SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Nga Ilir Levonja
*Nga një podium i vogël, brenda ambjenteve të burgut të Spaçit, ambasadorja e Europës u tha shqiptarëve se ka një plan projekt financimi nga komuniteti për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të të burgosurve të regjimit të kaluar. Kjo përkonte me 45 vjetorin e të ashtuquajturës revolta e disidencës, e ndodhur në kampin e riedukimit a burgun famëkeq në Spaç të Mirditës, pikërisht midis datave 21 e 23 maj 1973. Eshtë një nga ato institucione ku tregohet fytyra e vërtetë a brutaliteti i luftës së klasave, faqja e zezë e së shkuarës sonë jo të largët, në ato vitet e ndërtimit të socializmit. Institucioni që u krijua nga ata që ndjenjave perverse u veshën parullat në emër të popullit, për popullin, t’ia lërojmë nënën popullit. Ky ishte soji më i pa arsimuar, soji i gjirizeve, shkurt rënia jonë kombëtare, soji klasor pasojat e të cilit po i vuajmë edhe sot. Megjithatë është tmerrësisht e trishtueshme që, edhe pas kaq vitesh demokraci, akoma ka të pushkatur që nuk u janë gjendur dhe identifikuar eshtrat.
Dhe kjo ka arsyet e veta.
E para ne nuk e njohim faljen si institucion. Nuk bëm kurrë një pajtim kombëtar. Dhe shpesh e më shpesh suportojmë me pushtet ata që na kënaqin nepset tona.
E dyta nuk u ndamë nga komunizmi as me distancim moral dhe as me ligj. Sajuam ca platforma të zbehta ligjore mbi pastrimin e figurës, dosjet, ca platforma gjoja dëmshpërblimesh, etj…, por që gjithsesi nuk kishin asgjë të përbashkët me thelbin, ndarjen a distancimin nga e shkuara e turpshme.
E treta…, komunistëve u dhamë pushtet, i bëm lidera. I kemi akoma aty. Kurse bijtë i nderojmë e i votojmë. Madje edhe platformën e fjalës së lirë, duke dëgjuar devizën disa vjeçare se vrasjet, persekutimet etj…, i bënë në emër të ligjit. Jo diktaturës. Kjo është dhe fyerja më e madhe, karshi së sotshmes, dhimokracisë sonë. Dhe plotësisht e shpjegueshme kur në të njëjtën kohë që përkujtohej kjo revoltë në ato ambjente mjerane, kryeministri i vendit grindej me një minoritar nga Dropulli në emër të fushatës së llogaridhënies. Një bajatizëm i radhës i bijve ,etërit e të të cilëve e quanin gju më gju me popullin. Askush tjetër nuk kishte arsye më të qartë se qeveriu dhe qeveria ta linin vetëm atë tubim, ku të rrahurat me shufra hekuri, shfarosja dhe shpërbërja ishin mjete normale të komunikimit. Ndërkohë edhe një mesazh i qartë e që na i jep pa gajle, neve, verbanëve me sy të bukur. Por ne jemi verbanë, verbanë dhe të shurdhët.
Ka edhe dhjetëra arsye antinjerëzore, të tjera. Ndaj në ato ambjente britmash të fikura, karshi fjalimeve sa për të larë gojën, rëndon akoma një fakt. Të pushkatuarit e humbur. Pengu i pa zbardhur që na mban akoma pezull mbi një luftë të ashpër klanesh.
Nga Ilir Levonja*Eshtë sot një nga lajmet më të pakta të dit...
Nga Enkel DemiDje, katër të rinj, studentë u lënduan me thik...
Nga Dr. Bledar Kurti *Përse ky vend është vështirë të bëhet?...
Nga Mero Baze Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kok...
Nga Ilir Levonja*Mos u mallëngjeni me Sajmirin. T’i themi fa...
Nga Ilir LEVONJA*Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga...
Nga Flamur KuçiËshtë epike thirrja e Krishtit “Fali Zot se s...
Nga Zef ZEFI *Ne vitin 1992 mbas zgjedhjeve vendore, Partia ...
Nga Ilir Levonja*Eshtë një pyetje afërmendsh si një plasje s...
Nga Zef ZEFI*Java gjeopolitike“Turpi amerikan i njerëzimit” ...
Nga Enrik Braho*Ditën e djeshme Komisioni Europian rekomando...
Nga: Prof. Dr. Arben ManasterliuTi o shqiptar me zemrën plot...
Nga Frrok VukajShënime gjatë një vizite në Greqi.Pas vizitës...
Nga Ilir LEVONJA*A është presidenti jonë i korruptuar?O Zot ...
Një Komb të gjallë dhe të vdekur apel Sulltan Ramës Jo më k...
Shikoheni se çfarë po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i...
Sot është përvjetori i 50-të i vrasjes së njeriut që e bëri ...
Nga Ilirjan BlloshmiMaskarenj!Qe ta sqarojme nje here e mire...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...