A do bëhet ky vend?
Nga Dr. Bledar Kurti *Përse ky vend është vështirë të bëhet?...
Nga Enkel Demi
Dje, katër të rinj, studentë u lënduan me thikë para Presidencës, në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.
Dje, e sollën në Shqipëri Izet Haxhinë, ndërsa të shumtë janë ata që presin të çelet kapaku i gjirizit.
Dje, Eugent Bushpepa, një mirditor si gjithë të tjerët çoi Shqipërinë në finalen e Eurosong.
Dje, Skerdjano Keraj, violinist i mirënjohur në Gjermani shkëlqeu në një koncert me Orkestrën e Radio Televizionit.
Dje, Eleni Foureira, një fierake me fustanin me toka çoi Qipron në finalen e Eurosong. Në këtë festival në finale janë tre shqiptarë si kurrë më parë me asnjë kombësi tjetër. Shqipëria, Italia dhe Qipro janë në garë me të njëjtën racë.
Të gjitha këto ngjanë vetëm dje, por në ditët e shkuara ose ato që do vijnë, kemi dëgjuar ose do të dëgjojmë sërish për tonelata me drogë, banditë që kanë kapur shtetin, rrugaçë që vrasin e presin, skifterë që grabisin, qeveritarë që vjedhin dhe shtojnë taksat të mbushin gropën e hajnisë. Por ama, kemi për të dëgjuar për shkrimtarë, sportistë, shkenctarë, muzikantë, artistë, aktorë, këngëtarë, piktorë, balerinë që vazhdojnë të shenjojnë në udhën e tyre të lavdisë edhe Shqipërinë.
Në Itali na tregojnë me gisht për Habilajt, por edhe për Saimir Pirgun me zërin kristal. Na tregojnë me gisht për narkotrafikantët dhe vrasësit me pagesë në Angli, por edhe për Ermonela Jahon në Royal Opera House në Londër. Duket sikur në këtë tokë, trëndafili çel aromëshumë në një kopshtie plot me mut. Prandaj, kam këtë pyetje që më shkakton vramendje prej kohësh: Përse kemi kaq shumë banditë dhe kaq shumë artistë?
Nuk e gjej gjetkë përgjigjen, sepse në vende të tjera, kur e zeza i përpin, këta të mirët numërohen me gishta. Këtu duket se aty ku lulëzon bari i keq, në kundërshtim me ligjësitë e bujqësisë, hedh shtat më fuqishëm kalliri i grurit. Megjithëse hanë të njëjtën bukë e pijnë të njëjtin ujë, këtu mund të gjesh koka të mendimit dhe artit, ashtu si gjen kriminelë të pamëshirshëm, që aq mirë i ka përshkruar Elvira Dones.
Këtu gjen cubin e politikës që kërkon të prishë shtëpinë e artit dhe skamnorin e artit që e ndan mendjen për vetëflijim. Gjen shkrimtarë që shkruajnë libra të vërtetë që nuk ua var kush dhe banditë që duan të kthejnë bibliotekat në salla kumari. Gjen pedofilë që i bëjnë mësues dhe poetë erotikë si Pano Taçi që të ngjethin mishtë. Ke kulla që lartohen me para droge dhe trafikun e mishit të bardhë, kurse në themelet e tyre ka vdekur Frederik Reshpja që e lartoi veten veç në poezi.
Kjo tokë që ka pjellë Enver Hoxhën dhe Gjergj Fishtën, pse vazhdon të mbetet sërish me barrë me vrasës dhe poetë?/ 27.al
Nga Dr. Bledar Kurti *Përse ky vend është vështirë të bëhet?...
Nga Mero Baze Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kok...
Nga Ilir Levonja*Mos u mallëngjeni me Sajmirin. T’i themi fa...
Nga Ilir LEVONJA*Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga...
Nga Flamur KuçiËshtë epike thirrja e Krishtit “Fali Zot se s...
Nga Zef ZEFI *Ne vitin 1992 mbas zgjedhjeve vendore, Partia ...
Nga Ilir Levonja*Eshtë një pyetje afërmendsh si një plasje s...
Nga Zef ZEFI*Java gjeopolitike“Turpi amerikan i njerëzimit” ...
Nga Enrik Braho*Ditën e djeshme Komisioni Europian rekomando...
Nga: Prof. Dr. Arben ManasterliuTi o shqiptar me zemrën plot...
Nga Frrok VukajShënime gjatë një vizite në Greqi.Pas vizitës...
Nga Ilir LEVONJA*A është presidenti jonë i korruptuar?O Zot ...
Një Komb të gjallë dhe të vdekur apel Sulltan Ramës Jo më k...
Shikoheni se çfarë po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i...
Sot është përvjetori i 50-të i vrasjes së njeriut që e bëri ...
Nga Ilirjan BlloshmiMaskarenj!Qe ta sqarojme nje here e mire...
Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kish...
Jam i detyruar te bëj këtë dekleratë për mbarë opinionin pub...
Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vun...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...