Kosova ndalon zyrtarët nga Beogradi të marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë u ka ndaluar zyrtarë...
A ka përfunduar ribashkimi gjerman pas gati 30 vjetësh? Aspak, thotë Kay-Alexander Scholz, ekziston edhe një trashëgimi e vështirë. Nga rinia kërkohet të bëjë një përpjekje të re për t’i integruar dy pjesët e Gjermanisë.
Ndarja gjermane ndau shumë familje – motrat e vëllezërit u ndanë nga njëri-tjetri, fëmijët kishin halla dhe xhaxhallarë në pjesën tjetër të vendit. Ndërtimi i Murit në vitin 1961 do të thoshte gjithashtu edhe në ambiente më të ngushta, drama të mprehta. Shumica e atyre që e vuajtën këtë në moshë të rritur në atë kohë, ose kanë vdekur ose janë shumë të moshuar. Në këtë mënyrë mendohet se nuk janë më të gjithë ata, për të cilët ribashkimi ka qenë një dëshirë personale.
Ndarja për ta qe një gabim që sillte vuajtje, të cilat duheshin kapërcyer. Prandaj, gatishmëria e shumë gjermanoperëndimorëve për të ndihmuar të afërmit në Lindjen ekonomikisht shumë më të dobët, ishte e madhe. Ata dërgonin mijëra e mijëra pako kafeje, me fruta tropikale, me veshmbathje dhe çokollata të mira përtej kufirit të brendshëm gjerman, për në RDGJ.
Por edhe fëmijët e këtij brezi e përjetuan në vitet 1970 dhe 1980 ndarjen gjermane si një situatë normale. Sepse ata u rritën ose në Republikën Federale ose në RDGJ – dhe kështu jetuan në botë krejt të ndryshme.
Lidhja biografike me “ndarjen” dobësohet
Në Perëndim, të rinjtë e viteve 1968 papritur i pyetën prindërit e tyre për rolin e tyrë në diktaturën naziste. Konceptet si “kombi” dhe “atdheu” papritmas u konsideruan të kapërcyera dhe filistine – internacionalizmi ishte në modë. Bashkimi Evropian ofroi një rrugëdalje të mirëpritur për çështjet e spostuara të fajit kombëtar. Kushërirët në Lindje në jetën e tyre të ngushtë, gri të diktaturës, jetonin shumë larg.
Pastaj erdhi revolucioni i vitit 1989, rënia e Murit të Berlinit dhe më pak se një vit më vonë ribashkimi gjerman. Por kur mbaruan ethet e festimit, Lindja e humbi shpejt përsëri rëndësinë. Edhe sot, 20 përqind e gjermanoperëndimorëve nuk e kanë vizituar kurrë Lindjen e Gjermanisë!
Pas “Kthesës”, siç u quajt ndryshe revolucioni i vitit 1989, vërtet që nga Perëndimi u derdhën qindra miliarda në zhvillimin e pjesës lindore të rrënuar të vendit. Por kthesa për shumë gjermanë të Lindjes fillimisht kishte kuptimin e papunësisë – një në dy vetë humbi vendin e punës. Perëndimi që u hodh mbi ta, i cili vinte erë kaq të mirë në paketat perëndimore dhe që kishte premtuar parajsën, në realitet rezultoi një shoqëri e konkurrencës së pamëshirshme. Përfytyrimi idealist u venit shpejt. Ata që nuk mundnin ose nuk donin ta mbanin ritmin, u tërhoqën dhe filluan ta zbukurojnë në tregime RDGJ.
Integrimi ngeci – por shumë herët
Edhe partitë e humbën interesin për integrimin brendagjerman. Megjithëse paraqiteshin me krenari të dhëna ekonomike, se gjithçka ishte në përmirësim, gjë që ishte e vërtetë: askush nuk guxoi të debatojë për gabimet e kthesës dhe për humbësit e vërtetë të saj.
Në Perëndim, shumë nuk donin të dëgjonin dhe i quanin vëllezërit dhe motrat e tyre në Lindje “qaramanë lindorë”: ata duhet t’u jepnin fund historive pa fund negative. Kjo në një kohë kur gjermanët e Lindjes donin të flisnin vetëm për atë se si ndiheshin kur u zgjuan, si të thuash sa të hapësh e mbyllësh sytë, në një vend tjetër, me rregulla dhe ligje krejt të vetat dhe deri atëherë të panjohura për ta. Në fund të fundit, RDGJ hyri më 3 tetor 1990 në RFGJ, pra u shpërnda si shtet.
Të dy brezat – brezi i ndërtimit të Murit dhe brezi i rrëzimit të Murit – përjetuan shumë dhe pësuan shumë. Një pjesë e përjetimeve janë ende të parivlerësuara. Por gjërat e parivlerësuara – kështu na mëson historia – nuk zhduken: ato trashëgohen.
Partia populiste e djathtë, “Alternativa për Gjermaninë” e ka kuptuar këtë parim dhe e ka përdorur tashmë për vete. “Përfundoni Kthesën!” kjo është një parullë qendrore e saj në zgjedhjet në Lindje. Referimi te viti 1989 me sa duket pati sukses, sepse AFD-ja shënoi rezultate rekord në zgjedhje – veçanërisht te të rinjtë.
Vendosja e piketave për bashkëpunimin e ardhshëm
Ende ribashkimi, historia e Kthesës nuk ka përfunduar: ajo për të cilën nuk munden më apo nuk duan të flasin prindërit dhe gjyshërit është tani detyra e fëmijëve, e nipërve dhe mbesave.
A do ta pranojnë dhe si do ta pranojnë ata këtë trashëgimi, kjo do të ketë rëndësinë e vendosjes së piketave në rrugën e bashkëjetesës midis gjermanëve lindorë dhe atyre perëndimorë. Revolucioni paqësor dhe ribashkimi ishin dhe mbeten momente të lumtura të gjermanëve. Kjo histori duhet të vazhdojë të tregohet – dhe ata që e tregojnë të jenë e njëjta anë.
Nga ana tjetër, duhet guxim dhe vullnet politik për të folur për problemet e kohës së Kthesës. Do të ishte për të ardhur keq që t’ua lëmë këtë kapitull të historisë atyre që duan ta shfrytëzojnë në radhë të parë për luftën për pushtet politik. Lindja dhe Perëndimi nuk duhet të lejojnë më kurrë që t’i ndajnë!/ DW
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë u ka ndaluar zyrtarë...
Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në një ...
Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja misterioze e 23 vjeç...
Një projekt me rëndësi rajonale synon të rrisë bashkëpunimin...
Në veri të Sirisë kanë mbetur me mijëra ish-luftëtarë të IS ...
Xhamal Kashogi, kritiku i fortë i qeverisë së Arabisë Saudit...
“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania ...
Në fillim të këtij viti, saktësisht me 2 shkurt, Kuvendi i K...
Ndahet papritur nga jeta në moshën 27-vjeçare gazetarja e BB...
Njëri ndër njerëzit e besuar të Presidentit të SHBA-së, Dona...
Nga një zjarr në kampin e mbipopulluar të refugjatëve Moria ...
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deput...
Rreziku është i qartë – përmasat e armatimit ilegal të ekstr...
Dy vite pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, d...
Policia greke ka zhvilluar një superoperacion, kundër trafik...
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molli...
Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastia...
Roja bregdetare greke njoftoi se bllokoi mesditën e së dielë...
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë...
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...