SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Nga Dr. Bledar Kurti
*Një pyetje të thjeshtë i bëri gazetarja Ambrozia Meta zotit Kryeministër dhe ky i fundit braktisi konferencën për shtyp, dhe gazetarja u bë personazhi më i shquar i javës. Një pyetje u bë dhe një kreu i ekzekutivit u trondit rëndë.
Po ti qytetar apo qytetare e thjeshtë, jo gazetar apo me talent në filologji, nëse do kishe premierin shqiptar përpara çfarë pyetje do i bëje atij?
Ndoshta mund t?a vini me shpatulla pas murit si Ambriosa, ose do përfundoni një objekt shakaje nga ato që di ti bëjë ai me mjeshtëri, pasi ka mbi supe shumë vite tallje e përbuzje me të gjithë shqiptarët. Është e vështirë të pyesësh dhe përballesh me të, por është jashtëzakonisht e lehtë të pyesësh veten. Ashtu nën heshtjen tënde dhe i rënduar me shqetësimet dhe hallet e tua, pyete veten: Çfarë të mirash më ka sjellë mua dhe familjes sime qeverisja Rama? Ja kaq e thjeshtë! Pyete veten përpara pasqyrës apo dialogo me veten me mendje. Dhe, jep një përgjigje e cila do jetë e sinqertë dhe e papërlyer nga propaganda e qeverisë.
Bëj analizën SWOT, siç e bën çdo institucion apo çdo individ kur bën një plan biznesi. Harroje fajin e ka Saliu dhe pretekset e tjera të qeverisë, e merru me të sotmen dhe frikën e së ardhmes. Gjej pikat e forta dhe të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet. E më pas jepi notën, meritën apo turpin kryeministrit tënd.
Mos u merr me borxhin e jashtëm apo investimet e huaja të cilat janë katastrofike, sepse ndoshta nuk ke informacion dhe prerje për t?i kuptuar. As nëse Shqipëria po flirton me Turqinë e voton rezoluta kundër ShBA, sepse marrëdhëniet ndërkombëtare e gjeopolitike kërkojnë artikulim mendimi. Por, pyete veten nën ngacmimet e penës sime, në mënyrën më të thjeshtë e të kuptueshme të mundur: A paguan më shumë sot për faturën e ujit dhe dritave? A të mbahen më shumë para nga paga? A paguan më shumë taksa për biznesin tënd? A po dëgjon çdo ditë në lajme për ekzekutime, vrasje e konflikte me armë zjarri? A ke dëgjuar më shumë për shtëpi të bastisura në lagjen ku banon? A ke takuar më shumë miq e shokë që duan të largohen nga ky vend? A je i sigurtë në bukën, domatet, kastravecat, qumshtin, dhe mishin që konsumon? A gjen shërbimin dhe medikamentet e duhura në spitale?
A e ke zgjidhur misterin e madh se përse vendi më i varfër në kontinent ka çmimin më të lartë të naftës? Dhe a ka ndodhur më parë që fëmijët tanë të edukohen mbi homoseksualizmin e të pyeten për eksperiencat e tyre seksuale në shkolla? A je i lumtur që në kartat e identitetit të shqiptarëve përveç gjinisë mashkull / femër do shtohet dhe “tjetër”? A ka vende të lira pune ku mund të shkosh e aplikosh? A i more tokat dhe pronat e gjyshit tënd apo vazhdon ende duke plotësuar herë pas here dokumentacionin e dosjes? A ka ndodhur në këto 28 vite skandali i padëgjuar edhe në vendet afrikane që të shpartallohet prokuroria e shkatërrohen dosjet sekrete, siç ndodhi në Durrës? A ka vend në botë ku drejtorë policie janë në arrati dhe ministri i brendshëm në arrest? Dhe a njeh ndonjë të afërm apo mik që beson se Shqipëria nuk u kanabizua e tëra gjatë viteve të fundit nga veriu e deri në jug?
Nëse këto pyetje nuk kanë kuptim për ty, je njeri vërtetë fatlum dhe meriton të bëhesh lajm mediatik e në rrjete sociale pasi e vërteta është apo refuzosh t?a shohësh se shqiptarët janë në kufirin e mbijetesës.
Këto pyetje mund t’ja bësh vetes me shumë lehtësi. Del apo nuk del të protestosh me 26 maj kundër kësaj qeverie është zgjedhja jote, por t?i përgjigjesh këtyre pyetjeve elementare është detyrimi yt civil. Ndaj hapi sytë e nis e mendo.
“Unë mendoj prandaj jam” (Cogito ergo sum) tha Dekarti. Nëse ti nuk mendon do të thotë që ti nuk egziston, e bashkë me ty i gjithë ky vend. Dhe cilido që lufton për një Shqipëri më të mirë e të ardhme më të mirë për fëmijët tanë po përpiqet e po shpreson më kot. Hapi sytë e jepi përgjigje pyetjeve bazike që të mundojnë çdo ditë, dhe atëherë do veni me supe pas murit jo vetëm këtë Kryeministër por cilindo shtetar që do vijë në të ardhmen.
Nga Ilir Levonja*Asnjëherë si më parë Edi Rama dhe rilindja ...
Nga Aurel Plasari*Do të ketë, këtij viti, 100-vjetorin: e pa...
Nga Ilir Levonja*Nga një podium i vogël, brenda ambjenteve t...
Nga Ilir Levonja*Eshtë sot një nga lajmet më të pakta të dit...
Nga Enkel DemiDje, katër të rinj, studentë u lënduan me thik...
Nga Dr. Bledar Kurti *Përse ky vend është vështirë të bëhet?...
Nga Mero Baze Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kok...
Nga Ilir Levonja*Mos u mallëngjeni me Sajmirin. T’i themi fa...
Nga Ilir LEVONJA*Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga...
Nga Flamur KuçiËshtë epike thirrja e Krishtit “Fali Zot se s...
Nga Zef ZEFI *Ne vitin 1992 mbas zgjedhjeve vendore, Partia ...
Nga Ilir Levonja*Eshtë një pyetje afërmendsh si një plasje s...
Nga Zef ZEFI*Java gjeopolitike“Turpi amerikan i njerëzimit” ...
Nga Enrik Braho*Ditën e djeshme Komisioni Europian rekomando...
Nga: Prof. Dr. Arben ManasterliuTi o shqiptar me zemrën plot...
Nga Frrok VukajShënime gjatë një vizite në Greqi.Pas vizitës...
Nga Ilir LEVONJA*A është presidenti jonë i korruptuar?O Zot ...
Një Komb të gjallë dhe të vdekur apel Sulltan Ramës Jo më k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...