web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump dërgon njeriun e tij të besuar në Kosovë 

1 Tetor 2019, 11:43, Kosova & Bota CNA

Njëri ndër njerëzit e besuar të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Matthew Whitaker, i cili për katër muaj kishte shërbyer si Ministër i Drejtësisë në Administratën e Presidentit të SHBA-së, tashmë ka arritur në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Whitaker kishte zëvendësuar kryeprokurorin Jeff Sessions, ku me vite punonte si shef i stafit të tij.

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar ardhjen e Whitaker në Kosovë, i cili po mbështet liderin e PDK-së, Kadri Veselin, në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e partneritetit me Amerikën.

Matthew Whitaker është një zë i fortë në mbështetje të iniciativës së presidentit Donald Trump për luftën globale kundër korrupsionit. Edhe pas daljes nga Administrata Trump, Matthew Whitaker, pothuajse çdo ditë paraqitet nëpër mediat amerikane duke mbrojtur presidentin.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ditëve të kaluara në vazhdimësi ka thënë se lufta e tij kundër korrupsionit është në një vijë me luftën globale të presidentit Trump kundër korrupsionit.





Lajmet e fundit nga