web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U urdhërua për zhdukjen e 613 kg kokainë?/ Pesë muaj drejtor, me patundshmëri në Greqi

1 Shtator 2019, 08:49, Aktualitet CNA

Jo vetëm ministrat, deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët por edhe drejtorët pa frikë mund të futen tek kategoria e milionerëve.

Madje sipas një burimi nga ILDKPKI, drejtorët janë kategoria të cilët, kanë pasur më shumë mundësi për të abuzuar me detyrën për interesa të tyre.

Pa i paragjykuar, CNA.al ka siguruar pasuritë e drejtuesve të institucioneve të ndryshme , përfshirë edhe ata që janë larguar apo që kanë qëndruar shumë pak në detyrë.

Një nga drejtorët që ka qëndruar më së paku në krye të institucionit, është Artjan Qirici.

Ai ishte emëruar në krye të Autoritetit Portual Durrës më 24 tetor 2017, ndërsa u shkarkua në muajin shkurt 2018 dhe në vend të tij u emërua Afrim Bakaj, ish-drejtor i AKU.

Për shkarkimin e Qiricit, mediat shkruan se gjithçka e ishte e befasishme dhe e papritur.

Më vonë, pas një denoncimi të ish kryeministrit Sali Berisha, u tha se u tentua që nëpërmjet Qiricit të kalohej kontenieri me 613 kg me kokainë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për kokainën e Maminasit, e cila u bllokua ne kuadër të operacionit, “Last snow”.

Ish kryeministri Sali Berisha në rrjete sociale denoncoi  urdhrin që shkoi për drejtorin e portit të Durrësit në atë kohë Artjan Qirici. Ndërsa ky i fundit nuk kishte pranuar të shkelë procedurat për kontenierin.

Sipas Berishës ekziston një shkresë e urdhrit për zhvendosjen e kontenierëve që iu dha Drejtorit të Portit, Artjan Qiricit gjatë ditëve që kokaina mbahej e bllokuar në port.

Këtë dokument, që do të provonte përpjekjet për të fshehur kokainën, Berisha thotë se e ka Artjan Qirici.

“Drejtori i Portit, Qirici u shkarkua sepse ai refuzoi të firmosë shkresën, me të cilën urdhërohej kalimi në Kalatën 3 i të gjithë konteinerëve përfshirë ketu edhe konteinerin që mban 180 milion euro drogë që ndodheshin në Kalatën 4. Kjo bëhej me qëllimin e vetëm që konteineret, së bashku me superkonteinerin të largoheshin nga syri i publikut dhe atje të ndërmerreshin veprimet për rrembimin e drogës. Për këtë qëllim Qirici brenda 3 orësh u zëvendësua me Afrim Bakajn, njeriun më konfident të Ramës dhe Gjushit me qëllim realizimin e operacionit. Por nga ky operacion u hoq dorë sapo u mësua se drejtori Qirici kishte marrë me vete kopjen e shkresës që i kërkohej të firmoste?, ka shkruar Berisha më herët në rrjete sociale.

Në fakt shkarkimi i Artjan Qiricit nga detyra ka ndodhur në datën 23 shkurt, pra 5 ditë para se 613 kilogramë kokainë të bllokoheshin në Maminas.

Por, Qirici e ka hedhur poshtë denoncimin e Berishës. Po nga rrjetet sociale ai ka sqaruar  se operacioni i ngarkim shkarkimit të konteinerëve bëhet vetëm në kalatën numër 6 dhe se kalatat 3 dhe 4 janë pallavrat e ish-kryeministrit.

Ai gjithashtu ka thënë se asnjë shkresë për asnjë procedurë operacionale e doganore apo të kontrollit në territorin e terminalit të portit nuk shkon për miratim e për pasojë për firmë në asnjë zyrë të Administratës të Autoritetit Portual.

Pas këtyre replikave gjithçka më pas ka kaluar në heshtje.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e Qiricit sipas të dhënave të ILDKPKI -së, dhe rezulton se patundshmëri dhe llogari bankare jashtë shtetit, përkatësisht në Greqi.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2017

Shtëpi private, në Greqi me sip. 154 m2 blerë me 02.02.2001 nga puna në emigracion me vlerë 38 500 000 dhrahmi.

Makinë Toyota në vitin 2007 me vlerë 75 000 euro.

Makinë Daihatsu me vlerë 5 000 euro.

Llogari bankare në Shqipëri në shumën  142 62 euro.

Llogari bankare në Greqi në shumën 260 euro.

Llogari bankare në shumën 16.52 euro.

Llogari bankare në shumën 60 495 85 lekë.

Llogari bankare në Greqi në shumën 34.81 euro.

Bashkëjetuesja Aurela Korini, gjeendje cash, në shumën 1 350 000 lekë.

Bashkëjetuesja Aurela Korini, llogari bankare në shumën 43 433 40 lekë.

Djali Apostolis Qiriqi, është ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Marine Truk Energy” me pagë mujore 300 000 lekë.

Djali Apostolis Qiriqi, i punësuar në një kompani në Athinë me pagë mujore 300 euro.

Djali Evangjelos Qirici  është i punësuar në kompaninëUpstream SA në Athinë me pagë mujore 1 167 euro.

Bashkëjetuesja Aurela Korini, apartament me sip 65 m2 në Athinë, me vlerë 49 335 euro. Blerë në 2006.

Bashkëjetuesja Aurela Korini, apartament banimi në Athinë me sip.82 m2 me vlerë 82 656 euro. Blerë në 2010.

Bashkëjetuesja Aurela Korini, ka detyrim kredie për blerjen e apartamentit në Athinë  në vlerën 12 453 57 euro.

Viti 2018 (Pas largimit nga funksioni)

Të ardhura nga paga si Drejtor i Portit në shumën, 183 728 lekë në muaj.

Gjendje cash në shumën 1 460 000 lekë.

Llogari bankare në shumat 577 003 58 lekë.

Bashkëjetuesja Aurela Korini gjendje cash 730 000 lekë.

Bashkëjetuesja Aurela Korini, llogari bankare në shumën 127 950 79 lekë./ CNA.al

Kokaina rekord në Durrës / Ja, cilët zyrtarë tentuan ta fshehin lëndën narkotike





Lajmet e fundit nga