Rama intervistë për CNN/ Përplaset me gazetaren për Zvërnecin: Duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...
Nga Ilir LEVONJA
* Këtej nga një rrugë e heshtur, me ca shina tramvaji, në qoshk kafeje, sa hapa kompjuterin me del fytyra e Ramës nga qyteti im. Në një panel specialistësh dhe interesaxhinj…, sepse nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka Ruçi me Bashkim Finon me hallemëdhenjtë e Myzeqesë dhe Darsisë sime. Një platformë brutale e butaforisë sonë, ideologjisë… llogaridhënia qytetarëve. Mirëpo kur e shikon nga ambjentet e perëndimit, të gjithë platformistat të duken kunguj gardhi. Nominim që askush tjetër më mirë se myzeqarët nuk ia di kuptimin këtij togfjalëshi. Shkurt, ligjërata për drejtësinë. Në fakt hallemëdhenjtë e mi Edi kanë nevojë për rrugë.
Jo se duan ta injorojnë drejtësinë tënde të shpifur që e ke katapultuar tek tre emra nga qeveria e djeshme. Megjithëse ke në pushtet që nga 2013 vazhdon avazin e gjynahqarit karshi këtyre emrave si e keqja e vendit. Arrestohej ata, ose arresto veten. Se demokracia është akt dhe shifra. Po ty nuk ta mban se je edhe vetë pjesë e klanit të Zemunit. Hallemëdhenjtë e mi janë të përvëluar nga drejtësia sepse e kanë provuar në kurriz qitapin kushtetues të juripudencës shqiptare, sidomos pas 97-tës kur përdhunimet e vrasjet kapën kulmin. Sado që ke një afimitet me Lushnjen prapë ti nuk e njeh. Shko në varrezat e qytetit dhe të kuptosh se sa është terur ai qytet.
Drejtësia jote???? As për letër higjenike nuk hyn në punë atyre hallemëdhenjëve, pasi e dinë mirë që në kulturën tonë mjerane një dorë para e bën mushkonjën buall. Pa përmendur juristët e inkubatorit të demdemokracisë sonë. Po e thënë shkoqur, deri tani kjo drejtësia jonë nxorri dy rryma. Ata që vazhdojnë e flasin në emër të ligjit për krimet e komunizmit. Dhe këta sharmanët e sotshëm të Kristalit ku se kanë problem ta ngrenë nga varri edhe Eskobarin e Medelenit në Kolumbi.
Dhe faktet e fundit po e tregojnë qartë se shqiptarët kanë lidhje të pastra me kolumbianët. Po jemi tek lushnjarët…, futu një herë në ato rrugica lagjesh dhe të shikosh realitetin e pa rruar. Ku edhe pse rrethina të hershme, ato rrugica janë edhe trashe tubacionesh të kalbëzuara, mortje plehrash e muti, ngucje frike dhe droje, sidomos gjatë dimrit ku të ha të gjallë balta. Kushedi sa herë është çarë e stërçarë një syresh. Dhe nëse hap arkivat e tenderimeve në Bashki, nuk mbetur këmbë marangozi a saldatori, a futbollisti pa përvetësuar milionat e hedhura, këmbë qerrexhiu me firmë ndërtimi etj.
Ato miliona të këtyre viteve do kishin lidhur Lushnjën me Savrën me kohë dhe me gjashtë korsi. Por nuk janë bërë. Unë jam rritur në lagjen e kodrës dhe e di deri në frymën e fundit se, asgjë nuk duam më shumë të gjithë ata, vetëm pak rrugë normale, njerëzore, me drita e kanalizime si bota përreth dhe kundruall. Dhe do të jepnin gjithçka për pak ndriçim, vota pa diskutim e me shumicë. Do e mbanin në supe cilindo shtetar, qoftë ky i majtë a i djathtë, i kuq a i verdhë…, mjaft tu rregullonte e sistemonte rrugicat ku jetojnë. Por kurrë nuk e kanë bërë… , nuk e bëjnë. Dikur specialistët e socializmit i hapnin me traktor dhe na ngushtonin gardhet. Avllitë na i rrëzonin…, por deri aty rrinin, tek dheu. Dheu që ta hante shpirtin në dimër.
Nuk kishte poshtërim më të madh se këpucët me baltë. Kurse sekserët e dëm demokracisë i kanë futur në konflikte gradhesh, me teorinë çarjes së herëpashershme dhe ngushtimit të rrugëve, aq sot ato duken si shtigje mbeturinash dhe zagarësh. Edhe pse në ato rrugë kanë jetuar e kanë dalë plot emra deri me histori kombëtare. Futu një herë atyre rrugicave, por jam i bindur që nuk të nxënë më. Nuk ta bëjnë të mundur horlliqet e informalizmit të ecësh. Aq më tepër ty që me dashuri të Zotit të kemi edhe shtatlartë. Futu dhe të shikosh se si do të të bëhen supet, koka etj. Lushnja nuk është sheshi i reformës agrare. Janë rrugica labirinthe, garrupe plehrash që ti një herë nuk doje t’i ricikloje. Dhe tani do me shumë histeri. Pa iu futur suportit në bujqësi, vendi që mban peshën kombëtare është sot plotësisht truall investitorësh jetim. Po ti e ke mendjen tek Saliu, tek zhgarravitjet e radhës. Tek pika i rafte reformës tënde në drejtësi./ CNA.al
Nga Dr. Bledar Kurti*Një pyetje të thjeshtë i bëri gazetarja...
Nga Ilir Levonja*Asnjëherë si më parë Edi Rama dhe rilindja ...
Nga Aurel Plasari*Do të ketë, këtij viti, 100-vjetorin: e pa...
Nga Ilir Levonja*Nga një podium i vogël, brenda ambjenteve t...
Nga Ilir Levonja*Eshtë sot një nga lajmet më të pakta të dit...
Nga Enkel DemiDje, katër të rinj, studentë u lënduan me thik...
Nga Dr. Bledar Kurti *Përse ky vend është vështirë të bëhet?...
Nga Mero Baze Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kok...
Nga Ilir Levonja*Mos u mallëngjeni me Sajmirin. T’i themi fa...
Nga Ilir LEVONJA*Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga...
Nga Flamur KuçiËshtë epike thirrja e Krishtit “Fali Zot se s...
Nga Zef ZEFI *Ne vitin 1992 mbas zgjedhjeve vendore, Partia ...
Nga Ilir Levonja*Eshtë një pyetje afërmendsh si një plasje s...
Nga Zef ZEFI*Java gjeopolitike“Turpi amerikan i njerëzimit” ...
Nga Enrik Braho*Ditën e djeshme Komisioni Europian rekomando...
Nga: Prof. Dr. Arben ManasterliuTi o shqiptar me zemrën plot...
Nga Frrok VukajShënime gjatë një vizite në Greqi.Pas vizitës...
Nga Ilir LEVONJA*A është presidenti jonë i korruptuar?O Zot ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...