“Ky nuk është investim, është idiotësi”/ Rama del “zbuluar”, qytetarët i tregojnë vendin
Edhe pse me taksat e qytetarëve shqiptarë paguhet një admini...
Prej rreth nëntë muajsh Sandër Lleshaj drejton zyrtarisht ministrinë e Brendshme. Por, në këto nëntë muaj nga marrja e detyrës nga Sandër Lleshaj, aktet e rënda kriminale kanë tronditur vendin.
Kujtojmë këtu, orët e para të mëngjesit të datës 7 nëntor, ku në lagjen nr 13, të qytetit të Durrësit, dy persona u vranë në një atentat mafioz. Viktimat ishin Edison Harizaj 39 vjeç, i cili njihej si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe si një ndër personat më të rrezikshëm të Vlorës si dhe shoku i tij i ngushtë, Genci Caci 33 vjeç.
Për t?u pasuar më pas nga ekzekutimi i Fatos Ferracakut në Shkodër. Më tej ngjarja e rëndë e 29 dhetorit në Elbasan, ku në një atentat mafioz humbën jetën tre persona.(lexo këtu)
Shkojmë më tej në mars 2019, ku vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali u qëlluan me breshëri automatiku në hyrje të banesës nga dy persona të paidentifikuar në lagjen Kiras të Shkodrës. Dhe këto nuk janë të vetmet raste, ku duket se bandat kanë sfiduar hapur Sandër Lleshajn, ndërsa ngjarjet kriminale kanë qënë të njëpasnjëshme.(lexo këtu)
Por, përtej ngjarjeve tepër të rënda kriminale që kanë tronditur Shqipërinë në këto nëntë muaj, vetëm një ditë më parë, data 30 gusht 2019, ishte një ditë e përgjakshme në vendin tonë, duke shënuar një bilanc lufte.
Në rrugët e Shqipërisë ditën e djeshme janë shënuar një sërë aksidentesh të njëpasnjëshme, dhe për ti ?vënë pikën?, dy atentate mafioze tronditën opinionin publik.
Dita e djeshme në Shqipëri i ngjante Sicilisë së viteve ’70 me plagosje, atentate, aksidente.
Korça është përgjakur ditën e djeshme, ndërsa aty ndodheshin kryeministri edhe ministri i Brendshëm. Lleshaj ka qënë ne Pustec, ku në media u raportua për një takim të ?suksesshëm? me homologun e Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në fshatin Floq.
Por, ndërsa Rama dhe Lleshaj trumbetonin në media ?sukseset? e tyre, në Shqipëri është shënuar bilanc lufte, me dhjetëra të plagosur nga aksidentet rrugore, dhe dy antetate mafioze.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur në vendin e quajtur ?Ura e Gajdarit? në Finiq të Sarandës.(lexo këtu)
Më tej, në orët e paradites së djeshme, një tjetër aksident ndodhi në në aksin rrugor Maliq-Pogradec, ku si pasojë e përlasjes së dy automjeteve në fshatin Pirg, një person ka marrë dëmtime të rënda.(lexo këtu)
Ndërkohë rreth orës 15:30 një tjetër aksident ka ndodhur në Unazën e Elbasanit, ku si pasojë e janë plagosur rëndë dy turistë izraelit të cilët po udhëtoni me motor me targa rumune. Ata janë dërguar në spital ku janë në gjendje të rëndë për jetën.
Rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë, ku janë plagosur disa persona mes tyre edhe një fëmijë. (lexo këtu)
Po ashtu një tjetër aksident ndodhi në orët e pasdites në Korçë, ku një automjet ka përplasur dy fëmijë që po kalonin rrugën në lagjen Nr.12.
Dy fëmijët janë të moshës 11 dhe 12 vjeç dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.(lexo këtu)
Më tej, rreth orës 19:00, një aksident ka ndodhur në aksin Ersekë-Korçë. Në vendin e quajtur ?Fushorja e Selenicës? ku janë përplasur dy mjete dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.(lexo këtu)
Ndërkohë në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:30 ka ndodhur një tjetër aksident në aksin Librazhd-Përrenjas.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona. (lexo këtu)
Por, përveç aksidenteve të rënda, ditën e djeshme opinioni është tronditur edhe nga dy atentate. Një në Vlorë, dhe një në Korçë.
Rreth orës 22:24 të mbrëmjes së djeshme u raportua në media për një shpërthim eksplozivi në Vlorë, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi. Por, më pas në një reagim, Policia sqaronte se kemi të bëjmë me një atentat me armë zjarri. Nga atenati ka mbetur i plagosur ish-mësuesi Eljus Thartori, 36 vjeç. (lexo këtu)
Mësohet se Eljus Thartori ka qenë mësues fiskulture prej 8 vitesh në shkollën 9-vjeçare ?Teli Ndini?, ndërsa rezulton i dënuar me 10 vite burg me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. (lexo këtu)
Por, pas plagosjes së ish mësuesit në Vlorë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një shtëpie private. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë Depos së Ujit, në lagjen nr.3 të qytetit.
Mësohet se sulmi ka ndodhur në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, i cili ka qenë më herët i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërkaq uniformat blu bëjnë me dije se shkaku i sulmit me armë drejt banesës së tij mund të jenë pazaret e prishura të drogës. (lexo këtu)
Mesa duket bandat po ?përshëndesin? Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Ndërsa ngjarjet kriminale janë të njëpasnjëshme, asgjë nuk po bëhet për parandalimin e tyre./ CNA.al
Edhe pse me taksat e qytetarëve shqiptarë paguhet një admini...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka drekuar sot në mesdi...
Ditët e fundit, mediat pranë qeverisë dhe kryeministrit Edi ...
Opozita që prej muajit shkurt, pas djegies së mandateve ka b...
Lajmin e thyerjes së pllakës së memorialit të viktimave të “...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se emigrantë dhe disa...
Me datë 2 Korrik 2019, CNA.al publikoi shkrimin, “Veli...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratik...
Disa ditë më parë unë shpjegova se si Acromax Media, m...
Keqmenaxhimi dhe abuzimi me taksat e qytetarëve, është kthye...
Ish-ministri i ndjerë i Transporteve, Sokol Olldashi gjashtë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ...
Ish Ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i PD-së, Besnik Must...
Një masiv shkëmbor është shkëputur këtë pasdite në fshatin M...
Kryeministri Edi Rama, i cili njëkohësisht është edhe kryeta...
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërk...
Drejtuesi i emisionit, “Të paekspozuarit”, Ylli Rakipi, i ci...
Mero Baze, editori dhe njëkohësisht pronar i gazetës “Tema”,...
Ditë më parë CNA.al paralajmëroi që e vetmja rrugë që siguro...
Arrestimi i një grupi që abuzonte me biletat e linjave urban...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...