Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dy vite pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, duket se politika e jashtme gjermane ka mbetur pa ide të qarta. Ky është një moment i keq.
Në Berlin janë mësuar me kritikat e Donald Trumpit. Presidenti amerikan ankohet më së shumti, se Gjermania nuk po paguan sa duhet para për sektorin e mbrojtjes. Tani në një telefonatë ai është ankuar edhe për politikën e jashtme gjermane: “Gjermania nuk po bën gati asgjë për ju”, citohet të ketë thënë Trumpi në një telefonatë. Qeveria gjermane është e mendimit të kundërt.
Miqësia e ngushtë e Gjermanisë me SHBA është një nga dy shtyllat e politikës së jashtme prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Prej ardhjes së Trumpit në pushtet, kjo shtyllë është lëkundur. Presidenti amerikan ende nuk e ka vizituar Berlinin zyrtarisht pas marrjes së pushtetit, ndërkohë që sulmet kundër Gjermanisë nuk kanë të ndalur. Se çfarë fshihet pas kësaj, mund të shihet edhe nga telefonata me presidentin e Ukrainës. Marrëdhëniet transatlantike janë cënuar seriozisht.
Qeveria gjermane po përpiqet të zgjerojë kanale të tjera bashkëpunimi, por problemet me Trumpin mbeten. Opozita pohon, se kancelarja Merkel ende nuk ka gjetur rrugën më të mirë të komunikimit me Trumpin: “Mungojnë impulset për përpimirësimin e raporteve me SHBA”, thotë shefi i liberalëve Christian Lindner, i cili mendon se politika e jashtme gjermane po shënon lodhje.
Angela Merkel duket si “rosë e çalë”
Para dy vitesh Angela Merkel ka filluar edhe një mandat tjetër të Unionit së saj CDU/CSU dhe SPD. Shumëkush e ka pasur të qartë se ky është mandati i saj i fundit, por nuk ka qenë e qartë se ajo vetëm pas dy vitesh në arenën ndërkombëtare do të shihet si një “rosë e çalë”.
Si “lame duck” quhen në SHBA presidentët nga fundi i mandatit të tyre, sepse humbin peshën politike. Jana Puglierin nga Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme beson se ndërkohë Angela Merkel po kuptohet si e tillë. “Në planin e brendshëm politik ndoshta nuk mund të arrijë shumë, por në politikën e jashtme ka ende hapësirë”, mendon ajo.
Përgjigja ndaj Macronit
Gjermania ende ka mundësi veprimi në Bashkimin Evropian, por Gjermania tani është nën presion, për shkak të Breksitit të mundshëm dhe nacionalizmave të tjerë. Angela Merkel ia doli që për herë të parë pas 50 vitesh të emërohet në krye të Komisionit Evropian një gjermane. Ajo mund të ketë influencë të madhe në Berlin, por edhe në Bruksel.
Në marrëveshjen e koalicionit mes CDU, CSU dhe SPD thuhet se qëllimi është forcimi i BE. Por kryetarja e re e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer ende nuk është përgjigjur ndaj propozimeve të Macronit për reformën e BE. Macroni ka filluar tani të marrë vet në dorë fatin e Evropës.
Macroni takohet me Putinin, këshillohet për krizën në Ukrainë, Macroni fton ministrin e Jashtëm të Iranit në takimin e G7-ës, Macroni po bën aleanca jashtë BE. “Parisi është shumë aktiv, ndërsa Berlini po hesht”, konstaton Jana Puglierin. Mungesa e ideve në Berlin konsiderohet si lodhje e Merkelit në këtë post. Ylli i Angela Merkelit duket se po zbehet në BE. “Gjermania kaherë ia ka dorëzuar Francës rolin udhëheqës në BE”, pohon Christian Lindner.
Fajin e ka koalicioni i madh
De Masi beson se pasiviteti i politikës së jashtme gjermane është pasojë e koalicionit të madh në Gjermani. “Koalicioni i madh është lodhur, është rraskapitur”. Politikanët e majtë në Gjermani dhe Francë e bëjnë përgjegjës koalicionin e madh. “Nga perspektiva e Francës ekziston gjithmonë frika, se koalicioni i madh në Gjermani do të dështojë.”
Në koalicionin e madh në Gjermani ka pasur përçarje prej fillimit për politikën e jashtme dhe sigurinë, thotë Jana Puglierin. Ata nuk janë dakord për politikën ndaj ushtrisë, armatimeve dhe tema të tjera. Kohët e fundit ka pasur mosmarrëveshje edhe për përdorimin e ushtrisë gjermane në luftën kundër Shtetit Islamik (IS). Rezultati – një kompromis i brishtë. Puglierin mendon se këto mosmarrëveshje kufizojnë edhe fushëveprimin e kancelares Merkel.
Koalicioni i madh është dakord për politikën e bashkëpunimit ndërkombëtar, institucionet e BE dhe NATO-s. Ministri i Jashtëm Heiko Maas ka propozuar edhe një “Aleancë të multilateristëve”. Me vendet si Singapori, Gana apo Kanadaja, por edhe disa vende evropiane, ai synon të krijojë një aleancë për më shumë rregull, drejtësi dhe paqë.
Gjermania ka tani një shans të mirë për veprim në politikën e jashtme. Ajo është në KS të OKB për dy vite me radhë. Nga mesi i 2020 do ta kryesojë KS. Nëse koalicioni nuk prishet, Merkel do të jetë kancelare deri në vitin 2021. Por politika e saj e jashtme në këtë periudhë, me siguri që nuk do të futet në librat e historisë./ DW
Policia greke ka zhvilluar një superoperacion, kundër trafik...
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molli...
Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastia...
Roja bregdetare greke njoftoi se bllokoi mesditën e së dielë...
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë...
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë ...
Një anije me 538 pasagjerë është përfshirë nga flakët ditën ...
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar një shtetas shqip...
Nuk është më probabilitet, por realitet; përshkallëzimi i lu...
Për të katërtën herë që nga viti 2001, në Afganistan votohet...
Pas abuzimit seksual të përsëritur nga klerikët, në Gjermani...
Më shumë se 30 ministra të Jashtëm dëgjuan fjalimin e minist...
Presidenti i ri i Salvadorit, Nayib Bukele ka shtangur të gj...
Vitin e kaluar kemi shikuar filmi i “përkufizimeve”, sipas s...
Donald Trump ka vënë nën presion Volodymyr Selenskyjn në tel...
Serbia ka humbur 350 milionë euro si pasojë e vendosjes së t...
Një shqiptar, punojës i një kroçere turistësh ka fituar bete...
Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian (PE) k...
Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm ka goditur Stambollin. O...
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti france...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...