Ligji i ri në Kosovë/ Ulen pagat për Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat
Në fillim të këtij viti, saktësisht me 2 shkurt, Kuvendi i K...
“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania e Madhe do të dalë nga BE patjetër më 31 tetor. Po si? Boris Johnson paraqet të mërkurën një propozim të ri në kongresin e konservatorëve.
Tetori filloi, e në fund të tij, kryeministri britanik Boris Johnson kërkon ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE, me ose pa marrëveshje. Një Brexit i rregulluar me marrëveshje mbetet varur tek një çështje: do të mund të pengohet një kufi i fortë me kontrolle e postblloqe mes Irlandës Veriore britanike dhe Republikës së Irlandës, që mbetet anëtare e BE-së? Johson paraqet të mërkurën disa ide për një ujdi të re me BE, nëse BE nuk i pranon ato, atëherë mbetet Brexit pa marrëveshje, thuhet në pjesë të fjalimit të pulikuar nga “Daily Telegraph”. Sipas planeve, provinca e Irlandës Veriore mbetet në një marrëdhënie të veçantë me Europën. Irlanda Veriore do të mbetej deri në vitin 2025 në shumë degë pjesë e tregut të brendshëm europian, pastaj me pjesën tjetër të GB do ta lintë unionin doganor.
Zgjidhja e kompromisit, i ashtuquajturi “Backstop” refuzohet kategorikisht nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Këtë kompromis e arriti ish-kryeministrja, Theresa May në Bruksel, por marrëveshja e Brexit u refuzua disa herë nga parlamenti britanik. Që atëherë nga Komisioni Europian dëgjohen gjithmonë ankesa, se nuk po vijnë propozime konkrete nga Londra.
Kryeministri britanik, Boris Johnson në një intervistë për BBC të martën (01.10) tha, se “ne do të bëjmë një ofertë shumë të mirë”. Ai theksoi, se negociatat me BE janë në një “fazë vendimtare”. Ai e refuzoi sërish shtyrjen e vendimit për daljen nga BE më 31 tetor. Johnson pranoi se është një kohë e vështirë për Britaninë e Madhe. “Kjo është një kohë shumë e vështirë për vendin, në kuptimin, që Brexit do të ndodhë, dhe shumë njerëz nuk e duan atë”, tha ai.
Boris Johnson i quajti po ashtu “si jo shumë të sakta” njoftimet e fundit në media, sipas të cilave, qeveria britanike kërkon t’i ofrojë BE-së propozime të detajuara këtë javë për “qendra të zhdoganimit”, që do të vendosen në të dyja anët e kufirit (por jo në kufi). Sipas raportimeve, kontrollet e doganave do të kryheshin jashtë kufijve të Irlandës dhe Irlandës së Veriut, 8-16 km larg kufirit. Artikujt ushqimorë dhe prodhimet bujqësore do të duhej ta kalonin kufirin pa kontroll. Johnson u distancua nga këto raportime, duke thënë, se ndryshe nga raportohet, qendrat e zhdoganimit përtej kufirit nuk shihen si pjesë e zgjidhjes, shkruan agjencia e lajmeve, AFP.
Heqje kontrollesh apo vetëm zhvendosje e tyre?
Edhe nëse planet për qendra zhdoganimi, do të mbërrinin në Bruksel, përgjigjet nga Brukseli duket se kanë për të qenë të qarta, sepse hapa të tillë nuk i pengojnë kontrollet, por vetëm i zhvendosin ato. Qeveria irlandeze flet që tani për “zhgënjim”. Që pas bërjes publike të njoftimeve të tilla të martën, pati një reagim të menjëhershëm të ministrit të Jashtëm irlandez, Simon Coveney. Ai e quajti këtë ide, “të dështuar”. Irlanda dhe Irlanda e Veriut “meritojnë diçka më të mirë”, shkroi ai në twitter. Ka ardhur koha, që BE të marrë “propozime serioze” nga qeveria e Londrës. Aktualisht nuk ka kontrolle mes dy pjesëve të Irlandës. Nëse kjo ndryshon pas Brexit, ka shqetësime se mund të rindizet sërish konflikti në Irlandën Veriore.
Brexit është temë edhe në kongresin e konservatorëve, Tory në Manchester që përfundon të mërkurën. Ky kongres u errësua nga akuzat e një gazetareje, se Johnson ka ngacmuar seksualisht atë dhe një femër tjetër para 20 vjetësh. Johnson i hodhi poshtë akuzat./ DW
Në fillim të këtij viti, saktësisht me 2 shkurt, Kuvendi i K...
Ndahet papritur nga jeta në moshën 27-vjeçare gazetarja e BB...
Njëri ndër njerëzit e besuar të Presidentit të SHBA-së, Dona...
Nga një zjarr në kampin e mbipopulluar të refugjatëve Moria ...
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deput...
Rreziku është i qartë – përmasat e armatimit ilegal të ekstr...
Dy vite pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, d...
Policia greke ka zhvilluar një superoperacion, kundër trafik...
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molli...
Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastia...
Roja bregdetare greke njoftoi se bllokoi mesditën e së dielë...
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë...
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë ...
Një anije me 538 pasagjerë është përfshirë nga flakët ditën ...
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar një shtetas shqip...
Nuk është më probabilitet, por realitet; përshkallëzimi i lu...
Për të katërtën herë që nga viti 2001, në Afganistan votohet...
Pas abuzimit seksual të përsëritur nga klerikët, në Gjermani...
Më shumë se 30 ministra të Jashtëm dëgjuan fjalimin e minist...
Presidenti i ri i Salvadorit, Nayib Bukele ka shtangur të gj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...