Arrestimi i pronarëve të linjave urbane/ Leonard Olli: "Këta shokët e Lalit..."
Arrestimi i një grupi që abuzonte me biletat e linjave urban...
Ditë më parë CNA.al paralajmëroi që e vetmja rrugë që siguronte transferimin ligjor të pushtetit lokal në Shkodër dhe vazhdimësinë brenda kufijve të ligjit, ishte që Valdrin Pjetri të merrte qoftë edhe për 1 orë detyrën dhe pastaj të zgjidhte dorëheqjen, shkarkimin nga Këshilli i Ministrave apo vetvrasjen.
Çdo opsion tjetër i jepte argument presidentit Meta që i justifikuar nga shpikja procedurale e Ramës, të insistonte në shpikjen e vet për zgjedhje në datën 13 Tetor.
Rama zgjodhi shpikjen procedurale dhe juristët e PS sot bëjnë sikur nuk po gjejnë dot zgjidhjen për ta detyruar Presidentin që të dekretojë zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Shkodër.
Asnjëri në PS nuk lexoi dot nenin 10 të kodit zgjedhor që flet për rastet kur për kandidatin verifikohen kushtet e pazgjedhshmërisë, përpara marrjes së mandatit.
Në rastet e parashikuara nga këto dispozita, KQZ ndërhyn vetëm pas konstatimit të ndalimit nga organi kompetent. Pra, nga Prokuroria e Republikës. Me dëshirën e mirë, maxhoranca mund të interpretonte që vendimi i konstatimit të papajtueshmërise sot, mund të merrej edhe nga Këshilli Bashkiak, meqë ai është konstituar. Kjo nuk po ndodh dhe në treg, në vend të zgjidhjes së largimit të Valdrin Pjetrit, pra deklarimit të përfundimit të mandatit të Pjetrit, është hedhur për konsum lista e emrave të zëvendëskryetarëve të bashkisë, Shkodër.
Siç CNA.al edhe më parë e paralajmëroi, maxhoranca po bën çdo gjë keq dhe duke u fshehur pas deklaratave që shprehin zhgënjim ndaj Valdrin Pjetrit, ka vetëm një qëllim. Të shpëtojë Valdrinin nga veprimi i ligjit të dekriminalizimit. Kësaj ia kanë arritur tashmë. Kaq ju kërkua juristëve të PS! Nuk ju kërkua gjë tjetër ndaj nuk po gjejnë dot zgjidhje se si do qeveriset Shkodra këto 4 vjet.
Sipas ligjit, Valdrin Pjetrit në cilësinë e tij si kandidat, nuk jep dot dorëheqje. Kodi zgjedhor nuk e njeh këtë të drejtë. Aq më pak pasi është shpallur rezultati dhe Valdrini është mandatuar me vendim gjykate si kryetar i bashkisë Shkodër.
Të gjithë sot po tallen.
Valdrin Pjetri u tall, sepse nëse e kishte seriozisht, duhet ta dorëzonte dorëheqjen në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, ose tek Kryeministri Rama, por jo tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Rama u tall se bëri si i nxehur me Valdrinin dhe thjesht u tha juristave të vet: bëni ç’të doni, por nuk dua të dëgjoj më për atë gënjeshtar.
Kokat e jurisprudencës socialisto-rilindase u tallën, sepse nuk po gjenin dot ku ta lexonin nenin 10 të Kodit Zgjedhor dhe nenin 61 të ligjit që rregullon qeverisjen vendore. Kurse sot nuk po gjejnë dot se ku është neni që ia vë këmbët në një këpucë Presidentit, që ai të nxjerrë dekretin për zgjedhje të parakohshme për Shkodrën!
Meta u tall se tha: keni datën 13 Tetor, përdoreni se është edhe me dekret.
Kurse ne po bëjmë detyrën, ndaj po informojmë shqiptarët se si këta të gjithë po tallen.
O shqiptarë!
Neni 61 i ligjit të pushtetit lokal thotë:
1.Mandati i kryetarit të Bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari:
Sekretari i këshillit, për ndjekjen e procedurave të nevojshme, njofton prefektin për dorëheqjen e kryetarit.
Më shqip se kaq, pak ligje kanë mbetur në këtë vend! Duhet të jetë e qartë që sa kohë nuk janë ndjekur këta hapa ligjorë proceduralë që ezaurojnë përfundimin para kohe të mandatit të Valdrin Pjetrit, në Shkodër nuk do të mund të ketë zgjedhje të parakohshme.
Jo, sepse kështu i vjen për shtat dikujt, por sepse këtë thotë ligji që rregullon pushtetin vendor.
Dhe loja që po luajnë të gjithë, nuk çon dot Shkodrën në zgjedhje të parakohshme.
Por, mund të detyrojë Ramën të çojë gjithë Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme. Meta aty është!… Mund ta shfuqizojë 13 Tetorin dhe të nxjerrë dekret të ri për 1 Janarin 2020. Këtë po presin edhe gjysma e grupit parlamentar të PS./CNA.al
Arrestimi i një grupi që abuzonte me biletat e linjave urban...
Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka filluar një fushatë ku...
Dy ditë më parë, në media u raportua lajmi se Adi Krasta dhe...
Ditët e fundit në media ka bërë shumë bujë largimi i dy emsi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri aku...
CNA.al prej kohësh është investuar në kërkimin e të vërtetav...
*Historia e mëposhtme sado e paimagjinueshme të duket ka ndo...
Fondacioni “Doën Syndrome Albania” ka reaguar në lidhje me g...
Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj i ka drejtuar një mesa...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Irfan Hysenbelliuu, pronari plot borxhe i News 24, dy ditë m...
Prej disa ditësh Partia Demokratike ka vënë nën shënjestër k...
Dekriminalizimi ka qenë që nga fillimi një ligj poshtërues p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta n...
Pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt 2019, kryetari i ...
Në një intervistë të dhënë në media kohët e fundit, nënkryet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk heq dorë ng...
Tepsia e pushtetit, është e shenjtë për politikanët. Pasi du...
Ambasada e SHBA në Tiranë vijon të jetë një mbështetëse dhe ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...