“Mos prisni ndërkombëtarët”/ Harxhi: Ja ku është burimi i krimit dhe korrupsionit
Ish-zëvëndësministrja e Jashtme, Edit Harxhi ka reaguar ashp...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit Harxhi i ka drejtuar një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, ndërsa thekson se është momenti që ?ky popull të reagojë përtej apatisë dhe depresionit social dhe të largojnë këtë establishment (sistem politik) në të dyja anët dhe të dialogojmë për atë se çfarë mendon ky popull se duhet bërë ndryshe e të propozojmë një model zhvillimi ku shteti të ketë sa më pak fuqi mbi individin, mbi tregun, mbi biznesin, por edhe ta mbrojë; ku fermeri të tregojë vetë modelin si duhet të duket bujqësia shqiptare në tridhjetë vitet e ardhshme në mënyrë që të jetë konkurruese; ku studenti dhe pedagogu të tregojë modelin që do të shohë në arsimin e mesëm dhe të lartë, ku interesi publik t?i zërë vendin interesave të ngushta të biznesit në arsim e në çdo fushë; ku mjeku dhe specialisti i shëndetësisë duhet të vendosin mbi reformën në shëndetësi dhe mënyrat si mund të parandalohet ikja masive e mjekëve dhe infermierëve, imazheristëve dhe radiologëve; dhe gjykatat dhe sistemi i drejtësisë të jetë krejtësisht i pavarur dhe ku droga e krimi të mos jenë më pasaporta dhe reklama e Shqipërisë në botë.?
Në një opinion të botuar në gazeta ?Panorama?, Harxhi ka drejtuar një apel edhe për demokratët. Ajo thekson ndër të tjera se rruga e vetme për rikthimin e shpresës është ringritja e së djathtës.
?Këtë mund ta ofrojë një e djathtë e riorganizuar, një e djathtë me vlerat e saj më të mira ideologjike, një e djathtë që nuk do të lejojë më që i gjithë pushteti politik i vendit të bjerë në dorën e një personi apo politikani të vetëm, një e djathtë që do të rikthejë decentralizimin territorial të vendit, një e djathtë që ofron konkurrencë në treg dhe biznes, një e djathtë që promovon pronën dhe fjalën e lirë si liritë themelore të njeriut, një e djathtë që e ka bazën e saj te traditat më të mira të vendit, tek antikomunizmi, Zoti, familja dhe sovraniteti, një e djathtë që promovon meritokracinë dhe zgjedhjet e lira brenda vetes, një e djathtë që nuk përjashton mendimin ndryshe, e një e djathtë që ndihmon për rrjedhojë në ringritjen e një të majte po aq konkurrente.?-shkruan Harxhi.
Më tej ajo thekson se pa një Parti Demokratike konkurrente dhe të reformuar në deje, të besueshme për popullin dhe për aleatët në botë, dhe që ndjell shpresë te çdo segment i popullsisë djathtas ose majtas, skena politike shqiptare do vazhdojë të lëngojë dhe kështu kasta e politikanëve që sot na udhëheqin në qeverisje dhe në opozitë, ata të cilët mbajnë peng zhvillimin dhe integrimin e vendit dhe kanë mbi supe fajin e keqqeverisjes, shkatërrimit të shtetit dhe ?oligarkizmin? e vendit do të vazhdojnë të drejtojnë dhe për pak do ta çojnë vendin drejt greminës.
Sipas Harxhit, reformimi i skenës politike shqiptare si një emergjencë kombëtare duhet të ndodhë me nisjen e një dialogu të brendshëm mbarëpopullor, fillimisht brenda Partisë Demokratike dhe më pas i të gjithë shoqërisë.
?Ky reformim duhet të nisë nga hapja e partisë, paraqitja e një platforme ideologjike kombëtare, rikthimi i intelektualëve dhe i njerëzve të thjeshtë, vijon nga faqja 1 ku ndërrimi i elitave politike të vendit dhe ndryshimi i strukturës politike dhe ideologjike të Shqipërisë 30 vjet pas rënies së komunizmit, të jetë thirrja për shpëtim kombëtar.?-shkruan Harxhi.
Po ashtu ajo thekson nevojën urgjente të rikthimit të demokracisë së brendshme në partitë politike dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
?Rikthimi i demokracisë së brendshme, rikthimi i zgjedhjeve të lira brenda partive politike ku të mbizotërojë konkurrenca e jo fjala e kryetarit, fillimisht brenda partive politike pasi kjo reflekton në klimën e zgjedhjeve në të gjithë vendin, përgatitja e një Kodi Zgjedhor me lista të hapura, ngritja e një mekanizmi për ndalimin e financimeve okulte dhe nga grupe jashtë sistemit politik të partive politike, rikthimi i mendimit ndryshe në parti dhe kalimi i strukturave të brendshme partiake si struktura jo më në funksion të kryetarëve, rikthimi i debatit të hapur dhe thithja e mendimit programor nga anëtarësia, e deri te rikthimi i besimit të qytetarëve te shteti duhet të jenë tema të sinqerta të bashkëbisedimit qytetar me synimin e vetëm të kthimit të shtetit në funksion të qytetarit dhe jo anasjelltas siç është sot.?-deklaron Harxhi.
Ajo shprehet më tej se është momenti për të nisur këtë bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë nga veriu në jug, për të rikthyer në vend traditën e odës dhe për të ringritur përfundimisht të djathtën Shqiptare, brenda një Partie Demokratike të riorganizuar dhe që ngjall shpresë e që nuk jep ultimatume duke përdorur mekanizma ekstrapolitikë, marrëveshje okulte, opozitë pa strategji e protesta pa brumë, si e vetmja mundësi për të shpëtuar vendin nga e keqja më e madhe e tridhjetë viteve të fundit dhe këtij tranzicioni të tejzgjatur politik social dhe ekonomik, si dhe për të nisur një epokë të re me një elitë të re politike e një sistem drejtësie krejtësisht të pavarur që të jetë në shërbim të qytetarëve të këtij vendi.
 â??Mos prisni ndërkombëtarëtâ?/ Harxhi: Ja ku është burimi i krimit dhe korrupsionit
Ish-zëvëndësministrja e Jashtme, Edit Harxhi ka reaguar ashp...
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi ka re...
Nga kronika e kohës, orë pas ore e ditë pas dite mbi vendimi...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm, du...
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës, ...
Janë të paktën tre akte kur qeveria dhe bashkia e Tiranës ja...
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda, të shkallës dhe të Apelit, ata...
Ditët e fundit në media dhe në rrjetet sociale kanë bërë mja...
Pas protestës së 16 shkurtit, opozita e drejtuar nga Lulzim ...
Në datën 9 gusht, në Tiranë u inaugurua një memorial në nder...
Prej rreth nëntë muajsh Sandër Lleshaj drejton zyrtarisht mi...
Edhe pse me taksat e qytetarëve shqiptarë paguhet një admini...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka drekuar sot në mesdi...
Ditët e fundit, mediat pranë qeverisë dhe kryeministrit Edi ...
Opozita që prej muajit shkurt, pas djegies së mandateve ka b...
Lajmin e thyerjes së pllakës së memorialit të viktimave të “...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se emigrantë dhe disa...
Me datë 2 Korrik 2019, CNA.al publikoi shkrimin, “Veli...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratik...
Disa ditë më parë unë shpjegova se si Acromax Media, m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...