Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Reflektime në Tiranë për të ardhmen e BE në kuadër të 60 vjetorit të Traktatit të Romës. Zvarritjen e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, deputetja Majlinda Bregu e sheh si gabim të madh të BE.
Dera mbetet e hapur për të gjitha vendet që duan t’i bashkohen BE. Me këtë deklaratë të vjetër në nje situatë të re, të shenjuar nga rritja e euroskepticizmit, përfundoi dje (31/03/20179 në Tiranë, konferenca “60 vjet të Traktatit të Romës ? ?farë të ardhme ka projekti europian?? organizuar nga Presidenca Malteze e Këshilllit të BE, që ka si prioritet kthimin e besimit tek BE dhe nxitjen e reflektimeve mbi të ardhmen e tij. Elly Schlein, euro-parlamentare, zv. kryetare e Delegacionit të Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asocimin BE-Shqiperi, pjesemarrese ne kete konferencë, e cilësoi situatën aktuale në BE ” si krizën më të madhe që nga krijimi i tij, 60 vjet më parë me Traktatin e Romës. Ekziston rreziku i shpërbërjes? dha ajo alarmin nga Tirana. Që kjo të mos ndodhë “BE duhet të përballojë sfida globale dhe europiane, edhe atë të zgjerimit me vende të reja, mes të cilave ato të Ballkanit Perëndimor; ( BP) ?theksoi Elly Schlein.
Moscaktim i kohës për integrimin e BP- gabim i madh i BE
Si do të jetë e arkitektura e BE që të përballojë sfidat europiane dhe globale? “27 vendet anëtare kanë ide të ndryshme për atë se si duhet të jetë BE në të ardhmen. Nje pjesë duan të thellojnë integrimin e tyre në BE dhe të rrisin ritmet e tij, të tjerë jo?, tha Dr. Loreno Vai, studiues në Institutin për Çështje Ndërkombëtare, me seli në Romë. Në këtë situatë paqartësie po gjen përhere dhe më shumë terren koncepti i euroskeptikëve, ai i integrimit të diferencuar të vendeve anëtare të BE ose ndryshe i ” unitetit brenda diversitetit?. Dr. Loreno Vai prezantoi rezultatet e projektit ?EU60 – Rikrijim i Europës
BE duhet të mos harrojë Ballkanin Perëndimor
Përgjegjësia për të propozuar? ku shtjelloi konceptin e integrimit të diferencuar duke sjellë si ilustrim faktin që vetëm 19 vende të BE janë në eurozonë apo që jo të gjitha vendet anëtare janë në zonën Schengen, që vendet aspirante për anëtarësim mund te kenë forma të ndryshme të bashkëpunimit me BE përmes marrëveshjes të ndryshme.
Por Majlinda Bregu, deputete e PD dhe kryetare e komisonit parlamentar për integrimin europian, e pranishme në këtë konferencë kishte këndvështrim tjetër. Ajo këmbënguli që BE ” duhet të çojë përpara procesin e integrimit të vendeve të BP? dhe koncepti i integrimit të diferencuar ose me dallime duket se nuk është i mirëpritur nga vendet e rajonit pasi ata aspirojnë integrimin. Në Shqipëri 95% e qytetarëve janë pro integrimit europian pasi në vetëdijen e tyre progresi në procesin e integrimit i shërben njëherazi luftës kundër korrupsionit, bërjes drejtësi, largimit të elitave politike të korruptuara, rritjes së mirëqënies dhe emancipimit të shoqërisë.
” Integrimi europian është një motor i fuqishëm në Shqipëri dhe vendet etjera aspirante për ndryshime të brendshme në secilin vend. Është gabim i madh që BE nuk përcakton një datë për hapjen e negociatave dhe një kohë për anëtarësim të plotë të BP, por e zvarrit procesin? theksoi Majlinda Bregu.
Rritje ekonomike dhe stabilitet politik jashtë BE?
Që në vitin 2014 kur me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel filloi Procesi i Berlinit për t’i dhëne impulse të reja procesit të integrimit europian përmes bashkëpunimit 6 vendet aspirante të BP kanë ecur përpara në këtë bashkëpunim. Muajin e kaluar, në Samitin e Sarajevës, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Johannes Hahn, prezantoi nismën e krijimit të tregut të përbashkët rajonal si një instrument rritjen ekonomike dhe stabilitetin politik në rajon. Që të dyja, si rritja ekonomike, ashtu edhe stabiliteti do të arrihen në kushtet kur BE as nuk u kthen kurrizin 6 vendeve të BP por as nuk pranon një anëtarësim të tyre të parakohshëm, përqasje që duket si një nga format e reja të bashkëpunimit mes BP dhe BE.
Europa mitike dhe Europa reale
Është e qartë që projekti europian duhet të qëndrojë në këmbë në një realitet të ndryshëm nga ai, kur BE u krijua me 6 vendet e para europiane që themeluan BE: Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Hollanda. Sfidat e sotme nuk janë ato të 65 viteve më parë kur BE u themelua. Sot kemi lëvizjet populiste, forcat ekstreme të djathta, kërcënimet terroriste, krizën e emigrantëve, stanjacionin ekonomik në disa vende anëtare. Dr. Albert Rakipi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit shqiptar për Studime Ndërkombëtare, bashkëorganizator i konferencës thotë për DW se projekti europian mund dhe duhet të ketë të ardhme. “Përherë ka ekzistuar dhe ende ekziston ekziston një Europë mitike dhe një Europë reale. Bashkimi Europian i ka ndihmuar te dyja, edhe Europën mitike edhe atë reale. Qysh nga themelimi i BE ka patur përpjekje këmbëngulëse për të afruar Europën si një mit me Europën si një realitet. Fuqia e jashtëzakonëshme tërheqëse e Europës, pushteti i Europës qëndron ndoshta në këtë bashkëjetesë të mitikes, magjikes me realen.
Çdo dobësim i BE, dobëson këtë marrëdhënie midis mitit dhe realitetit, që ka prodhur paqe zhvillim, ka forcuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Edhe pse kohet e sotme duken ndryshe, të pangjashme me kohën kur Robert Schuman dhe baballarët e tjerë të BE e themeluan atë… kërcënimet ndaj BE kanë të bëjnë përsëri me paqen zhvillimin, liritë, përparimin?./DW
Policia italiane ka arrestuar dy hajdutët shqiptarë, që ishi...
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Kolumbi nga shirat e sh...
Kryeministri Edi Rama nuk e ka kaluar 1 Prillin pa një gënje...
45 zyrtarë shtetërorë po hetohen nga shteti për korrupsion. ...
Sëmundjet tumorale po shtohen vrullshëm dhe me ritëm të frik...
Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja kanë humbur mbështetjen e...
Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta, foli sot nga Kuçova...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se so...
Administrata e Presidentit Donald Trump i intensifikoi kriti...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim M...
Kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI, Ilir Meta, ka fol...
Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar është prerj...
Deputeti i parlamentit shqiptar, Nard Ndoka, ka takuar dy dj...
Ishzëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, është ndalur t...
Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë ekskluzive për e...
Janë zbuluar arsyet e sherrit banal mes dy kushërinjve në Pe...
Një 22 vjeçare në Greqi kishte dalë me shokët në një clun na...
Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë ekskluzive për e...
Ministria e Energjetikës raportoi zyrtarisht se OSHEE e mbyl...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar 1 Prillin kryeminis...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...