Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka filluar një fushatë kundër informalitetit, që duket të jetë më shumë mediatike se ligjore. Lidhur me këtë fushatë zvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë disa dalje publike, me pretendimin se po bëhen kontrolle, po verifikohet çdo abuzim në terren dhe po merren masa kryesisht për karburantet, për cilësinë që ofrojnë disributorët, për sasinë e karburantit etj., duke kontrolluar pompat, duke kontrolluar furnizuesit e mëdhenj dhe ata të vegjël.
Mirëpo pikërisht këtu qëndron skandali, tek ky kontroll që, në fakt, është një skandal me vete dhe abuzim i strukturës që po e drejton atë.
Përtej argumentit se kontrollohen pompat për cilësinë dhe sasinë e naftës qëndron një fakt tjetër ligjor. Të gjitha karburantet kanë një detyrim. Pompat e tyre të furnizimit duhet të jenë jo më afër se 20 metra nga aksi i rrugës. Pra, minimalisht në një distancë 20 metra larg nga rruga duhet të jetë pompa e çdo karburanti.
Ndërkohë inspektorët e tatimeve dhe të metrologjisë shkojnë atje e inspektojnë, ndërkohë që e kosiderojnë normalitet edhe pse pompat e karburantëve janë jashtë parametrave të largësisë, thuajse në rrugë dhe burim aksidentesh.
CNA.al mundi të bënte një verefikim të thjeshtë në kryeqytet dhe në akset kryesore rrugore të disa zonave, ku konstatoi se më shumë nga 80% e pikave të furnizimit me karburant pompat e tyre i kanë thuajse buzë rrugës, në një distancë maksimalisht ndoshta 5 metra.
Kur ligji e thotë qartë: distanca nga rruga duhet të jetë 20 metra dhe kjo është bërë për disa arsye e më së pari për sigurinë rrugore, që lidhet me mënyrën se si mjetet hyjnë dhe dalin nga pika e karburantit.
Por ajo që përbën skandal në këtë mes lidhet me faktin se zyrtarët e shtetit shkojnë dhe i kontrollojnë, shikojnë cilësinë apo sasinë e karburantit dhe, atje ku duan e mbyllin, atje ku sduan se mbyllin dhe nuk raportojnë për një standart kryesorë: Atë të sigurisë së njerëzve, sigurinë rrugore e cila ka të bëjë me hyrjen dhe daljen nga pikat e karburantit dhe distancën, që duhet të kenë pompat e furnizmit me karburant nga rruga.
Kjo është përcaktuar me ligj. Është thënë me dhjetra e dhjetra herë. Tashme inspektorët shkojnë, shëtisin pikë më pikë karburanti, por këtë rregull, pra që pompat e furnizmit të jenë 20 metra larg nga rruga askush nuk kërkon ta zbatojë. Jo sepse kështu i pëlqen dikujt, apo sepse duhet të bëhet një luftë selektive, por sepse duhet për shkak të sigurisë rrugore. Për shkak të dhjetra e qindra aksidenteve që kanë ndodhur në pikat e karburantit, nga mënyra e vendosjes së pompave të tyre. Në mënyrën se si kanë bllokuar hyrje-daljet dhe nuk kanë këndet e duhura të shikimit nga rruga, për shkak të vendosjes së reklamave e të tjera si këto.
Prandaj, përtej asaj që bën qeveria për fasadën, do të ishte mirë të kujdesej për sigurinë rrugore. Sigurinë dhe jetën e njerzve e cila vjen edhe nga furnizimi i një makine, e cila duhet të jetë minimalish në një distancë 20 metra nga rruga, por kjo nuk ndodh sepse, mesaduket Erion Braçe dhe kryeministri Rama kanë tjetër qëllim. Nuk shohin gjithë ligjin! Nuk shohin gjithë sigurinë e njerëzve! Nuk shohin çdo aspekt ligjorë, por meren me një detaj dhe nesër do të merren me një tjetër e pasnesër një tjetër, por situata do vazhdojë të ngelet sic është.
Në fakt pikërisht këtu qëndron skandali, se inspektorët dhe të gjithë shkojnë dhe kontrollojnë por askush nuk kërkon rregullin një: Distancën nga rruga të pompave të furnizmit me naftë apo benzinë, që janë një burim i madh aksidentesh pasi vendosja e tyre afër rrugës krijon shumë e shumë probleme për sigurinë rrugore dhe vetë pikat e karburanteve, të cilat duke qene aq afër rrugës në rast aksidentesh mund të krijojnë dhe probleme të tjera me pasoja, ashtu siç ndodhi dhe pak ditë më parë, apo siç ka ndodhur shpesh me aksidentet që kanë marrë dhe jetën e njerëzve.
Kjo është në fakt një nga pikat që nuk zbatohet nga kontrolli, ndërkohë që duhet të ishte A-ja e kontrollit në momentin kur grupi i kontrollit. Kur shkon të shohë një pikë karburant ai sigurisht shikon cilësinë, apo sasinë e naftës, apo sesi e ka lidhjen me pompën, por nuk shikon a ka leje, a ka distancat e duhura, a e respekton sigurinë rrugore apo pompat e naftës dhe vetë objekti apo depozitat e saj janë vendosur në kundërshtim me sigurinë rrugore.
Prandaj gjithçka po bëhet ditë pas dite, përfshi edhe këtë aksion duket që të jetë më shumë një show, duket të jetë më shumë shfaqja e radhës e qeverisë që kërkon ti japë ushqimin militantëve të saj, apo opinionit publik, me propagandë këto ditë të nxehta vere.
Në rast se ligji do të zbatohet e vërteta do të ishte krejt ndryshe, por ajo që po ndodh në terren është ndryshe nga ajo që në fakt na thotë qeveria me shown e saj. /CNA.al
Dy ditë më parë, në media u raportua lajmi se Adi Krasta dhe...
Ditët e fundit në media ka bërë shumë bujë largimi i dy emsi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri aku...
CNA.al prej kohësh është investuar në kërkimin e të vërtetav...
*Historia e mëposhtme sado e paimagjinueshme të duket ka ndo...
Fondacioni “Doën Syndrome Albania” ka reaguar në lidhje me g...
Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj i ka drejtuar një mesa...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Irfan Hysenbelliuu, pronari plot borxhe i News 24, dy ditë m...
Prej disa ditësh Partia Demokratike ka vënë nën shënjestër k...
Dekriminalizimi ka qenë që nga fillimi një ligj poshtërues p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta n...
Pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt 2019, kryetari i ...
Në një intervistë të dhënë në media kohët e fundit, nënkryet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk heq dorë ng...
Tepsia e pushtetit, është e shenjtë për politikanët. Pasi du...
Ambasada e SHBA në Tiranë vijon të jetë një mbështetëse dhe ...
Me rastin e Ditës së Kujtesës së krimeve të Komunizmit, ish ...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...