Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga një zjarr në kampin e mbipopulluar të refugjatëve Moria në ishullin Lesbos kanë humbur jetën dy persona. Prej muajsh numri i refugjatëve sa vjen e shtohet. Shumë kampe greke rrezikohen nga kolapsi.
Të dielën në orët e para të pasdites ra sirena e alarmit. Sipas të dhënave të policisë kishte shpërthyer një zjarr në një ullishte, që ndodhet jashtë kampit të rrethuar të Moria-s ? edhe atje janë strehuar mijëra vetë, sepse vetë kampi po pëlcet nga mbipopullimi. 20 minuta më vonë shpërtheu një tjetër zjarr brenda kampit, me sa duket në një konteiner banimi, ku ishin vendosur disa familje.
Policia ka konfirmuar vdekjen e një gruaje. Administrata rajonale, agjensia për refugjatë e OKB-së, si dhe mediat greke njoftojnë se edhe foshnja e saj ka rënë viktimë e flakëve. Kryetari i bashkisë së Lesbos Stratis Kytelis shpjegon në një intervistë televizive se flakët kanë përfshirë hapësirat e gjelbëruara aty ngjitur. Një hektar tokë është djegur.
Kampi i refugjatëve Moria në përgjithësi është i mbyllur për shtypin. Në videot nga kampi, që ishin xhiruar të dielën siç duket me smartfonë, shihen re të mëdha tymi dhe njerëz të tmerruar. Disa prej tyre, sipas dëshmitarëve okularë kanë sulmuar zjarrfikësit, zyrtarët, dhe guvernatorin e rajonit të Egjeut Verior.
Policia përdori gaz lotsjellës për të zotëruar situatën. Kryetari i Bashkisë paralajmëron se situata në ishull mbetet e tensionuar. “Merreni me mend, se çfarë ndodh, kur më shumë se 12.000 vetë mblidhen në një kamp, që është bërë në fakt për 2800 njerëz”, tha ai në stacionin TV- Skai. Njësitë speciale të policisë u dërguan të dielën në Lesbos, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
“Kaos në Moria” ishte titulli kryesor i gazetës konservatore Eleftheros Typos. Gazeta e redaktorëve me orientim të majtë kritikonte ndërhyrjen e ruajtësve të rendit. “Ndërsa kishte shpërthyer zjarr, njerëzit mbyteshin edhe me gaz lotsjellës”, thotë një dëshmitar okular.
Rritje e numrit të ardhjeve të reja në Lesbos
Prej vitesh mediat greke dhe ndërkombëtare denoncojnë “ferrin në Moria”. Kampi i refugjatëve në ishullin e tretë më të madh grek të Lesbos është kronikisht i mbipopulluar. Njerëzit duhet të rrinë në rradhë me orë të tëra për të marrë ushqimin e një vakti. Dushe dhe banjo nuk ka thuajse fare në dispozicion. Edhe në vitin 2016 në Moria humbën jetën 2 persona nga zjarri. Kryeministri i atëhershëm, Alexis Tsipras premtoi menjëherë se do të bënte gjithçka për të përmirësuar kushtet e jetesës së emigrantëve.
Që atëherë nuk ka ndryshuar shumë gjë. Në mes të shtatorit drejtori i kampit të refugjatëve, Jannis Balbakakis dha dorëheqjen. “Unë po largohem me kokën lart, por jam i lodhur” ishte komenti i tij i parë pas dorëheqjes. Pak më vonë megjithatë ai deklaroi në një intervistë në radio se jep dorëheqjen për “arsye personale”.
Pas mbërritjes së 3.000 refugjatëve me anije në gusht, situata në kampin plotësisht të mbipopulluar ka vazhduar të tensionohet. Më shumë se 14.000 njerëz kanë ardhur nga Turqia në ishullin Lesbos në vitin 2019. Në fillim të shtatorit në Moria pati sërish trazira, ndërsa migrantët e rinj gjuajtën me gurë policët dhe punonjësit e kampit.
Të rinjtë kërkonin të largoheshin nga ishulli e të shkonin në gadishullin grek. Gjithsesi për të hënën (30.9.) ishte planifikuar që 250 migrantë të dërgoheshin në gadishull. Nëse kjo do të ndodhë, nuk është e sigurtë pas trazirave të fundit, raporton stacioni televiziv shtetëror ERT.
Mitsotakis demonstron gatshmëri për të përmirësuar gjendjen
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis premton të veprojë: Kabineti qeveritar u mblodh të hënën për të vendosur masat për “mbrojtjen më efektive të kufijve”. Agjensia kufitare Frontex ka këtu një rol të rëndësishëm. Përveç kësaj qeveria e re konservatore synon të shpejtojë shqyrtimin e kërkesave për azil. Me këto masa Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer do të njihet këtë javë gjatë vizitave në Greqi dhe Turqi. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm që Athina nuk mund ta zgjidhë këtë problem e vetme”, paralajmëroi analisti politik George Sarantakos në kanalin TV Open: “Edhe qeveria më e mirë në botë nuk mund ta zgjidhë këtë problem e vetme”./ DW
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deput...
Rreziku është i qartë – përmasat e armatimit ilegal të ekstr...
Dy vite pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, d...
Policia greke ka zhvilluar një superoperacion, kundër trafik...
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molli...
Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastia...
Roja bregdetare greke njoftoi se bllokoi mesditën e së dielë...
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë...
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë ...
Një anije me 538 pasagjerë është përfshirë nga flakët ditën ...
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar një shtetas shqip...
Nuk është më probabilitet, por realitet; përshkallëzimi i lu...
Për të katërtën herë që nga viti 2001, në Afganistan votohet...
Pas abuzimit seksual të përsëritur nga klerikët, në Gjermani...
Më shumë se 30 ministra të Jashtëm dëgjuan fjalimin e minist...
Presidenti i ri i Salvadorit, Nayib Bukele ka shtangur të gj...
Vitin e kaluar kemi shikuar filmi i “përkufizimeve”, sipas s...
Donald Trump ka vënë nën presion Volodymyr Selenskyjn në tel...
Serbia ka humbur 350 milionë euro si pasojë e vendosjes së t...
Një shqiptar, punojës i një kroçere turistësh ka fituar bete...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...