Mos festo, por protesto
Nga Ilir LEVONJA*Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga...
Nga Ilir Levonja
*Mos u mallëngjeni me Sajmirin. T’i themi faleminderit presionit gjerman që shumë shqiptarëve u dukej habi kur u thoshe se administrata perëndimore nuk fal mëkatet aktuale karshi atyre të së shkuarës. Kësisoj nuk mund të bënte një sy qorr e një vesh shurdhër dhe të votonte pro që Shqipëria e baronëve në pushtet të bëhet pjesë e komunitetit. Afërmendsh ti si shqiptar mund ta mbash në pushtet Sajmir Tahirin për inat të Berishës. Mund t’ia falësh kanabizimin e vendit etj. Mund të kënaqesh me sojin e deklaratave për mushkonja dhe jo kaçatorrë fluturues a transportues droge në bregdet, por jo gjermanët dhe Gjermania. Shkurt, gjermanët nuk mund ta konceptojnë dot që një xhigolo politike, edhe pse me xhaketë të tipit bavarez, me kopsa fund e krye, rri në kuvend për meritokraci aferash të ulta në një vend të nivelit të tretë ku politika është një mizerje në modë e pesë emrave.
Mëkatet e së shkuarës janë pjesë e një ndërgjegje civile që mendon se me pak hi vatre të shuar, mund edhe t’ia hedhin. Askush nuk ka për t’ia hedhur, aty janë të gjitha. Mjafton të filloj një drejtësi e re me profesionistë realë jo me nga ata nga magjistratura e diktaturës dhe kursantë 6 mujorë. Të cilët shenjtërinë e jurispudencës e këmbyen me garën e ethshme të pasurisë. Nuk ngeli katundar pa iu skuqur sytë nga manovrimet si e si të gllabërojë sa më shumë prona, përfshi këtu objekte të vjetra, magazina, apartamente, toka etj. Pa harruar rryshfetin për daljet nga burgu edhe pse mund të kishe vrarë shtatë vetë.
Këto njëzetë e tetë vite prodhuan një klasë juristësh që do mbahet mend për nivelin e ulët të profesionalizmit karshi kushtetutës dhe vendit. Në fakt është një fillim i pashmangshëm, çdo qeveritar të ishte në krye, qoftë ky i majtë apo i djathtë, do ta bënte. Ndryshe, rrëzohej dhe nuk fitonte. Rasti Tahiri, ashtu si ai i kryebashkiakut të Kavajës, deputetit të Pukës, Ndoka. Atyre djemve të Lezhës që e kthyen kënetën e Patokut në një beteje gringosh a pistolerash. Janë fakte të gjalla se sa shumë i kushtoi shqiptarëve ndërrimi i pushtetit. Eshtë pikërisht Edi Rama dhe soji i tij që ia bënë këtë dhuratë vendit. Deri dje, ky u përpoq ta mbante Sajmirin. Beri çfarë bëri, deklaroi çfarë deklaroi deri sa nxorri puçist si Enveri në kohë, jo për hatër të Tahirit, jo për merita të një politikani me të ardhme, por për të ruajtuar vetveten.
Sado Sajmir Tahiri kërcen e kërcon me horrliqet e Lulit a Sali Berishës, me deklarata që më thanë të pohoj kështu e ashtu, shumë shpejt do i bëj realitet. Shumë shpejt do e mësoni se vërtetë Edi Rama është drejt për së drejti fajtori kryesor i kanabizimit të vendit. Kjo për një ëndërr naive të politikanit dështak…, të mbylli gropat e ekonomisë me të ardhurat e drogës. Nga një temë tabu, nga njëshoqëri e prerë për të mos diskutuar çështjen e drogës, sot shqiptarët kanë nisur nga debati mbi legalizimin apo jo të saj. Kjo i shkon shumë për shtat një shoqërie kafenesh, një vendi që prodhon deri aleancat dhe qeveritë në kafene.
Sajmir Tahiri është një nga ato zhigolotë që kanë për pjesë forcat tona politike. Ka lindur si pasojë e luftës së ashpër për pushtet. Jo për merita intelektuale në drejtimin e vendit. Dhe të gjithë sot besojnë naivisht se kanë për t’i shpëtuar drejtësisë. Aq sa pas ndarjes nga ju, mitingjet a forumet ku shkëmbejnë dhëndurë ngjyrash…, herë një demokrat të penduar tek Edi Rama, herë një socialist tek Lulzim Basha, mallkojnë këtë punën e anëtarësimit në komunitetin europian. Hiqeni nga mendja se ka burrë shteti shqiptar që e do Shqipërinë në Europë. Nëse do kishte, Shqipëria do ishte bërë me kohë pjesë e saj. Por nuk ka…
Rasti Sajmir Tahirit është futja e dy këmbëve në një këpucë. Kur Edi Rama pyet veten po sikur nesër të më kërkojnë mua.? Dhe përse mua, pse jo Saliun, Lulin a Ilirin?
Rasti Tahirit vërteton një gjë, që Shqipërinë po e bëjnë të tjerët dhe jo shqiptarët.
Nga Ilir LEVONJA*Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga...
Nga Flamur KuçiËshtë epike thirrja e Krishtit “Fali Zot se s...
Nga Zef ZEFI *Ne vitin 1992 mbas zgjedhjeve vendore, Partia ...
Nga Ilir Levonja*Eshtë një pyetje afërmendsh si një plasje s...
Nga Zef ZEFI*Java gjeopolitike“Turpi amerikan i njerëzimit” ...
Nga Enrik Braho*Ditën e djeshme Komisioni Europian rekomando...
Nga: Prof. Dr. Arben ManasterliuTi o shqiptar me zemrën plot...
Nga Frrok VukajShënime gjatë një vizite në Greqi.Pas vizitës...
Nga Ilir LEVONJA*A është presidenti jonë i korruptuar?O Zot ...
Një Komb të gjallë dhe të vdekur apel Sulltan Ramës Jo më k...
Shikoheni se çfarë po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i...
Sot është përvjetori i 50-të i vrasjes së njeriut që e bëri ...
Nga Ilirjan BlloshmiMaskarenj!Qe ta sqarojme nje here e mire...
Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kish...
Jam i detyruar te bëj këtë dekleratë për mbarë opinionin pub...
Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vun...
Me afrimin e përvjetorit të pushimit fashist të 7 prillit 19...
Nga Enkel Demi*Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e pë...
Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...