"Zgjedhja" e gabuar me rastin "Pjetri/ Juristët e PS, po e çojnë Ramën në zgjedhje të parakohshme
Ditë më parë CNA.al paralajmëroi që e vetmja rrugë që siguro...
Mero Baze, editori dhe njëkohësisht pronar i gazetës ?Tema?, në një editorial së fundi ka mbajtur një qëndrim edhe në lidhje me lëvizjet e bëra në tregun mediatik, ku nga një pjesë e gazetarëve, komentatorëve, por edhe opinionit publik u cilësuan si lëvizje politike, të diktuara nga kryeministri.
Ndërkohë, vetë Baze në analizën e tij theksonte se janë më shumë qarkullime në tregun mediatik dhe më tej Irfan Hysenbelliun e trajtonte si pronar të një televizioni që një herë ishte përdorur nga Sali Berisha në 2011, për ta blerë televizionin nga Carlo Bollino dhe shkon te zgjedhja e sotme e Irfan Hysenbelliut me Ylli Rakipin dhe Adi Krastën.
Ai përpiqet midis rrjeshtash të thotë se problem janë pronarët e medias, çka është një e vërtetë shumë e madhe, së vërtetë pronarët e medias janë problemi i tregut mediatik, ku midis tyre ka njerëz të korruptuar, trafikantë droge, klientelistë, njerëz që marrin leje pallatesh, kioska, gjobaxhinj e gjithëfarllojë njerëzish që janë pronarë mediash në televizione me titra që presin t?i marrë dikush në telefon, një ministër, kryeministri apo dikush tjetër për hallet e tyre apo lajmet që atyre iu ?përvëlojnë?.
Në fakt, vetëm për këtë pjesë ka të drejtë Mero, por harron të japë disa detaje dhe të na tregojë se ku ndryshon vërtetë Berisha nga Edi Rama, në marrëdhënie me mediat.
Ka disa të vërteta që duhen thënë dhe duhen përsëritur për të qënë të ndershëm dhe të hapur me opinionin publik.
Po është e vërtetë që ndoshta Berisha ka qënë një armik i medias, ndoshta në mandatin e tij të parë kur ka qënë president i vendit. Ka pasur përplasje të forta dhe të ashpra me ta. Është e vërtetë gjithashtu se e ka sulmuar Mero Bazen, ka sulmuar Top Channel dhe Digitalb, ka pasur përplasje të ashpra, por kurrë nuk i bleu ata. Kurrë nuk tentoi t?i merrte dhe t?i kishte në krah.
Mero Bazen e kishte në krah, ai më pas për një mijë e një arsye u përplas. Dikur e thërrisnin ?djali i Berishës?, Mero Baze ishte një njeri me influencë në Partinë Demokratike deri në vitin 2006, kur zgjodhi më pas për arsyet e tij, të cilat mund të jenë të shumta, të bënte oponencë të fortë ndaj Berishës.
Berisha nuk e bleu kurrë, por e mbajti kundërshtar dhe e la atje mënjëanë, zgjodhi ta luftonte, sikurse e lufton edhe Mero deri sot.
Të njëjtën gjë zgjodhi të bënte edhe me Top Channel. U përplas me të dhe vendosi ta luftonte, si një media të fortë kundërshtare dhe oponente pa ndërprerje, edhe në momentet kur kishte linjën e tij editoriale. Kujtojmë këtu kur mori licensën e Televizionit Kombëtar, po nga Sali Berisha, Fiks Fare ishte në luftë të drejtpërdrejtë po me Sali Berishën dhe qeverinë e tij.
Shkojmë më tej tek Carlo Bollino, deri në vitin 2011 një media opozitare e fuqishme. Por, çfarë ndodhi? Çfarë bëri Carlo?
E bleu Irfani televizionin e tij, por duhet të kujtojmë këtu se nuk u përdor vetëm Irfani, në atë kohë e bleu në bashkëpronësi me të ndjerin Artan Santo, ish-aksionerin dhe menaxherin e Credins Bank.
Më pas, pasi i rrëmbeu gati 7 milion euro, që u deklaruan atë kohë në media, Carlo Bollino hapi një media tjetër, sërish kundër Sali Berishës dhe sërish qëndroi kundër tij.
Kështu ishin të gjithë ata që janë sot sërish kundër Sali Berishës.
Por ,vetëm ka një ndryshim. Ata që gjatë pushtetit të Sali Berishës ishin pro qeverisë së tij, sot janë bërë të gjithë me Edi Ramën.
Edi Rama ndoshta nuk i ka luftuar, nuk është përplasur me ta, por ka shkuar dhe i ka blerë. Edhe nëse pretendojmë se Irfani ishte pro Berishës, dhe e çoi ky i fundit të blejë News-in, për ta përdorur për interesat e tij, është fakt sot qw News 24 është kthyer në një dritare të qeverisë. A nuk është Sokol Balla një zëdhënës i saj?
Pra, televizioni i blerë për interesa të Saliut, sikurse pretendon Mero Baze, kthehet në një televizion të Edi Ramës.
A nuk ka ndodhur kështu edhe me televizionet e tjera kombëtare apo lokale, me gazetat dhe portalet që dje i shërbenin Sali Berishës, sot a nuk po i shërbejnë të gjitha Edi Ramës?
Le t?ju thotë Mero Baze publikisht shqiptarëve, kush është media antiqeveritare?
Cili është televizioni kundërshtar i kryeministrit tonë?
Kush po e lufton ballë përballë nga televizionet tona, me titra apo pa titra, kryeministrin e vendit?
A mjaftojnë disa studio, ku shkojnë një tufë me njerëz dhe bëjnë bla bla bla të quhen oponencë ndaj qeverisë, kur linja editoriale është ndryshe?
Apo ndonjë televizion tjetër periferik. Le të përmedim këtu Artur Zhejin, i cili ka marrë ?shpatën? dhe ?marionetën? kundër Edi Ramës.
Por, a keni dëgjuar ndonjëherë të thotë ndonjë fjalë kundër Erion Veliajt? A keni parë ndonjë linjë editoriale kundër kryebashkiakut të Tiranës?
Le të analizojmë këtu edhe ?Syri.net?, një media opozitare, e cila pretendohet se bën betejë ndaj Edi Ramës. Të cilit Edi Rama i shkon në studio dhe i bën çdo qokë. A i keni parë ndonjëherë të sulmojnë Erion Veliajn, apo denoncojnë një pjesë të madhe të ministrave apo kryebashkiakun e Tiranës? Asnjëherë në asnjë rast.
Dhe jo përtej Syrit, por atje në rangun e mediave opozitare, mund të më thotë Mero Baze, cilat janë mediat kundër qeverisë? Kush ka ngelur në opozitë?
Me plot gojë mund të them, asnjë.
Mund të themi vetëm disa portale specifikisht që mbajnë një linjë të fortë kundër Edi Ramës, por dhe një pjesë e tyre janë të kapura nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Tani një pyetje, kemi. Kush nga mediat apo televizionet sot, (përjashjtojmë portalet), është kundër Edi Ramës? Një e vetme, një nga ato që ka qënë me Sali Berishën.
Asnjë prej tyre. Të gjitha janë blerë nga qeveria.
Prandaj, ndoshta ajo beteja e djeshme e Sali Berishës, përplasjet me sponsorat e disa mediave kanë qënë të gabuara, lufta me Carlo Bollinon, me Top Channel, me Mero Bazen ndoshta kanë qënë pa principe, pa moral, por në finale Berisha i la atje tej si kundërshtar dhe të tillë i ka edhe sot.
Kurse Edi Rama, të gjithë kundërshtarët e djeshëm që nga ?Të fala Sandrit?, ?Të fala Vjollcës?, apo ?Të fala Meros?, apo Çimit, Xhemail Pasmaciut, me dreq e me shejtan, sot të gjithë janë pro Edi Ramës. Të gjithë janë të blerë, janë të komaduar dhe të drejtuar nga Edi Rama.
Me sms vendosen dhe hiqen lajmet. Me kaseta vendosen dhe hiqen lajme. Gjithçka urdhërohet nga Kryeministria. E në qoftë se nuk e di Mero, le ta mësojë. Ato që urdhëron Endri Fuga bëhen në televizione.
Çfarë iu duhej akoma Sokol Balla në Vizion Plus? Aspak, për asgjë. Vizion Plusi ka linjë pro qeveritare. Shkon Sokol Balla dhe e kthen News 24 dhe ekranin e tij, ku Ylli Rakipi ishte shumë i fortë dhe së bashku me Adi Krastën krijonte një linjë të fortë antiqeveritare, në një televizion pro qeveritar.
Së shpejti do të shikosh edhe televizionin tjetër me titra, ku llafos ish-kandidati për deputet i LSI-së, Artur Zheji, që një herë bëhet me Ramën e një herë kundër tij sipas interesave momentale, të ndryshojë. E të tjera, e të tjera me radhë.
Pra, sot ka vetëm një pyetje. Ku janë kundërshtarët mediatik të Edi Ramës dhe jo çfarë ka bërë Sali Berisha dje. Ajo që është për t?u shqetësuar është se në qoftë se Berisha dje përplasej me ta dhe i linte në një cep, sot asnjë prej tyre nuk ka ngelur në cep. Të gjithë kanë shkuar tek thesi i Edi Ramës, ku fusin duart për t?u ngopur me para, të cilat nuk kanë për t?i ngopur dot kurrë. As Irfanin, as Xhemail Pasmaciun, as Vjollcën, as Sandrin dhe këdo që të duash t?i përmendim me emra, qoftë edhe media të tjera që janë me pretendimin afër opozitës, por që financohen me thasë me para nga Ilir Meta.
E kjo është e vërteta. Të paktën Saliu i mbante kundërshtar, por sot Rama nuk ka asnjë kundër, kaq mirë i ka punët me shqiptarët, me gazetarët apo me pronarët? Një pyetje jush është media kundërshtare e Edi Ramës?! /Elvi Fundo-CNA.al
Ditë më parë CNA.al paralajmëroi që e vetmja rrugë që siguro...
Arrestimi i një grupi që abuzonte me biletat e linjave urban...
Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka filluar një fushatë ku...
Dy ditë më parë, në media u raportua lajmi se Adi Krasta dhe...
Ditët e fundit në media ka bërë shumë bujë largimi i dy emsi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri aku...
CNA.al prej kohësh është investuar në kërkimin e të vërtetav...
*Historia e mëposhtme sado e paimagjinueshme të duket ka ndo...
Fondacioni “Doën Syndrome Albania” ka reaguar në lidhje me g...
Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj i ka drejtuar një mesa...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Irfan Hysenbelliuu, pronari plot borxhe i News 24, dy ditë m...
Prej disa ditësh Partia Demokratike ka vënë nën shënjestër k...
Dekriminalizimi ka qenë që nga fillimi një ligj poshtërues p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta n...
Pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt 2019, kryetari i ...
Në një intervistë të dhënë në media kohët e fundit, nënkryet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk heq dorë ng...
Tepsia e pushtetit, është e shenjtë për politikanët. Pasi du...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...