Plane të reja për Brexit?
“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania ...
Xhamal Kashogi, kritiku i fortë i qeverisë së Arabisë Saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll, një vrasje, që deri tani ka mbetur pa pasoja. “Jam e zhgënjyer”, thotë e fejuara në intervistë me Deutsche Wellen.
Hatixhe Cengiz është e fejuara e gazetarit të vrarë dhe kritikut të qeverisë saudite, Xhamal Kashogi. Më 2 tetor 2018, ditën e vrasjes së tij ajo e shoqëroi atë deri në konsullatën saudite. I fejuari donte vetëm të dorëzonte një dokument për martesën, Hatixhja priste para ndërtesës. Por ai nuk doli më i gjallë nga konsullata: Një komando speciale e ardhur enkas nga Arabia Saudite e vrau Xhamal Kashogin, dhe në fund e preu trupin në copa. Një vit pas vrasjes, Hatixhe Cengiz flet për Deutsche Wellen.
Deutsche Welle: Nëse sot pas një viti e ktheni kokën pas dhe mendoni për vrasjen e të fejuarit tuaj, Xhamal, çfarë qëllimesh ndiqnin ata që e vranë?
Hatixhe Cengiz: Xhamal në momentin e vrasjes së tij ishte një person që paraqiste rrezik të madh për politikën e Arabisë Saudite. Por nuk do ta kisha menduar kurrë, se urrejtja do të shkonte kaq larg, sa ata thjesht një ditë ta eliminonin. As Xhamal nuk e kishte menduar kurrë këtë. Në sytë e sundimtarëve të Arabisë Saudite, ai ishte dikush, që i thoshte hapur gjërat, që duhej të fshiheshin. Kësaj iu shtua, që pozicionet e tij kritike, ai donte t’i përhapte përmes themelimit të një insituti studimor politik në SHBA. Thënë shkurt: Qeveria nuk e duronte dot më këtë kundërshtar me influencë.
Një raport hetimor i Kombeve të Bashkuara, që u publikua në qershor, përmbante detaje të tmerrshme për vrasjen e Kashogit. Raporti arrinte në përfundimin: Arabia Saudite është qartësisht përgjegjëse për vrasjen. A jeni e kënaqur me bashkëpunimin ndërkombëtar për zbardhjen e vrasjes?
Hetimet në Turqi nuk kanë dalë ende në një konkluzion përfundimtar. Ka të dhëna, se do të informohemi shpejt për stadin e hetimeve. Për mua ka shumë kuptim raporti i Kombeve të Bashkuara. Madje është inkurajuese, sepse ai i bashkon disa akuza. Nga ana tjetër ai pati një jehonë të madhe botërore. Kur u bë i ditur për herë të parë ky raport, unë kisha ende shpresa, që shtete të BE-së mbi këtë bazë do të vendosnin sanksione. Por asnjë vend nuk ka ndërmarrë hapa konkrete – asnjë dënim nuk ka rezultuar prej kësaj. Mendoj se sanksionet do të ishin të nevojshme. Kjo më ka zhgënjyer.
Ju keni kontakte edhe në SHBA. Çfarë keni mësuar nga bisedat tuaja për vrasjen e të fejuarit tuaj, Xhamal Kashogi?
Anëtarët e Kongresit Amerikan janë të pakënaqur, që deri më tani nuk janë ndërmarrë hapa konkretë. Ata kanë përmendur, se po punojnë për ligje të caktuara, që në të ardhmen ta pengojnë Arabinë Saudite të kryejë operacione të tilla vrasjeje. Ata janë gjithmonë të impenjuar, që politika e Trumpit të mos perceptohet si politikë përfaqësuese amerikane.
Hetimet në Turqi vazhdojnë ende. A informoheni rregullisht për to?
Jo, unë ndjek natyrisht lajmet. Me aq sa di, prokuroria do të japë së shpejti një deklaratë. Por nuk kam kontakt personal me autoritetet.
Si e komentoni ju deklaratën e princit trashëgimtar saudit, Muhamed bin Salman, që do të marrë përgjegjësinë?
Për mua kjo tingëllon si një manovër politike. Shumë vendimmarrës në Arabinë Saudite janë shprehur në të njëjtën mënyrë. Unë i ndjej pohime të tilla, si një përpjekje për të zbutur disi presionin e opinionit. Ai thotë, se do të marrë përgjegjësinë. Por në të njëjtën kohë pohon, se nuk ka ditur asgjë për këtë. Kjo nuk ka kuptim për mua./ DW
“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania ...
Në fillim të këtij viti, saktësisht me 2 shkurt, Kuvendi i K...
Ndahet papritur nga jeta në moshën 27-vjeçare gazetarja e BB...
Njëri ndër njerëzit e besuar të Presidentit të SHBA-së, Dona...
Nga një zjarr në kampin e mbipopulluar të refugjatëve Moria ...
Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deput...
Rreziku është i qartë – përmasat e armatimit ilegal të ekstr...
Dy vite pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, d...
Policia greke ka zhvilluar një superoperacion, kundër trafik...
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molli...
Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastia...
Roja bregdetare greke njoftoi se bllokoi mesditën e së dielë...
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë...
Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë ...
Një anije me 538 pasagjerë është përfshirë nga flakët ditën ...
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar një shtetas shqip...
Nuk është më probabilitet, por realitet; përshkallëzimi i lu...
Për të katërtën herë që nga viti 2001, në Afganistan votohet...
Pas abuzimit seksual të përsëritur nga klerikët, në Gjermani...
Më shumë se 30 ministra të Jashtëm dëgjuan fjalimin e minist...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...