Selenskyj, "shërbëtor" i Donald Trump
Donald Trump ka vënë nën presion Volodymyr Selenskyjn në tel...
Vitin e kaluar kemi shikuar filmi i “përkufizimeve”, sipas së cilit Serbia nuk ka shpëtim, nëse nuk ndahet nga Kosova. Ndërsa tani po shohim pazaret e Vuçiçit me fuqitë e mëdha perëndimore.
Ditët e kaluara kancelarja Angela Merkel është parë shumë shpesh në faqet e para të portaleve në Serbi: Serbisë në zëvendësim për njohjen e Kosovës i ofrohet një fabrikë e Volkswagenit; Serbisë i ofrohet anëtarësim më i shpejtë në BE… Merkel ua ka kthyer shpinën shqiptarëve dhe pranon ndryshimin e kufirit…Po të vinte dikush nga Marsi në Tokë, do të mendonte se kancelarja gjermane e ka humbur rrugën në ndonjë treg dhe aspak nuk di të bëjë pazar – vetëm ofron gjithnjë e më shumë gjëra.
Por sa mund t’i besohet këtyre mediave, u pa ditën e martë kur ato pohonin se Vuçiçi i ka thënë Merkelit që gjërat nuk shkojnë kështu – ndonëse Merkel dhe Vuçiç ende nuk ishin takuar. Duket se dikush nga delegacioni i Vuçiçit në SHBA u ka dhënë këtyre mediave një teskt që duhet të botojnë, por ka harruar t’u thotë se takimi është shtyrë për një ditë më vonë.
Për përbërjen e bisedës pas takimit me Merkelin ka njoftuar vetëm një person – vet Aleksandar Vuçiç. Për kumtesën e kancelares Merkel nuk kishte asnjë fjalë. Vuçiçi mbetet pra burimi i vetëm që njofton nga ky takim.
Nga deklarata e tij mësohet se nga Berlini nuk ka asgjë të re për çështjen e Kosovës. Ndërsa tabloidet e Serbisë e kanë marrë vetëm një gjysmëfjali dhe kanë bërë sensacion. Vuçiçi ka deklaruar se Merkel është e mendimit se duhet të “negociohet deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje”. Dhe kjo fjali është interpretuar si ndryshim i qëndrimit të ngurtë gjerman kundër ndryshimit të kufijve.
Kjo është edhe një kotësi, por edhe sikur të thoshte Merkel një gjë të tillë, shtrohet pyetja: Pse pikërisht tani ka filluar ky lloj destanti për çështjen e Kosovës, në mediat e afërta me regjimin?
Duket se ka filluar faza e dytë e zierjes së zhabës, më mirë thënë opinionit serb.
Verën e kaluar kemi parë fazën e parë të zierjes, me titull “përkufizimi”. Thuhej se Serbia do të përballet me rënie të madhe ekonomike, shqiptarët po përjetojnë një bum demografik dhe së shpejti do të mbërrijnë deri në Nish, do të ketë katastrofë. Vulini konstatoi: “Nëse nuk ndahemi me shqiptarët, do t’i kemi punët shumë keq”.
Në fazën e dytë tani po flitet për çmimin.
Në fjalorin e pazarit, Vuçiçi është i pari me pohimet se shqiptarët nuk duhet t’i fitojnë të gjitha e serbët asgjë. Nuk ke nevojë për tepër inteligjencë të kuptosh se ai është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse arrihen kushte të pranueshme. Në vend se të publikojë planin e tij përfundimtar për Kosovën dhe të thotë çfarë do, ai thotë se çfarë nuk do. Vuçiçi po bën pra pazar.
Një pjesë e kundërshtarëve të tij shpreson se pushtetmbajtësi i plotfuqishëm do të rrëzohet me temën e Kosovës. Ndërsa të tjerët shpresojnë se Vuçiçi do ta përfundojë këtë temë të pakëndshme.
Vuçiçi e di se çfarë dhe kujt i ka dhënë premtime në qarqet ndërkombëtare. Koha po kalon dhe e vërteta do të dalë në shesh. Ndaj tani ai po i jep gaz kësaj çështjeje. Opinionit po i ofrohen versione të ndryshme se si mund të nënshkruhet pavarësia e Kosovës, por duke kritikuar mediat, opozitën dhe të gjithë ata të cilët marrin guximin të flasin kundër politikës së tij.
Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen. Nëse ato bojkotohen nga partitë më të mëdha opozitare, nuk ka pikë dyshimi se SNS (Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit) do të ketë dy të tretat e mandateve në Parlament, të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës. Mendohet se ai do të ketë edhe ndonjë opozitë të gatshme për të mbështetur politikën vizionare të tij për Kosovën. Dhe natyrisht Sheshelin, i cili para vëzhguesve ndërkombëtarë do të luajë nacionalistin e tmerrshëm.
Më pas do të fillojë faza e tretë e zierjes së zhabës – përgatitja për referendum dhe aminimi i marrëveshjes me Prishtinën. Kjo fazë do të jetë shumë e rëndë për ata që nuk kanë stomak të fortë, sepse do të vijë faza, kur nacionalistët dhe luftënxitësit e viteve 90-të, do të bindin qytetarët që të votojnë kundër gjërave, për të cilat vetë ata janë angazhuar plot 30 vjet.
Kancelarja Merkel ka premtuar gjoja se do të vijë edhe në Serbi për vizitë. Besoj se Vuçiçi këtë gjysmëvjetor do të jetë një nxënës shumë i mirë./ DW
Donald Trump ka vënë nën presion Volodymyr Selenskyjn në tel...
Serbia ka humbur 350 milionë euro si pasojë e vendosjes së t...
Një shqiptar, punojës i një kroçere turistësh ka fituar bete...
Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian (PE) k...
Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm ka goditur Stambollin. O...
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti france...
Njëri i dërguar i Zotit, tjetri i egër dhe tjetri, që anashk...
Kina është eksportuesja më e madhe e mallrave të konsumit dh...
Një raport i posaçëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se ...
Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi presidentit ukrain...
Të mërkurën partitë politike në Kosovë hapën edhe zyrtarisht...
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë kanë...
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjole, në...
Presidenti iranian Hassan Rouhani pritet të mbajë një fjalim...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të ma...
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalës së tij para A...
Para disa muajsh presidenti i SHBA deklaroi zhvendosjen e tr...
Për të 40-n herë Çmimi Nobel Alternativ nderon njerëzit, që ...
Grupet parlamentare të Bundestagut gjerman kanë autorizuar Q...
“Për ne është e qartë, që Irani e mban përgjegjësinë për kët...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...