web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkoi zgjedhje me Edi Ramën/ Zbulohet pasuria e sekretarit të Bashës

30 Gusht 2019, 11:06, Aktualitet CNA

Opozita që prej muajit shkurt, pas djegies së mandateve ka braktisur të gjitha institucionet.

Nën drejtimin e kreut të PD -së, Lulzim Basha ata humbën edhe pushtetin vendor, pasi nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pas gjithë kësaj humbje, Basha vijon të sillet brenda përbrenda rrethit të tij që ka krijuar.

Në të ashtuquajturat strukturat drejtuese janë zgjedhur të preferuarit e tij.

Një ndër ta është edhe ish-drejtori i Autoritetit te Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, i cili mban detyrën e se Sekretarit për burimet njerëzore në selinë blu.

Emri i Minarollit, nuk është i lakuar për ndonjë kontribut në Partinë Demokratike, megjithëse ai drejton edhe degën numër 10 të PD, në Tiranë.

Minarolli i cili konsiderohet si staf i ngushtë i Bashës, në muajin Maj të këtij viti bëri xhiron e mediave pasi CNA.al publikoi një video të tij kur kërkonte zgjedhje me Edi Ramën, kryeministër.

Në një takim mobilizues me strukturat PD, sekretari për burimet njerëzore në selinë blu, Ervin Minarolli, ka deklaruar se zgjedhje të lira pa Edi Ramën nuk mund të ketë.

Në videon esiguruar nga CNA.al, Minarolli, dëgjohet duke thënë se kjo ishte rruga e duhur, pazi zgjedhje të lira pa Ramën nuk mund të ketë.

?Prandaj them që kjo ishte rruga e duhur dhe zgjedhje të lira pa Edi Ramën nuk mund të ketë. Ne sot jemi në një moment shprese jo vetëm për degën dy por për të gjitha strukturat e partisë?, ka deklaruar Minarolli.

Ky i fundit, sot, nuk mban ndonjë post publik, por më herët të paktën nga viti 2005 deri në vitin 2014 ka punuar në institucione shtetërore.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e Minarollit, gjatë kohës që ai paguhej me taksat e qytetarëve.

Ai deklaron një sërë burime të ardhurash. Ai rezulton se ka punuar në Ministrinë e Transportit dhe më pas në Ministrinë e Tregtisë. Gjithashtu të ardhura ka sigurua edhe nga pjesëmarrja në borde e komisione të ndryshme.

Si pasuri të patundshme ai ka deklaruar një dy apartament, dhe patundshmëri të tjera të përfituar nga privatizimi.

Në vitin 2008 ai deklaron një kontratë sipërmarrje për një shtëpi me sipërfaqe 147 m2 në bregdetin e Durrësit, me vlerë 79 000 euro, për të cilën thotë se ka marrë 40 000 euro kredi.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar, gjatë funksioneve shtetërore që Minarolli ka mbajtur.

Viti 2005

Apartament banimi me sip.66.4 m2, përfituar nga privatizimi, me vlerë 4 006 lekë.

Apartament banimi me sip.66.4 m2, shtesë kati viti 1998 me vlerë 1 900 000 lekë.

Apartament banimi me sip.129 m2, kontratë sipërmarrje në vitin 2004, me vlerë 52 000 euro. Burimi i krijimit me vlerë 29 000 euro kredi.

Ndërtesa e kaldajës me sip 666 m2 me vlerë 3 090 000 lekë. Përfituar nga privatizimi i ndërmarrjes shtetërore me ankand

1000 m2 tokë me vlerë 1 600 000 lekë.

Të ardhura nga pozicioni i Drejtorit i shitjeve dhe stacionit në një kompani ajrore në shumën, 9350 euro.

Bashkëshortja Dorina Minarolli, të ardhura nga Emporiky bank në shumën 493 260 lekë.

Kredi për blerje apartamenti. Vlera 29 000 euro për një periudhë 10 vjeçare. Kësti mujor, 325 euro në muaj.

Viti 2006

Paga si drejtor i përgjithshëm i politikave dhe planifikimit të të transportit dhe telekomunikacionit në MPTT, në shumën 129 219 lekë.

Paga nga bordi mbikqyrës i ANTA, në shumën 20 340 lekë.

Pagesë për komisionin e pullës postare në shumën 45 000 lekë.

Bashkëshortja, Dorina Minarolli e punësuar ai analiste në Emporiki Bank, në shumën 102 680 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti në shumën 39 370 euro. Detyrim i paguar është  1 099 euro, ndërsa kanë mbetur 27 104 euro.

Viti 2007

Paga si drejtor i përgjithshëm i politikave dhe planifikimit të të transportit dhe telekomunikacionit në MPTT, në shumën 1 151 837 lekë.

Paga nga bordi mbikqyrës i ANTA, në shumën 355 098 lekë.

Paga si kryetar i këshillit mbikqyrës i portit detar, Vlorë në shumën  177 061 lekë.

Paga si kryetar i Komisionit të Pullës në shumën 45 000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në grupin e punës për studimin e zonës industriale në Porto Romano në shumën 50 000 lekë.

Anëtar i Bordit drejtues të Autoritetit Portual Durrës në shumën 171 696 lekë.

Paga si anëtar i këshillit mbikqyrës i shoqërisë Aeroporti Nënë Tereza në shumën 87 063 lekë.

Bashkëshortja, Dorina Minarolli e punësuar ai analiste në Emporiki Bank, në shumën 687 340 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti në shumën 39 370 euro. Detyrim i pashlyer  është  22 714 euro.

Viti 2008

Kontratë sipërmarrje, një shtëpi me sip 147 m2 në bregdetin e Durrësit, me vlerë 79 000 euro. Shtëpia është në ndërtim,, paguar 45 000 euro sipas kontratës  dhe 40 000 euro kredi.

Paga si drejtor i përgjithshëm i politikave dhe planifikimit të të transportit dhe telekomunikacionit në MPTT, në shumën 1 184 311 lekë.

Paga nga bordi mbikqyrës i ANTA, në shumën 362 044 lekë.

Anëtar i Bordit drejtues të Autoritetit Portual Durrës në shumën 526 500 lekë.

Të ardhura nga Komisioni Shtetëror i Pullës, në shumën 45 000 lekë.

Bashkëshortja, Dorina Minarolli e punësuar ai analiste në Tirana Bank, në shumën 977 980 lekë.

Kredi, 17 000 euro për shlyerjen e një kredie dhe 40 000 për blerjen e shtëpisë në bregdet. Shuma totale 77 260 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti në shumën 39 370 euro. Detyrim i shlyer  është 19 015 euro.

Viti 2009

Autoveturë Benz Mercedez, prodhim i vitit 2007, me vlerë 9 600 euro.

Kontratë premtim për shitblerjen e një toke me sip 1 000 m2 me vlerë 20 000 euro.

Llogari bankare në shumën 195 957 lekë.

Llogari bankare në shumën 200 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 816 euro.

Paga si drejtor i përgjithshëm i politikave dhe planifikimit të të transportit dhe telekomunikacionit në MPTT, në shumën 1 224 673 lekë.

Paga nga bordi mbikqyrës i ANTA, në shumën 396 360 lekë.

Anëtar i Bordit drejtues të Autoritetit Portual Durrës në shumën 526 500 lekë.

Të ardhura nga Komisioni Shtetëror i Pullës, në shumën 45 000 lekë.

Bashkëshortja, Dorina Minarolli e punësuar ai analiste në Tirana Bank, në shumën 1 034 932 lekë.

Bonus për negocimin e kontratës me SGS, për kontrollin teknik të automjeteve në shumën 200 000 lekë.

Viti 2011

Llogari bankare në shumën 56 351 lekë.

Llogari bankare në shumën 78 007 lekë.

Llogari bankare në shumën 2 426 36 euro.

Paga si drejtor i përgjithshëm i politikave dhe planifikimit të të transportit dhe telekomunikacionit në MPTT, në shumën 1 414 073 lekë.

Paga nga bordi mbikqyrës i ANTA, në shumën 229 800 lekë.

Anëtar i Bordit drejtues të Autoritetit Portual Durrës në shumën 776 008 lekë.

Kompesim nga AKP për 23.3 m2 në favor të ALUIZN-it, me vlerë 91.022 lekë.

Bashkëshortja, Dorina Minarolli e punësuar ai analiste në Tirana Bank, në shumën 1 201 695 lekë.

Kredi bankare, në shumën 57 000 euro. Detyrim i pashlyer është 63 596 lekë.

Pagesë për shtëpinë në bregdet. Detyrimi shlyer është 10 000 euro, ndërsa i pashlyer është 19 000 euro.

Bashkëshortja, llogari bankare, në shumën 6 180 lekë.

Viti 2012

Llogari bankare në shumën 406 230 lekë.

Llogari bankare në shumën 683 876 lekë.

Llogari bankare në shumën 276 euro.

Paga si drejtor i përgjithshëm i politikave dhe planifikimit të të transportit dhe telekomunikacionit në MPTT, në shumën 293 078 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtor ekzekutiv  tek Autoriteti i Aviacionit Civil në shumën 1 138 423 lekë.

Paga nga bordi mbikqyrës i ANTA, në shumën 961 416 lekë.

Anëtar i Bordit drejtues të Autoritetit Portual Durrës në shumën 830 700 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në njësinë e zbatimit të kontratës së terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit, në shumën 120 000 lekë.

Bashkëshortja, Dorina Minarolli e punësuar ai analiste në Tirana Bank, në shumën 1 091 982 lekë.

Kredi bankare, në shumën 57 000 euro. Detyrim i pashlyer është 59 718 lekë.

Pagesë për shtëpinë në bregdet për vlerën 75 000 euro. Detyrimi shlyer është 9 000 euro, ndërsa i pashlyer është 10 000 euro.

Bashkëshortja, llogari bankare, në shumën 76 458 lekë.

Viti 2013

Blerje makine Volsvagen me vlerë 12 000 euro.

Llogari bankare në shumën 30 936 lekë.

Llogari bankare në shumën 7 966 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 247 lekë.

Të ardhura nga paga në MTI në shumën 1 200 452 lekë.

Anëtar i Bordit drejtues të Autoritetit Portual Durrës në shumën 121 740 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtor ekzekutiv  tek Autoriteti i Aviacionit Civil në shumën 224 730 lekë.

Paga nga bordi mbikqyrës i ANTA, në shumën 302 895 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në njësinë e zbatimit të kontratës së terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit, në shumën 54 000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në grupin e negocimit të kontratës për EMS, në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në grupin e negocimit të kontratës për Finsec.

Pagesë nga AKKP, kësti i kompesimit të pasurisë së paluajtshme në shumën 60 299 lekë.

Hua pa interes në vlerën 8 000 euro.

Kredi bankare, në shumën 57 000 euro. Detyrim i pashlyer është 55 949 lekë.

Pagesë për shoqërinë tregtare për blerjen e banesës në bregdet në shumën 10 800 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 73 948 lekë.

Viti 2014

Llogari bankare në shumën 5 968 lekë.

Llogari bankare në shumën 7 378 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 247 lekë.

Të ardhura nga paga në MTI në shumën 273 050 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtor ekzekutiv  tek Autoriteti i Aviacionit Civil në shumën 24 930 lekë.

Kredi bankare, në shumën 57 000 euro. Detyrim i pashlyer është 55 244 lekë.

Hua pa interes në vlerën 8 000 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 71 424 lekë./CNA.al

Video-Sekretari i PD kërkon zgjedhje me Edi Ramën





Lajmet e fundit nga