ka përfunduar ribashkimi gjerman pas gati 30 vjetësh? Aspa...
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë u ka ndaluar zyrtarë...
Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në një ...
Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja misterioze e 23 vjeç...
Një projekt me rëndësi rajonale synon të rrisë bashkëpunimin...
Në veri të Sirisë kanë mbetur me mijëra ish-luftëtarë të IS ...
Xhamal Kashogi, kritiku i fortë i qeverisë së Arabisë Saudit...
“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania ...
Në fillim të këtij viti, saktësisht me 2 shkurt, Kuvendi i K...
Ndahet papritur nga jeta në moshën 27-vjeçare gazetarja e BB...
Njëri ndër njerëzit e besuar të Presidentit të SHBA-së, Dona...
Nga një zjarr në kampin e mbipopulluar të refugjatëve Moria ...
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deput...
Rreziku është i qartë – përmasat e armatimit ilegal të ekstr...
Dy vite pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...