web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria në udhëkryqin më të madh”/ Edit Harxhi bën paralajmërimin e frikshëm

1 Shtator 2019, 10:48, Aktualitet CNA

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi ka reaguar në lidhje me situatën në Shqipëri dhe ikjen masive të shqiptarëve, ndërsa thekson se  Shqipëria ndodhet sot në udhëkryqin më të madh që prej rënies së komunizmit  tridhjetë vjet më parë.

Në një opinion të botuar në gazetën ?Panorama?, Harxhi rendit disa nga arsyet që po i bëjnë shqiptarët tja ?mbathin nga sytë këmbët?, por alarmante sipas saj është fakti që Shqipërisë po i ?ikën truri?.

?Shqipëria ndodhet sot në udhëkryqin më të madh që prej rënies së komunizmit  tridhjetë vjet më parë. Shqiptarët po ia mbathin nga  sytë këmbët dhe vala e viteve  të fundit të emigracionit është vala e të rinjve dhe e familjeve të reja, veçanërisht shtresa e mesme e arsimuar , e  cila, nga mungesa e ligjshmërisë dhe shpresës, po largohet pa kthyer kokën pas. Këta njerëz që sot largohen, madje edhe ata të cilët kanë marrë paga relativisht të larta për tregun shqiptar, por edhe profesionistë të mirë, dhe njerëz që duan të shpëtojnë dhe të gjejnë të ardhmen, janë fatkeqësisht ata që nuk do të kthehen më, pasi largohen nga mungesa e besimit që ky vend do të bëhet ndonjëherë.?-shkruan Harxhi.

Më tej, ajo thekson se e gjithë kjo pjesë vitale e popullsisë, e cila e shpreh zemëratën me largim, duke u bashkuar me uljen e ndjeshme demografike të vendit si dhe gjithë të tjerët, të cilët kanë ulur kokën dhe i ka kapluar dëshpërimi social dhe apatia për të ndryshuar diçka, përbëjnë sinjalin më negativ të tridhjetë viteve të fundit.

?Fajtorët e këtij dëshpërimi duhet t?i gjejmë te vetja në radhë të parë, te ne që kemi lejuar me votë dhe pa votë, me moskokëçarje, por edhe me ndërgjegje që vendi të rrëshqasë në një diktaturë ?moderne?, e cila ka shumë tipare të diktaturës komuniste që ne e kemi vuajtur pesëdhjetë vite, por e veshur me petkun e modernizmit dhe liberalizmit të shfrenuar, shumë larg nga liberalizmi klasik që ne synonim tridhjetë vite më parë.?-shkruan Harxhi.

Gjithashtu Harxhi bën një paralajmërim të frikshëm sa i takon ekonomisë, ndërsa thekson se biznesi i vogël dhe i mesëm po zëvendësohet fuqishëm nga një kastë biznesesh të mëdha që fshihen pas disa emrave të njohur ?oligarkësh?, të cilët nga hiçi arritën të bëhen miliarderë në kurriz të taksapaguesve të varfër shqiptarë.

?Ekonomia është rrënuar nga zhdukja me kujdes e shtresës së mesme që sapo kishte nisur të ngrihej njëzet vitet e fundit, biznesi i vogël dhe i mesëm që sapo kish nisur hapat e parë po zëvendësohet fuqishëm nga një kastë biznesesh të mëdha që fshihen pas disa emrave të njohur ?oligarkësh?, të cilët nga hiçi arritën të bëhen miliarderë në kurriz të taksapaguesve të varfër shqiptarë, por edhe duke marrë financime okulte nga jashtë vendit dhe tani marrin format e të famshmeve PPP-ve, si afera të pastra korruptive dhe krejtësisht të pakontrolluara nga shteti që mungon.?-thekson Harxhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga